• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo para prokurorëve: portugezi do të dijë përse nuk i janë paguar 20 milionë eurot

-Instant, Sport
Ronaldo



Prokurori Publik i Torinos arriti të bindë Cristiano Ronaldo të bashkëpunojë në hetimin e Prisma. Ky hetim është përqendruar në llogaritë e Juventusit, me 11 të dyshuar nën lupën e hetuesve. Ndër ta është përfshirë ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli dhe ish-zëvendëspresidenti Pavel Nedved. Siç raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, palët respektive ligjore po organizojnë gjithçka. Objektivi i Prokurorisë Publike është të sqarojë më tej rreth 155 milionë euro fitime kapitale, të konsideruara prej tyre si artificiale. Në hetimin Prisma futen edhe manovrat me pagat dhe humbjet më të ulëta të buxhetuara në krahasim me realitetin. CR7 nga ana e tij dëshiron të kuptojë pse Juventus nuk i ka paguar gati 20 milionë euro, në një kontekst, që atij i ishte paraqitur si i rregullt.

Pritet një rogator ndërkombëtar, ndoshta për një vend më ‘të thjeshtë’ se Arabia Saudite. Dubai duket hipoteza më e mundur, ose një udhëtim i shkurtër në Itali që në asnjë rast nuk mund të përjashtohet. Më tej janë edhe opsionet e Madridit dhe Lisbonës ku Ronaldo është i shtëpisë.

Para lamtumirës së dytë të portugezit nga Manchester United, prokurorët e Torinos kishin rënë dakord me avokatët e CR7 për një telefonatë nga Anglia. Por Botërori dhe lamtumira e bujshme nga Premier League kishin hedhur në erë gjithçka. Ronaldo, megjithatë, kërkon qartësi dhe është gati të zbresë në fushë.

Lexo më tej: Juventus në ankth për ‘manovrat e pagave’: Prokuroria e FIGC kërkon 40 ditë shtyrje për hetimet

SKEDARI I FSHEHTË

Hetuesit, në një skedar excel të quajtur “Cr7 folder.xlsx”, gjetën llogaritjen e saktë të pagave që i takonin lojtarit për sezonin 2019-2020 dhe 2020-2021. Bëhet fjalë për një total prej 29,322,499.33 euro. Ronaldo duhet të marrë edhe 19.975 milionë neto. Këto do të ishin pagesa të prapambetura që klubi i Juventus duhej t’i paguante edhe pas kalimit te Manchester United. Në të njëjtën mënyrë ishte rënë dakord me një pjesë të madhe të ekipit të parë. Megjithatë, këto shpërblime do të kushtëzoheshin nga qëndrimi i Ronaldos në Manchester, nga i cili ai tani është larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *