Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka sjellë në jetë foshnjën e saj rreth 5 kg. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrales. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ajo ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.
Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, e reja ka shfaqur probleme debulese. Dje pasdite ajo ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar. Pavarësisht ndihmës se bluzave të bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji, nuk ka pasur probleme në lindje. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për te konfirmuar shkakun. Një rast i ngjashëm ndodhi dhe ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 34-vjeçare ndërroi jetë pas një aborti.