• |
ide | kryesore

E vërteta e fotos që tregon McGonigal me njerëzit e PD-së

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kushdo që ka lexuar dosjen e akuzave për takimet e Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë është habitur kur Edi Rama e prezantoi Agron Nezën si një “shqiptaro-amerikan nga Tropoja”, “shumë i afërt me Azem Hajdarin” dhe “fis me Besnik Mustafajin”, ndërsa Dorian Duçkën si “zv.ministër të koalicionit tw 2013”, që punonte pa pagesë për të.

Të dy këta, në dosjen e Washington-it përshkruhen si personat që bënë lidhjen mes agjentit McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.

Personi A, Agron Neza sipas dosjes është një ish-agjent i shërbimeve shqiptare me banim në SHBA.

Personi B, Dorian Duçka përfaqësues i një konglomerati kinez me interesa për naftën në vendin tonë.

Por asociimi që i bën Rama të dyve si njerëz të opozitës nuk është rastësi.

Lexo edhe: Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal”

Që kur doli dosja për të cilën agjenti i FBI-së u arrestua, qeveria dhe mediat pranë saj tentuan ta relativizojnë vizitën e McGonigal në Tiranë, duke thënë se ai pati kontakte në të dy anët e politikës. Një teori e tillë i shkon për shtat mazhorancës, sepse kështu as nuk përjashtohet mundësia se goditja që mori Basha nga hetimi i FBI-së mund të jetë inicuar nga brenda opozitës.

Dhe për të përforcuar këtë alibi u servir edhe një foto e Charles McGonigal me anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD-së Fjoralba Dizdari dhe sekretarin për marrëdhëniet me jashtë, Enri Ceno.

“Fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë” thotë një kronikë e Top Channel që e quan “befasuese” publikimin e kësaj fotoje.

“Një foto shumë miqësore” e konsideron edhe Shqiptarja.com që kujton akuzat e forta të Berishës ndaj Ramës për kontaktet që ka pasur me McGonigal.

Sekretari i Partisë Demokratike, Enri Ceno ka sqaruar rrethanat në të cilat u krye foto mes tij, Fjoralba Dizdarit dhe Charles McGonigal. “Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim dëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së” tregon Ceno.

Nëse besojmë rrëfimin e tij, foto me amerikanin McGonigal duket produkt i rrethanave të momentit, një rastësi që nuk ka të bëjë me misionin e agjentit të FBI-së në Tiranë. Por edhe sikur çifti i demokratëve të kishte pasur më shumë interes për McGonigal, kjo nuk do të thotë asgjë.

E vërteta është që në dosjen kundër Charles McGonigal në Washington, nuk përmendet as Dizdari, as Ceno madje as Taulant Balla dhe as Damian Gjiknuri që e kanë shoqëruar atë nëpër Shqipëri. Këta mund ta kenë takuar më shumë se një herë agjentin e FBI-së dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Problemi është që në dosje përmendet 14 herë kryeministri i Shqipërisë dhe ky nuk ka dhënë asnjë shpjegim shterues se pse takoi një zyrtar të lartë të FBI në prani të dy sekserëve dhe si e bindi atë të hetojë Nick Muzin, lobistin e Lulzim Bashës.

Përpjekja për ta lënë McGonigal në prehrin e opozitës fut ujë si alibi, edhe pse në dosje thuhet e zeza mbi të bardhë se informacionet që Agron Neza ia dha Charles McGonigal për lobistin amerikan, dolën nga zyra e kryeministrisë. Lexo më poshtë:

Dhe së fundmi, implikimi i PD në çështjen McGonigal është vështirë të besohet, po të kujtosh deklaratat e Edi Ramës, para se agjenti i FBI të arrestohej. Kryeministri e quante McGonigal një mik personal. Ai foli për miqësi edhe kur e pyetën gazetarët amerikanë të Bussines Insider, por edhe kur e pyetën gazetarët shqiptarë në konferencë. Mund të kuptohet se pas arrestimit, miqësia të tingëllojë ndryshe në anglisht, por që t’ia ngecë McGonigalin PD-së duket e tepërt./Lapsi.al



56 Comments

      1. Prandaj ato kohe hapej bythesh ky se do arrestohet Basha e se e di mire nga njerez te FBI kete pune… S’linte tavoline pa folur per kete. Rastesi thote tani kopili.
        Gjelle qensh!

  1. Doni nje m… te madh ju te lapsit dhe ta keni harram. Bile i jepni ca edhe bosit tuaj non grates. Une jetoje ketu ne Amerike dhe asnje media nuk flet per kete problem vec diten e pare ku foli CNN dhe shkruajti NEW YORK TIMES por asnjera dhe as tjetra nuk fajesonte Ramen.

    1. po ti pastrues halesh je ne usa o barkthare.nuk di te lexosh shqip,imagjino anglisht.ngop barkun me buke o qyqare.

    2. vetem rrotat e karit e shofin cnn o gjytyrym, sa per fajesim prit se vjen mbrapa, ka hetime o rilindas i sorrosit

    3. Te paemrit te ores 01:45 edhe une jetoj ne Amerike por ti ndoshta edhe lajmin nga New York Times qe permend e ke degjuar ne ndonje kafene apo ne Facebook nga ndonje tjeter shqiptar se nuk me duket se je ne gjendje te lexosh ne anglisht.Nje proverbe e vjeter nga anet tona thote:Shpje pampori ( trageti i sotem) edhe kercunj ne Amerike. Te qenit ne nje vend (Amerike,Germany apo diku tjeter) nuk te ben detyrimisht me te zgjuar apo me te ditur nese ti nuk do qe ti hapesh syte

  2. Mali im. Ka me shume caj se. Mali jot.

    Ja me kesoj ferrash ushqejn gomeret. Portalet ne shqiperi.

    Besoni ca them ne.
    Jo ca thot portali tjeter.

  3. Kur futesh te Lapsi, 8 nga 10 titujt kryesore jane:
    Rama genjeu….
    Rama doli zbuluar…..
    E verteta per Ramen….
    A po hetohet Rama nga FBI….

    nipi hyses eshte bo me psikoze aktive qekurse nuk u bo ambasador ne Itali.

  4. PDista, Sali Berisha është një kalë i ngordhur. Më kot i biem dhe i kërkojmë të vrapojë sepse nuk exën dot, lëre pastaj të vrapojë.

    Sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më shpejt do bëjmë një organizim të ri, një lidër të ri, një kupolë drejtuese të re që i përshtatet viteve 2020 e sipër dhe do largojmë grupin 33 vjeçar (33 vite ooooo Shqipe) të Sali Berishës.

    Koha për ndryshim në PD jo vetëm që ka ardhur, por ka 15 vite që ka kaluar. Ne përgatitemi për dasëm me nuse 80 vjeçare. Duhet shkund PDja fort, nga themelet, dhe të ndërtohet nga e para.

    PDja e re do të jetë e djathtë. Të ketë një slogan të thjeshtë: Drejtësi, Siguri dhe Ekonomi. Shqipëtarët po thërrasin me të madhe për këtë alternativë por nuk do ja japin kurrë votën mjaftueshëm për të fituar limonit të shtrydhur tre herë, Sali Berishës. Kjo është e sigurtë.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      po ndryshoje mor mut PD Shqipërinë dhe botën, kush të pengon?

    2. ti sa here qe sheh ramen ne tv,shkon ne orgazem.nuk e ke kuptuar akoma qe eshte nga ana tjeter.eshte nga te malit.qejfi mbaroi.cokollatat e mavive mbaruan.nga ai qe ti e quan malok.per ne boten tjeter nuk ka radhe.nga ajo qe pashe dje ne tv,lideri yt global,me duket se po ndjek te njejten rruge me ish mikun e tij Ardian Klosi.

  5. Megjithese jeton ne amerike nje zgjyre allbanie je. E mer fshatar spiun komunist. Lexo bajdenin mer zorraxhi.

  6. Një proverb thotë, që i mbyturi për të shpëtuar kapet pas fijes së barit dhe kjo i thotë të gjitha.Sa do t’ju pëlqejë që të barazoni në këtë aferë Ramën e rilindjes që në akt akuzë përmendet me emër bashkë ma A dhe B me disa fije të barit të proverbës është e kotë.Akuza flet qartë. Punët e këqia janë bërë me bandën e Ramës.

  7. Habitur???? Jo do ishim habit nese nuk do e kish bere. Rama gjithmon ato te zeza qe ben vet ia ngjesh te tjereve.
    Kaq psiko esht sa e mendon popullin debil .FB nuk ka hetuar me ke del ne foto ky tipi, po leket …ndjek leket….

  8. Njeri fis me Besnik Mustafajin, tjetri djale halle i Ilir Metes.

    Kaq. Ndersa ju vazhdoni tjerreni leshin se e tjerrni bukur.

    1. O kar unë me djalin e hallës as nuk flas, çfarë do të thuash!!!!!?
      Brenda fisi i ke të ndarë ca me pd ca me ps ca me pidhin e satom

      1. Ashtu eh?!

        Zv. Minister ne kohen e qeverise Rama-Meta dhe negociator per TAP-in ne kohen e qeverise Berisha-Meta, studimet ne Qipro ne kohen e Tosit dhe Metes…

        Por jo, s’ka lidhje me Meten.

        Te qifsha logjiken!

        1. mua nuk më djeg o idiot, thjesht nuk është argument ligjor pse qenka djalë halle i njerit apo tjetrit, ligji nuk parashikon përgjegjësi për kushurinjtë, biles as për prindërit, vëllezërit e motrat

    2. Pallakaris, akoma nuk e ke kuptuar se pergjegjesia eshte personale. Por nuk ke faj ti jo, je ngjizur mire me fjalen e partise dhe merresh me biografine e njerezve. Drejtesia amerikane merret me ujkun dhe laperet e tij, ti merresh me kusherinjte e lapereve. Ducka eshte kusheri i Ilir Metes, e çe pastaj? Ne kete rast Ducka i jepte leket nga Meta apo nga Rama? Per c’arsye ia jepte leket ketij Mcgonigallit? Dhe, meqe Berisha ka qene rrezik per sigurine e SHBA-se, veprimi i kujt eshte me i rrezikshem ne kete kontekst, i Rames apo i Berishes. Keshtu o Pallkaris, kur flitet perdoret llogjika e cila ka lidhje me trurin dhe jo ato fjale qe te vine nga organi seksual duke perdorur viagra. Megjithate, nuk kam asnjefare shprese qe do kuptosh gje sepse keshtu je mbrujtur dhe pa me te voglin diskutim, llogjika jote kalon vetem nga organi seksual mashkullor

      1. Po ti akoma nuk e ke kuptuar logjiken formale? S’ka problem, se je ngjiz me karllikun e shoqerise shqiptare.

        S’po diskutojme ketu teorikisht. Shkrimi kerkon te hedhe poshte asocimin qe Rama, (me te drejte, ne kuader te perballjes politike), kerkon te beje midis 2 seksereve dhe opozites.

        Dhe une po them qe lidhjen midis ketyre te dyve dhe opozites nuk e luan as topi. Jane lidhje te ngushta farefisnore te cilat do te ndikonin ne nje shoqeri si ajo finlandeze e jo me ne nje shoqeri tribale si ajo shqiptare. Dhe kete pohim po e ilustroj me kurikulumin e Duckes.

        Keshtu qe that’s my point.

        Pastaj nqs. do te bejme muhabete pa lidhje, une psh. kam respektin me te madh per Dorin, sikur vetem per punen qe ka bere per TAP-in. Dori eshte thjesht nje lobist, qe ka bere punen e tij si lobist. Mund te jete edhe agjent ndoshta amerikan… etj, etj, etj…

        1. Nice try pali, dori ne kte afere te kishte pas jo nje fije po sikur nje molekule lidhje me meten ju do ishit palos dysh dhe katersh tani duke ulurit me gishta nvesh.

          1. Ore Dorin ne mund ta kemi perdor edhe qe kur te vinte kjo dite te thoshim: eshte cuni i halles i Metes. Ose na ka zgjedh vete Dori ne, se i shijon muhabeti. Te gjitha keto jane detaje te perballjes politike. Ideja eshte kush del i fituar ne fund.

            Fakt eshte qe sot nuk ka asnje ceshtje te hapur per Ramen. Zyrtari amerikan thjesht duhet te japi llogari per mosdeklarim te ardhurash.

            Eshte stuhi ne shishe kjo qe po beni thjesht per te ngrof militantet per 11 shkurtin qe Berisha t’i tregoje Amerikaneve qe ka ende mbeshtetes ketu si edhe per te mbuluar ceshtjen gjyqesore te djalit te tij.

        2. nuk po flasim sa i zoti është duçka, ti apo ndonjë tjetër.

          Padia amerikane përdor emrin e ramës, dhe inicialete duçkës

          Pra rama ështl i vënë në shënjestër, prit se nuk kemi dëgjuar gjë akoma! amerika e zë lepurin me qerre.

          1. Per ca padie e ke fjalen? Nuk ka padi. Padi ka vetem ne mendjet tuaja.

            Agjenti i FBI-se thjesht do procedohet per mos deklarim te ardhurash.

    3. S’po diskuton njeri ligjin po vallen e hajduteve qe bejne sikur jane te ndare o kokpidh!
      Mgjthse sa te kene zara si puna jote kjo pune do jete…

  9. McGonIgal qe sot hetohet ne Amerike per dy ceshtje, eshte pritur ne Tirane nga i vetmi kryemninister qe e ka takuar ndonjehere, nga Edi Rama.
    McGonigal eshte fotografuar ne mes te kryetarit Bashkise Tropoje dhe shokut DAMIAN GJIKNURI kur keta e kane dekoruar me medaljen…”MIRENJOHJA E TROPOJES” (!)
    Atje ne Tropoje tek Medalja dhe ne Tirane tek Edi Rama ate shefin e FBI e ka shoqeruar njefare Agron Neza ish-sigurims qe i ka dhene edhe nje “Borxh” plot 225 999 dollare pikerisht ketij McGonigal te FBI.

  10. Foto me McGovellin ne Shqiperi mund te kene shume personazhe e nga te gjithe krahet, por ato jane burime informacioni ne cdo nivel.

    Por…
    Takimet me mikun Rama (ne shqip) apo Ballen e Gjiknurin jane tjeter gje, se dardhat i ka qeveria, e cila duhej mbajtur ne kembe…

  11. McGonigall ishte kthyer ne sarhosh dhe rrinte ne cdo mejhane ne Shqiperi.
    Per te mos u merzitur i linin me turne njerezit qe ti heqin merzine.
    Qeveria e sollli, korruptoi dhe e telendisi per interesa te veta politike.
    Keto jane foto per 1 teke uiski qe bente Ganiu.

  12. E kam bindje qe ky Jorgo Palikaris ka nje profil psikologjik si me poshte:
    Djale i nje ish oficeri. Me origjine nga Jugu i thelle (Tepelene, Skrapar ose Lumi i Vlores). Ardhur ne Tirane (ku hoqi dhe pleshtat e dhive) kryesisht per shkak te mamit qe ishte simpatike por pak e levizshme. Jorgua vete si djale i zgjuar e ka kuptuar qe i ati nuk mund te ishte babai i tij biologjik dhe i jane krijuar komplekse inferioriteti dhe persekucioni qe i shfryn tani ne komentet e Lapsit.
    Te lutem Jorgo me thuaj a kam te drejte?

    1. Une jam pellazg. E kam perseritur disa here.

      Ti me duket po ben profilin e vetes.

      Gjithsesi ki parasysh kete thenie:

      “Njerezit e medhenj diskutojne idete, njerezit e mesem diskutojne ngjarjet, ndersa njerezit e vegjel diskutojne njerezit.”

      – Platoni ”

      PS: S’ka nevoje per falje. S’me plas kari. Jam mesuar me ju shqiptaret. Prandaj jeni ne kete derexhe.

      1. Une nuk te fyeva. Ndoshta pak te mami, por duke patur parasysh qe soji juaj nuk e ka problem levizshmerine e mamave, mendoj qe nuk eshte ky shkaku i merzise tende.
        Pse ti me ofendon mua?!

        1. Prandaj te thashe qe s’ka nevoje per falje.

          E kisha fjalen per “ad hominem”.

          Pse te ofendova une ty? Eshte thenie e Platonit ajo. Lexoje. Memorizoje. Praktikoje.

      2. Leri aman se kur te mbyllet cedshtja edhe do vertetohet qe Rama ska pune se cfare ka bere apo bene dikush tjeter, se e ke vella, edhe kur vellai gabon sdo te thote te fusin edhe ty ne burg, keshtu, keto tema qe ka vene Lapsi per gati nje muaj do harehen shpejt, se Andi kelyshi Hysniut flet per ndeshmeri, por i ka dale boja aq shhume sa edhe kisha se fale dote

      3. Jo JP është nga veriu
        Të komenti me lart ka përdor foljen tjerr
        E ka shkruar siç shqiptohet në dialekt tjerrni
        Po të ishte nga jugu do thoshte tirrni
        Jp para se të fillojë pune si Aktivist ben detyrat e shtëpisë shef thenie te filozofëve
        Kështu vepron edhe me anglishten
        Verioret e kanë koeficientin.e inteligjencës
        Me të larte se jugoret

  13. E keni kthyer kuvendin ne “Token e Xanun”, thote Tau Tau. Dhe kur e thote nje fytyre e tille, qe me sojin e vet te peshtire e kane kthyer Shqiperine ne ” Token e Xanun”.

  14. Tani, procesin penal që zhvillohet në SHBA kundër një ish-zyrtari të lartë të FBI-së, ia paraqesin popullit shqiptar si proces kundër Kryeministrit të Shqipërisë, sikur i pandehur (në gjendje të lirë) dhe i akuzuar për mosdeklarim të ardhurash dhe mosraportim të takimeve të zhvilluara me të huaj nuk është Mëkgoginëll, por Edi Rama.

    Sali Berisha, njeriu i shpallur non- grata nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, i shpallur “ordiner i rrezikshëm” nga shtypi gjerman dhe “drejtues i regjimit të gangsterëve” nga shtypi anglez; Sali Berisha, i cili pati burgosur kreun e opozitës (1993), rrahur deputetët e opozitës (1996) dhe pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit (1998)

  15. Per te kuptuar dhe njohur se kush jane ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesesh kunaten tende, zonjen Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

    Kur te ta thote kunata shtetin, aty qendro. Merr fryme thelle se aty i kane rrenjet dhe ortaket e Dorianit.

  16. Te gjitheve atyre qe perpiqen te mbrojne te pambrojtshmen neper emisione ( anal- iste apo komentuesvet qe si ve njeri ne kandar vec njehere ne 4 vjet kur i duhet vota) e su pushon goja per Sali Berishen kane te drejte te caplojne gojet sepse nuk pati karsasis ne Shqiperi,krimet e bera per 50 vjet nuk u ndeshkuan e pronat e grabitura nuk u kthyen tek i zoti e per kete Po Fajin e Ka Saliu sepse pas marjes se pushtetit ne 1992 nxori teorine:Bashkevuajtes e bashkefajtore, barazoi kriminelet vrases me te burgosuri politike

  17. Keta kur vijne ne tiranes, I trajtojne si pashallare, me ushqim, hotele, makina dhe eskorta te shtrenjta

    Me leket e buxhetit, sigurisht, nderkohe qe paguesi, poplli, eshte tu pa BBV dhe Perpidhen, dhe pshesh me kos, ohohoho…

    Ne fakt, kjo eshte fabula e njohur ne kte planet te ndyre qe prej dites se pare

  18. Pervec Agron Nezaj,spiuni eshte ne krye të Misionit shqiptar ne OKB, vete Ambasadori qe ka zgjedhur te marrë edhe shume spiune e spiune .
    Ilir Nezaj , punon diplomat shqiptare ne OKB
    Almona Bajrami qe eshte ne foto
    Por dhe plote spiuna qe I ka mbledh krye spiuni F. Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *