• |
ide | kryesore

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në

-Instant, Arkiva, Kryesore


Njolla më e errët, nga skandali shumëplanësh i rekrutimit të një agjenti të FBI-së, për ta përdorur për interesat politike të qeverisë shqiptare, është padyshim ajo e bashkëpunimit me të, për të minuar demokracinë dhe goditur opozitën. Meqë për këtë temë ka pasur debate të forta, akuza të pareshtura nga PD-ja dhe mohim kategorik nga qeveria, Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë dokumenteve kryesorë për të bërë zbardhjen e plotë të përfshirjes së Charles McGonigal në këtë mision.

Për të qenë farmaceutikisht të paanshëm jemi mbështetur thelbësisht në katër burime. Së pari, tek aktakuza e prokurorëve amerikanë kundër agjentit të FBI-së; së dyti, tek interpretimin që saj i është bërë nga dy media prestigjoze si “New York Times” dhe “CNN”; së treti nga dëshmia që ka dhënë ish e dashura e tij e tradhëtuar.
Le ta themi që në fillim, ky artikull mbështetet në hipotezën që ngre dhe “New York Times” se, McGonigal u vu në shërbim të Edi Ramës: “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani” vëren gazeta.

CNN: McGonigal, marrëdhënia e fshehtë me kryeministrin e Shqipërisë! 

Po si u zhvillua ngjarja?

Jemi në parag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe ashtu sikurse ndodh gjithmonë me partitë shqiptare, PD e Lulzim Bashës bëri një kontratë lobimi me një kompani amerikane të drejtuar nga Nik Muzin. Në këmbim të një pagese me prejardhje të errët, prej 675 mijë USD, ish kreu demokrat përfitoi një foto me presidentin Donald Trump, për ta përdorur për fushatë, disa intervista dhe takime përtej oqeanit. Për momentin historia u mbyll me kaq. Të gjithë e dininin se këto ‘suksese” ishin arritur përmes parave, por përderisa PD-i humbi zgjedhjet zhurma u shua. Së paku kështu ndodhi për publikun, por siç do të shohim më vonë, aspak për Edi Ramën.

Ky i fundit megjithëse kishte një marëveshje bashkëqeverisje me Lulzim Bashën (koalicioni PD-PS vazhdoi edhe pas zgjedhjeve, deri sa u formua qeveria e re në shtator 2017), nuk i duroi dot akuzat për vjedhjen e votës dhe përbetimin e ish liderit të PD: “Më gënjeve njëherë turp për ty, po ndodhi sërisht, turp për mua”.

Rama mendohet që në verë- vjeshtën e vitit 2017 të ketë nisur projektin e neutralizimit të Bashës.

Pikërisht në këtë kohë, mijra kilometra larg nga këtu, një agjent i FBI-së, tashmë botërisht i njohur si Charles McGonigal, i cili ishte në prag të pensionit dhe nuk priste ti nënshtrohej më testit të poligrafit, i kërkon në gusht të 2017, një të njohuri të tij shqiptar, Agron Nezës, ashtu sikurse tregon aktakuza amerikane, një shumë të madhe parash “borxh”.

Me siguri që ish agjenti i sigurimit, Neza nuhati rastin e artë se para të zeza mund të bëhen lehtësisht në Ballkan dhe në Shqipëri. “New York Times” e përshkruan kështu këtë moment: “Prokurorët nuk dhanë detaje se si u takuan dy burrat, as nuk e përshkruan marrëdhënien e tyre, as nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në akt-akuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt pasi zoti McGonigal kërkoi para, dy burrat bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku z. McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekje për të ndikuar në biznes për zotin Neza, pretendojnë prokurorët në padinë e Uashingtonit” tregon gazeta.

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Një rrugëtim i frrytshëm në kërkim të parave mund të qe dhe kontakti me majat e regjimit të korruptuar të Tiranës. Pa kaluar as një muaj nga kërkesa për ti marrë para borxh Agron Nezës, Charles McGonigal, gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Ndryshe nga sa ka rrëfyer kryeministri Shqiptar në qëndrimet që ka mbajtur, nuk ka qenë zyrtari i FBI-së që i ka kërkuar atij një takim përmes sms-ve, por njerëzit e Ramës që tentojnë të fusin në rrjetë njeriun e lartë të sigurisë. Aktakuza e thotë qartë se qe këshilltari informal i Ramës, Dorian Duçka, ai që rregulloi takimin. “Në shtator 2017, burrat udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit, zotit Rama. Z. Duçka, i përshkruar në akt-akuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal të takohej me zotin Rama.” shkruan “New York Times”.

Le të jemi të kujdesshëm. Deri këtu nuk duket se ka asnjë shenjë të një projekti për të goditur opozitën. Neza dhe Duçka ndërhyjnë për të ndikuar Edi Ramën për bizneset e tyre. Tendera nafte, shmangje kompanish ruse në favor të atyre kineze etj. Por, ajo që bën çudi është fakti se ashtu sikurse shkruan CNN, takimi u mbajt sekret nga palët dhe sidomos nga FBI-a, të cilës McGonigal e kishte për detyrë ti’a tregonte lëvizjet. Ish kolegët e agjentit të FBI-së i thanë CNN se ky duhet cilësuar si një rast korrupsioni, ndërsa vetë media prestigjoze, shkruan se McGonigal i mori 225 mijë USD-të duke ia mbajtur të fshehta FBI-s, po ashtu siç bëri dhe për marëdhënien që ns me kryeministrin e Shqipërisë.

Me siguri kaq do i ketë mjaftuar Edi Ramës, që si një njohës i mrekullueshëm i dobësive dhe veseve njerëzore, ta arkivonte Charles McGonigalin mes atyre që mund ti përdorte në të ardhmen.

Rasti do të paraqitej shumë shpejt. Por, para tij, s’duhet harruar, se vetëm pak javë pasi kishte kërkuar para borxh dhe pasi takoi në shtator Edi Ramën, McGonigal mori 225 mijë USD-të e para nga Agron Neza. Ai ishte futur në thes dhe rasti për t’i këkruar “kthimin e nderit” do të paraqitej shumë shpejt.

Në 14 nëntor 2017, sipas ligjeve amerikane, lobisti Nik Muzin bëri i transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë në këmbim të shërbimeve që i kishte dhënë Bashës dhe PD-së, para zgjedhjeve. Këtu makineria e pushtetit, në Tiranë, nuhati se kishte në dorë një armë të fortë për të përdorur zyrtarin e FBI. Ngjarjet precipituan shpejt. Agjensia BIRN botoi, në 23 nëndor 2017, në bazë të të dhënave të Nik Muzinit, një artikull të fortë të gazetarit Besar Likmeta, ku ende nuk përmendej hipoteza për lidhjet ruse, por hidheshin dyshime për burimet e financimit të parave që kishin mbëritur në SHBA.

Po në nëntor 2017, McGonigal rikthehet në Tiranë, takohet me Ramën, i cili me sa duket ia kishte gjetur punën fitimprurëse. Tani agjenti i FBI-së kishte material për ti shërbyer kryeministrit në projektin për të dëmtuar opozitën. Ja seç shkruan New York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

Dhe këtu marëdhënia zyrtare mes një shefi qeverie dhe një agjenti të FBI-së, ku njëri kishte interesa politike për të shkatërruar opozitën dhe tjetri për të bërë para…fillon e shndërohet në miqësi. Ish e dashura e tradhëtuar e McGonigalit, Allison Guerreiro, e cila denoncoi, në inat e sipër, veprimet e tij të dyshimta, e cilësoi këtë si një “miqësi të papërshtatshme” mes kryeministrit dhe burrit me të cilin ndante shtratin. Ajo rrëfeu se ata bisedonin shpesh në celular përmes aplikacionit “Viasat”, se ai i tregonte foto me Ramën, madje se kishin konsumuar së bashku edhe një darkë, në një restorant të shtrenjtë njujorkez.

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

Nën avujt e verave fine që preferonte Charles McGonigal sipas rrëfimeve të së dashurës, do jetë çuar përpara edhe strategjia e hetimit nga FBI-a të Partisë Demokratike. E sigurtë është se materialet mbërinin nga Tirana, madje drejtpërdrejt nga kryeministria. Edi Rama ka pretenduar, në daljet e veta publike, se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ai nuk kishte më shumë materiale sesa kishte botuar BIRN në në 23 nëndor 2017 . “Po të kisha pasur, pse jo, do ti’a kisha dhënë FBI-së”, tha ai në Euronews, në një përpjekje për ta shfryrë çështjen. Por, leximi që New York Times i bën aktakuzës së prokurorëve amerikanë e përgënjeshtron kryeministrin. “Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork”, nënvizon gazeta.

E pra, nuk janë as mediat e kazanit, as kundërshtarët politikë që e spjegojnë kaq thjeshtë këtë skemë, por një shkrim me katër autorë, dy prej të cilëve me çmime Pulitzer, që zuri një faqe të madhe në një prej gazetave më prestigjoze të botës (foto e madhe lart).

Dhe plani funksionoi. Merita për këtë nuk mund ti mohohet aspak, Edi Ramës, ideusit dhe pagatorit që e bëri atë të mundur. Në shkurt të 2019 FBI hapi zyrtarisht një hetim për lobistin Nik Muzin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”. New York Times heq çdo dyshim se cilët qenë ata që ishin të interesuar për këtë hetim: “Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe z. Duçka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI, thuhet në aktakuzë”. A ka mundësi që dy biznnesmenë, njëri prej të cilëve edhe keshilltar i kryeministrit të shpenzonin energji, kohë dhe para për të dëmtuar një parti politike? Vështirë, por edhe po të mendojmë për një çast se ata kanë dalldisur, pse kryeministria duhet të hynte në lojë duke i furnizuar me dokumente?

Pra, le ta përmbledhim. Në gusht 2017, McGonigal kërkon borxh, në shtator takon Ramën, menjëherë pas kësaj merr të paktën 225 mijë USD, në nëntor takohen përsëri në Tiranë. Menjëherë fillon dhënia e marerialeve me burim nga kryeministria kundër Bashës dhe PD. Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë institucionit. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar për lobistin e Bashës.

Në harkun e gjashtë muajve, falë një lidhje sekrete dhe pagesave nën dorë arrihet gjithçka. Skema ka funksionuar, por ajo nuk përfundon këtu. Sepse qëllimi i saj kryesor është propaganda.

Nuk kalojnë as pak ditë nga hapja e çështjes prej FBI-së, kur në 8 mars 2019, si me magji, revista amerikane “Mother Jones”, publikon investigimin e famshëm lidhur me financimet ruse që ka marrë Basha dhe PD-ja. Kaq shpejt “rrodhën” sekretet e kundërsipiunazhit amerikan në media? A nuk të çon edhe logjika më e dobët të mendosh se kemi të bëjmë me një lobim mbi lobimin? Pa pasur fakte kjo mbetet vetëm hipotezë, por një nga ato të tilla që janë vështirë të kundërshtohen.

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Sepse duhej e gjitha kjo kuptohet lehtë. Hetimi i FBI-së dhe dalja e artikullit për paratë e dyshuara ruse të PD-së nxiti në Tiranës një fortunë mediatike për denigrimin e opozitës, skicimin e saj si të paguar nga Kremlini dhe në kundërshtim të plotë me vokacionin perendimor të shqiptarëve. Më mirë se kushdo këtë delir propagandistik e sheh të shprehur tek kjo deklaratë me tone patetiko-qesharake të Elisa Spiropalit, që e publikoi në Facebokkun e tij edhe Edi Rama (video poshte).

Charls McGonigal i kishte hallall paratë sepse ai dhuroi më shumë municion të rëndë sesa duhej për asgjesimin e opozitës. Dhe kjo fabul vazhdoi deri vonë. Ambasadorja Yuri Kim e rimori atë, në shator 2022, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, për financimet Ruse, para KQZ-së. Debati u rihap edhe njëherë nga e para për partinë e rublave…
Por, sepse ka gjithmonë një por, fati e deshi që agjenti i kundërzbulimit, i cili sipas CNN, u vu në shërbim të politikanit Rama, duke kryer në mënyrë shembullore detyrat që merrte prej tij, të mos ishte edhe si dashnor, në të njëjtën lartësi devotshmërie. Allison Guerreiro, gruaja që ndau dikur shtratin me të, njoftoi FBI-në për paratë kesh dhe lidhjet e tij të papërshtatshme me kryeministrin shqiptar. Dhe kështu një histori pasioni të tradhëtuar u bë sebep që gjysma e votuesve shqiptarë të shpëtonin nga damka e fabrikuar e varësisë nga Kremlini.

©Lapsi.al


30 Comments

  1. Sa shkrime me “skandale” te rames, keni ber ju te llapsit.
    Aq te mira qofshin.
    Po cudia eshte qe nuk pjerdh njeri fare, se ca shkruani ju.
    Vazhdoni Vazhdoni. Se me sa duket, jeni te pa demshem. Dhe nga “skandalet” tuaja.
    Rames vetem i shtohen simpantizantet.

      1. Pordhë pa rigon, thuaj, se ato me rigon nuk kanë erë.
        – E para, çfarë thanë New York Time dhe CNN, më tepër se raporti i prokurorisë ? Asnjë rresht.
        Të dyja gazetat vetëm kanë kopjuar fjalë për fjalë raportin e prokurorisë, që tashmë i ka shkuar gjykatës.
        – E dyta, çfarë është New York Time? E ka thënë Berisha: – New York Time është një letër higjenike me të cilën ai fshin bythën.
        – E treta: – përveç hetimeve që bëni ju të LAPSIT, të cilët nuk jeni letër higjenike, sepse nuk jeni letër, në SHBA për këtë çështje nuk ka më hetime.
        Pritet gjyqi ndaj Gonit, do marë një gjobë dhe kaq….

      2. Po e kondiderojme tere cfare thuhet ne kete shkrim. Por deri me sot kemi thene me tone te larta se:
        Edi Rama eshte I pa shkolluar, se eshte sportist I deshtuar, se eshte jo piktor po zhgarravites, kemi thene se eshte me I deshtuari etje etje.
        Pyesim : nga u be njeriu ne I zoti te korruptoje cdo European,American e African, bile bile ai na del aghenti me I madh I te gjitha kombeve dhe gjitha koherave. Eshte tejet cdo llogarie. Financiarisht nuk paguan dot nje nenpunes dosido e jo me fbi e CIA, aq me keq, nje USA e tjera. ORE A NUK PO NA E BENI MIT KETE EDIN? UNE MENDOJ SE AI NUK ESHTE I AFTE PER GJITHE KETO PUNE

        1. I shtohen hajdut e afministrates eshte e vertete
          Kur vjedh shefi perse te mos vjech edhe Klosi e qindra te tjere

      3. Hani m… Ju Lapsi dhe ta keni harram. PD vjene ne pushtet vetem kur te vdesi shefi i juaj non grata dhe ne krye te saj te jete nje i ri jo me mentalitet komunisti.

        1. O injorant i lindur , patronazhist i rekrutuar ; m*tin e ha ti halja e Ramë drogëkriminelit , gallofit , siç e thërrisnin shokët në rini si dështak basket-piktor dhe krye-krim në pleqëri që me mëndjen e tij mostër me kartelë , xhvati e shkatërroi një vend e popull të tërë duke lobuar e kompromentuar deri FBI me paret edhe të tuat o injorant i lindur .

    1. Shiko (videon)si kridhet kjo buchja gojeplot-sperme… primadona e haremit me sifilis dhe gonorre…. te thonjepaprerit narko-neurotik…
      Sikur po reciton vjershat e lavdishme per trimerite e enverke kurvit dhe bushtrave te tjera partizanka.
      Pake e keni o popull qelbesire voteshites te nenshtruar.
      Ptuuu.

  2. Pse nuk i shperfillni keta patronazhistet qe kan me pak logjik se ata qe te semureve mendor…nuk kan te drejt per gjegje….Nese rama o kelysh i kuq ka simpatizante le t’i lej te lira zgjedhjet mos te vjedh mos te korruptoj FBI etj….po problemi esht se shum nga ju mbesin pa at kocken per te lepir…

    1. O idioter. Mua personalisht, per Ramen dhe per ps. As me rruhet fare.
      POR… Nuk kam alternativ.
      Berishes nuk i jap uj te pij.
      Jo me voten.
      Nese nuk kuptoni kaq. Ca tu shpjegoj me shume.

  3. Jo vetem ngjarje teper e rrezikshme qe ndikon dhe ne marredhenien me ameriken , por nje idiotizem, nje cmenduri qe kalon cdo lloj kufiri . Rast unikal ku kreret e Fbi -se , korruptohet nga qeveria shqiptare per te shkaterruar opoziten shqiptare . ??!!
    Dhe veprimi me i ndyre eshte qe ky financim eshte bere nga disa kompani qe kane marre tendera pa limit nga qeveria.
    Te gjithe e dine qe Amerika eshte teper e eger dhe nuk fal njeri kur korrupsioni futet ne administraten e saj.

  4. Rama vete po e vlereson shume ate qe ka ndodhur dhe po shkruhet e flitet ne mediat amerikane dhe boterore. Ai nuk eshte idiot sa jeni ju qe te thote se nuk ka ndodhur apo nuk do te ndodhe asgje.
    Ai e di se brenda oborrit te kujt ka vjedhur.
    USA nuk ta falin. E kane futur si “mik brenda shtepise dhe ky shkon e u vjedh kepucet dhe pulat.”
    Ju vazhdoni me tuajen e te thoni se CNN dhe NYT merren kot me kete ngjarje, por ato nuk investohen kollaj per gjera qe nuk kane rendesi.
    Tani e kane ne dore shqiptaret me 11 shkurt.
    Lebrozit Rama nuk i afrohet me njeri.

  5. Edvin mashtruesi trim “dai”
    Burre ma pusht s’ka bo nona,
    Legen,qenef e zi e ma zi
    Na vret Ne me paret tona.

    Kur mor pusht ke me u zhduke
    Dhe surratin mos me t’a pa
    Qimet e mjekres kan me t’i nduke
    Dhe me benzine pisllekun tend me e la.

    Ik or rracist,fodull e i pa bese
    Je rezil e bire rezili,
    NUL je nga mend e krese
    Tamam si Haxhi Qamili.

    Ti me gjithe k’to pune te pista
    Udheheqese kishe lakmine.
    Me RIDHJERJEN si “Dumbabista”
    Bordello e bane Shqipnine

  6. Analize perfekte me fakte dhe data
    Turp i madh per Ameriken dhe institucionet e saj FBI dhe ambasada e tyre ne Tirane shto ketu edhe DASH qe punuan kunder nje parti opozitare kunder nje prosmerikani si Berisha e u ben pale me banden me te keqe qe ka pasur populli Shqipetar
    Turp eshte pak

  7. Një mikesha ime e medias i kerkoi intervistë Alison Guerrero, dhe pergjigje ishte “sa paguani?”

    Mbas këtij komunikimi, Alison thotë sé është paguar nga media shqiptare për intervisten. (shih tëeet e saj me poshtë).

    Ja u thashë që kjo nuk është stabël, por për më tepër, kur kerkon para për një intervistë, të kualifikon automatikisht në një nivel që me të drejtë as FBI, dhe as gjykata s’te merr seriozisht.I pa lapsi faktet dhe nuk i ka pare fbi,sipas ketij shpellkari funksional,x

  8. Tani qe do ike Rama , do te kene plot pune berberet.
    Ne kete aspekt, ne shitjen e briskut te rrojes u barazuam me kinezet te cilet jane kryesisht qose.
    Do te rruhen socialistet, se paten leshuar mjekrren si shefi i tyre. Tani do te rruhen nje dite po, nje dite jo, pa baseta dhe brisku do te filloje nga “kocka e partise”.
    Profesioniste ka por pune nuk ka.
    Veliaj, Majko, Xhafa, Gjiknuri dhe Tigri cuditerisht nuk mbajne mjekerr. Ulsiu si ti vije, nese nuk e perzhit me shkrepse.
    Kohe te cuditshme….

  9. “Që të jemi të qartë. Rashë dakord për këtë intervistë, sepse media shqiptare paguan (Media në Shtetet e Bashkuara nuk e bën). Jam deri në fyt me qera, fatura mjekësore dhe ligjore të përditshme, kështu që intervista do jap vetëm nëse më paguani, sepse kam shumë nevojë për para tani” – shkruan Guerriero.Shpellkare pregatituni per revolucion alla salih qe me ne fund salihu te vij ne pushtet

  10. Saliu vjen ne pushtet. si gjithmone. Ne 92 dhe ne 2005. Askush nuk i ka falur asgje. Ramen e solli Meta ne pushtet ne 2013 se nuk vinte kurre ne pushtet. Edhe atehere kishte 65 deputete.
    Mandatet e tjera dihet si i ka.
    Berisha erdhi dy here ne pushtet, dhe te treten do te vije, sigurisht. Nuk ka dy pa tre thone italianet.
    Berisha e aktivizon shoqerine, ngre kauza, fokusohet tek defektet e kundershtarit, punon shume dhe godet pa meshire. Shume nga ju kane filluar te lene llogoren, me bisht nder shale.
    Tani eshte koha.

  11. “Efraim Diveroi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë për të cilën ka bërë 4 vjet burg. Ai dhe bashkëpunëtori i tij kanë dëshmuar për takimet në Tiranë dhe aferën që kanë bërë me kompaninë shtetërore MEICO me zyrtarë të qeverisë që kanë takuar.

    Dëshmitë e tyre kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë që akoma s’i ka çuar në SPAK se nuk ka pasur kohë për t’i përkthyer. Janë dy afera të ndryshme në Gërdec; është ajo me viktima dhe afera e trafikut të fishekëve drejt Afganistani që zhvillohej në Shqipëri”Ti shpellkari i rradhes shko ne protesten e 83 qe salihu ben keto 10 vjet dhe me nje revolucion demokratik me antitank mitraloz molotov sfurqe kazma mereni pushtetin e letres,mos rri ne komente o shpellkari i ores 11:10

  12. gjalprit kur i vjen ngordhja del ne ruge edhe sruci i gjate doli ne ruge tani prit makinen ta shtype byth qirin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *