• |
ide | kryesore

Shkon në 5021 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tërmeti viktimave, Turqinë



Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë ka shkuar në 5.021 të vdekur, por pritet të rritet ndërsa ekuipazhet e shpëtimit gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

Deri tani janë konfirmuar më shumë se 5.021 viktima në dy anët e kufirit si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdekjet nga tërmeti në Siri dhe Turqi mund të arrijnë në 20.000 në ditët në vijim.

Pasgoditjet dhe moti i ftohtë po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave, me një lëkundje me magnitudë 5.4 ballë që u ndje në Turqinë lindore mëngjesin e sotëm.

Koordinatori humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se misioni i kërkim-shpëtimit po pengohej nga mungesa e pajisjeve dhe makinerive të posaçme.

Ai tha se rezervat e OKB-së janë shpërndarë dhe nevojiten më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore, dhe veçanërisht ujë apo mjete për të riparuar rezervuarët e dëmtuar të ujit.

Lexo më tej: Tërmeti në Turqi/ Pallate të shembura, toka e çarë dhe qytete nën rrënoja (VIDEO) 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *