• |
ide | kryesore

Tatimet çojnë në sekuestro mbi 34 mijë biznese për detyrimet të pashlyera

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i bizneseve me detyrimet të pashlyera arriti me 34,745 në fund të janarit 2023 .Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e publikon listën e subjekteve me detyrime, duke sqaruar se ndaj tyre është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të borxhit. Publikimi i listës me bizneset debitorë në tatime bëhet në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Me pagimin e plotë të detyrimit bizneset dalin nga lista e debitorëve.

Një nga arsyet e zakonshme për zhytjen në borxh të bizneseve sidomos në qarqe dhe në zonat rurale po bëhet niveli i lartë i emigracionit, i cili është duke e ndikuar në dy drejtime aktivitetin e bizneseve. Psh në qarqet e Veriut të vendit ku një valë emigracioni është përhapur masivisht vitet e fundit, aktivitetet e tregtisë dhe transportit po hasin vështirësi nga ikja e njerëzve. Gjithashtu shumë persona që zotërojnë këto biznese kanë emigruar vetë, duke mos respektuar procedurat e çregjistrimit dhe mbylljes së aktivitetit. Burimet nga tatimet pohojnë se një pjesë e këtij borxhi është fiktiv pa shpresë arkëtimi.

Zgjerimi i listës së borxhlinjve të këqij në tatime sinjalizon rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit tatimor në vlerë. Në fund të dhjetorit 2021, gjendja e stokut të borxhit në tatime arriti në 134.9 miliardë lekë, ne një zgjerim vjetor të stokut me 10.6% ose rreth 12,5 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor të tatimeve. Një vlerë e ngjashme pritet edhe këtë vit, pasi numri bizneseve që ju shtua listën së borxhlinjve ishte i njëjtë më vitin 2021.

Principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit me 2021, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%, zëri Të Tjera me 17%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13%, Tatimi në Burim me 3%, TAP me 2% dhe DIVA me 0.2%./Monitor



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *