• |
ide | kryesore

Tatimet nxjerrin VIDEON: Ky inspektor i rremë u vë gjoba bizneseve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tatimet



Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, por nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore. Së fundmi, Tatimet kanë publikuar një video ku shihet sesi një person, i cili nuk është punonjës, prezantohet si i tillë në një subjekt privat. Tatimet i bëjnë thirrje qytetarëve që ta denoncojnë këtë person nëse e njohin, ose nëse ky i fundit u shkon pranë subjekteve.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!”, thuhet në njoftimin e Tatimeve. /LAPSI.al



7 Comments

  1. Po ta kapi policia pse duhet te dali me njoftime te tilla.. apo ne te tjeret nuk vjedhim hahahha per pishje imazhi

  2. Bizneset po te jene nerregull me ligjin dhe tatimet, nuk kane pse tja u fusin sic ja u futi ky koke lopa.
    Hajduti vjedh hajdutet.
    Histori e deguar kjo.

  3. I identifikuar si Altin Ballkoçi, ai është një anëtar i devotshëm i rilindjes biles një propagandues i fortë i saj i prezantuar me bujë nga Taulant Balla kur menaxhonte politikisht rilindjen e Elbasan

  4. Drejtoria e tatimeve kerkon ndihmen e qytetareve per te identifikuar ish punonjsin e saj ? Ne nje video te bere publike te djelen ( dite jo pune) ? Cudi.
    Nodnje video brenda bizneseve kur ky u kerkon leke a kane ? Se me ate vidjon qe eshte marre nga nje kamera te nje ndertese tjeter nuk shkohet dot ne gjykate . Nuk eshte prove.
    Nje loje e piset po luhet .
    Me duket se Balles po hane ushtaret nje nga nje, dhe po i hapet rruga mbretereshes ( Balluku) . Gjiknurit ja futen kembet ne nje kupuce kohe me pare. Ai nuk perben rrezik me. Ahmetajt i ka dale boja fare.
    Dikush po mendon per epoken Post-Rama ne partine socialiste. Gjithcka po luhet ne favor te Ballukut. Do shohim gure shahu te tjere qe do bien ne favor te ‘ MBRETERESHES’ .
    Ky eshte hamendesimi im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *