• |
ide | kryesore

Në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, AKU gjobë furrës së bukës në Tiranë

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar një denoncimi ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë, duke kryer inspektim në një subjekt me aktivitet “furrë buke” i cili ushtronte veprimtarinë e tij, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Gjithashtu, në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në qarqet Durrës dhe Kukës janë konstatuar mangësi në etiketim në gjuhën shqipe për katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin në Tiranë si dhe janë marrë masat administrative me “gjobë” për pesë subjektet në vlerën e 550’000 dhe janë bllokuar 87 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është falënderues ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët bëhen pjesë e përpjekjeve dhe e punës sonë për garantimin e sigurisë ushqimore.



3 Comments

  1. Cfare lajmi. Ndryshoni titullin te pakten, bejeni AKU ndonjehere ben edhe punen qe i takon, pervecse qe si shume institucione te tjera shteterore eshte kthyer vetem ne mekanizem per te punesuar militantet e patronzhistet gjobevenes

  2. Ne tirane po bejne kerdine furrat e bukes qofte ne cilesi, ne peshe e ne çmime edhe pse i kane tarifat e pagesat e drita, uje si familjare dhe miellin e marrin me subvencion e te thyejne ne mes duke ngrejt çmimet. Keta te A-Kar-U jane per tu kalb ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *