• |
ide | kryesore

Fraza “personale” mbi -15 e Juventus: Sandulli vetëpezullohet nga Kolegji i Garancisë

-Instant, Sport
Sandulli


Në rastin e plusvalencave të Juventus, Piero Sandulli u vetëpezullua nga roli i zëvendëspresidentit të seksionit të dytë të Kolegjit të Garancisë në sport. Pak javë më parë gjykatësi kishte lëshuar disa deklarata në shtyp. Të gjitha në lidhje me dënimin që e zbriti Juventusin me -15 në kampionat. Deklarata që Kolegji i Garancisë në Coni i kishte specifikuar në një shënim të datës 3 shkurt se ishin “personale”.

Gjatë intervistave, Sandulli hyri shumë në specifikat e dënimit të Gjykatës Federale të Apelit. Në lidhje me penalizimin e Juventus me – 15 pikë, ai evidentoi shumë pika të forta, si listimi i shoqërisë në bursë. E vetëm një pikë të dobët: argumentimi i pakët për masën e dënimit.

Lexo më tej: Juventus, dalin përgjimet e reja të hetimit Prisma: “Ishim arrogantë, nëse blinim një qen i jepnim 3.5 milionë”

Një ekzaminim nga një ekspert dhe jurist veteran, që gjithsesi sikletosi Kolegjin e Garancisë. Kjo për faktin se u bë para gjykimit të vetë Kolegjit. Nga këtu erdhi edhe vendimi i Sandulli për të pezulluar veten. Një situatë që gjithsesi nuk e ndryshon ankthin e bardhezinjve për vendimin që do të merret nga Kolegji. Juventus ka varur shumë shpresat te Coni, se cështja do të kthehet për rigjykim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *