• |
ide | kryesore

Dyshohet se ra në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin e zhdukur një muaj më parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Paraditen e kësaj të marte kanë rinisur kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf”. Ai dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman rreth një muaj më parë. Mjeti mendohet se është marrë nga rrjedha pas përplasjes me parmakët e hekurt te Urës së Mbrostarit. Kërkimet disa ditore të polumbarëve të Renea-s dhe efektivëve të policisë me dron nga ajri rezultuan që nuk ka asnjë shenjë te automjetit. Kjo e ka lënë ende mister fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika.

Ditën e sotme polumbarët e Reneas i janë rikthyer kërkimeve përgjatë gjithë rrjedhes së lumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *