• |
ide | kryesore

Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej tre ditësh

-Instant, Lajme, Të fundit


Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur sërish forcat RENEA në urën e Mrostarit në Fier. Në bashkëpunim me ta kanë mbërritur dhe efektivët e policisë së qyetetit. Ata kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika. Ai është raportuar i zhdukur prej disa ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.

Mendohet se ai mund të ketë rënë në lumë nisën. Kjo hipotezë vjen pas dëmtimit të urës së ura e Mbrostarit si dhe targës që u gjet aty pranë. Ditën e djeshme, kërkimet shkuan deri në 1 kilometër larg vendit ku dyshohet se makina ra në lumë por nuk u gjet asnjë gjurmë. Ndërkohë, sot forcat e kërkimit do të përdorin mjete si zinxhiri që zhytet në lumë dhe droni për të kontrolluar nga lart.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në Fier. Ai kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra nga ura e Mbrostarit në ujërat e lumit Seman. Mateo Lika ka qenë i vetëm në makinë. Familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *