• |
ide | kryesore

Roskovec/ Gjendet një trup i dekompozuar në brigjet e lumit Seman

-Instant, Lajme, Të fundit



Trupi i një personi të dekompozuar është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec. Kanë qenë dy peshkatarët ata të cilët pikasën trupin e dekompozuar, të cilët më pas njoftuan policinë. Këta të fundit në bashkëpunim me repartin zjarrfikës të Roskovecit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga ujërat e lumit Seman. Trupi i përket seksit mashkull, por është ende i paidentifikuar.

“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *