• |
ide | kryesore

Dënimi i Juventus, Buffon ndez polemikat: “Ndoshta anti-pushteti kërkon të mposhtë pushtetin”

-Instant, Sport
Buffon


Gigi Buffon u largua nga Juventus dy vite më parë, por zemra e tij mbetet bardhezi. E momenti që po përjetojnë ish-shokët e tij, në fushë dhe mbi të gjitha jashtë fushës, nuk mund ta lërë indiferent. Aq sa portieri veteran ka dashur t’u japë atyre një këshillë. “Për të insistuar, për të marrë maksimumin, mbi të vetmin aspekt pozitiv të çështjes. Për sa u përket atyre, nuk kanë më asgjë për të humbur. Gjithçka që fitojnë nuk do të ketë pretendime më. Shuhet presioni i detyrimit për të shkuar në Ligën e Kampionëve ose të qëndrojnë pranë Napolit. Është diçka që i lehtëson”, tha ai për La Stampa.

Ndërkohë, megjithatë, ka një -15 që rëndon shumë në renditje. E këtu del në pah krenaria juventine e portierit të Parmës. “Po pres që të përfundojnë procedurat gjyqësore. Por në rast të një dënimi tjetër të ashpër, në një periudhë prej 17 vitesh, duke pasur parasysh që Juventusi është portretizuar si fuqi sepse është fitimtar, nuk mund të mos bëj një pyetje. Është pushteti mazokist që vetësulmohet apo është antipushteti që do të mundë pushtetin?”, shtoi Buffon.

Lexo më tej: Fraza “personale” mbi -15 e Juventus: Sandulli vetëpezullohet nga Kolegji i Garancisë

KOMENTI PËR AGNELLIN E NAPOLIN

Për ish-presidentin Agnelli, portieri ka thënë: “Unë ndalem në gjykimin e fushës, botës time. E them se dhjetë vite si ato të presidentit janë të papërsëritshëm. Do të kalojnë dekada para se kushdo të mund t’i barazojë”.

Nga ana tjetër, këtë vit është Napoli që po bën Juven, të paktën në kampionat: “Është sigurisht surpriza më e madhe e kampionatit. Në start u shfaqën të dobësuar duke humbur pika të rëndësishme referimi. Përkundrazi, u treguan shumë të aftë. Merita është e të gjithëve, të pabesueshme ato të trajnerit. Ai mori skuadrën mbi supe, ndërsa drejtori sportiv brilant në zgjedhjen e kampionëve me kosto të përballueshme”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *