• |
ide | kryesore

“Fëmijët luajnë futboll mes gropave të bombave”: Andriy Shevchenko rrëfen dramën në Ukrainë

-Instant, Sport
Andriy


Andriy Shevchenko në kuadër të mbrëmjes së bamirësisë ‘Të bashkuar për Ukrainën” në Milano ka përfituar të kthejë vëmendjen në atë që po ndodh. “Fatkeqësisht lufta ka sjellë kaq shumë vështirësi. Kaq shumë njerëz po vdesin dhe mbi të gjitha po vuajnë kaq shumë fëmijë. E pashë me sytë e mi kur shkova në Irpin, një nga qytetet më të shkatërruar nga sulmet ruse. Pashë stadiumin, ishte i shkatërruar plotësisht. Por pashë 3-4 fëmijë që luanin futboll mes gropave të krijuara nga bombat”.

“Unë mendoj se sporti ka një vlerë shumë të rëndësishme dhe një forcë shumë të rëndësishme. Në sytë e fëmijëve kam parë shpresën për të jetuar një jetë. Përmes sportit ne mund t’u japim atyre edhe më shumë shpresë për të luftuar dhe jetuar”, vazhdoi Andriy Shevchenko. Ish-Topi i Artë u pyet nëse dëshironte t’i dërgonte një mesazh presidentit rus Vladimir Putin. Përgjigjia e Shevcenko ishte e shkurtër dhe e prerë: “Për mua ky person nuk ekziston”.

Lexo më tej: Ukraina shkon në Katar me ngjyrat e flamurit: gjest i bukur i Lewandowski dhe Polonisë

Për mënyrën sesi bota e sportit duhet të sillet përballë luftës, Shevcenko shtoi: “Pozicioni im nuk ka ndryshuar që nga fillimi i luftës. Mendoj se sportistët rusë duhet të jenë jashtë të gjitha garave. Derisa të përfundojë lufta në Ukrainë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *