• |
ide | kryesore

Ukraina shkon në Katar me ngjyrat e flamurit: gjest i bukur i Lewandowski dhe Polonisë

-Instant, Sport
Shevcenko



Një gjest simbolik, që për ata që luftojnë në Ukrainë do të thotë shumë. Përfaqësuesja e vendit, që është në mes të pushtimit nga Rusia, nuk arriti të kualifikohej për në Botëror. E megjithatë, në një farë mënyrë, Ukraina do të jetë në Katar 2022. Robert Lewandowski do të jetë ai që do të mbajë shiritin e kapitenit me flamurin e Ukrainës në Botërorin e ardhshëm në Katar me fanellën e Polonisë.

Ky do të jetë gjesti i skuadrës polake në solidaritet me shtetin fqinj pas pushtimit rus. Vendimi është marrë sot nga futbollisti i Barcelonës dhe kapiteni i formacionit polak Lewandowski dhe legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko. Ish-sulmuesi i Milan e Chelsea, ndër të tjera, ka vizituar grumbullimin e kombëtares polake dhe është fotografuar së bashku me ‘Lewy’.

Lexo më tej: Robert Lewandowski ndërpret akordin me Huawei: kompania kineze ndihmon hakerat rusë

E gjitha kjo në ditën e zyrtarizimit të përjashtimit të Rusisë edhe nga kualifikueset e Euro 2024. Pasi u përjashtua nga Botërori dhe Liga e Kombeve, CAS ka vendosur një tjetër sanksion për Rusinë. Kombëtarja e tyre nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset për Euro 2024, si sanksion për pushtimin e Ukrainës.

FOTOT SIMBOLIKE



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *