• |
ide | kryesore

Emër për emër/ Deputetët e opozitës që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
deputetet alibeaj


Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim skandaloz për ti kufizuar kompetencat vetes dhe për ti’a zgjeruar ato shumicës parlamentare, duke përdorur si alibi për këtë një kërkesë të 14 deputetëve që mbështesin dyshen Alibeaj-Basha. Çështja kishte lidhje me heqjen e mandatit të deputetes për ministren e jashtme Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall në konflikt interesi “investitor strategjik” nga qeveria.

Pasi shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, opozita u nda në dy kampe. Lapsi. al i ka shqyrtuar ato sipas vendimeve të zbardhura nga GJ.K. Grupi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Lexo me tej:

Mandati i Olta Xhaçkës, zbulohet si votuan anëtarët e Gjykatës Kushtetuese 

Nga ana tjetër, 14 deputet të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër ministre e kabinetit Rama. Por e bukura është se për të arritur qëllimin e saj, Kushtetuesja ka përdorur si mashë qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo i ka dhënë atyre të drejtë, i’a ka kthyer çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës. Por duke bërë këtë ajo ka refuzuar të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ministrja Olta Xhaçka kërkon të shpëtojë mandatin me procedurë 

Precedentët e mëparshëm të djegjes së Ilir Beqes apo Koço Kokëdhimës  i vinin me shpatulla për muri anëtarët e rij të kushtetueses, të dalë nga reforma në drejtësi. Prandaj ata i janë shmangur mbajtjes së një qëndrimi duke u prononcuar vetëm për një pjesë anësore të çështjes.

Në vendimin e dytë, Gjykata Kushtetuese nuk pranoi të shqyrtonte në themel “konstatimin e papajtueshmërisë së deputetes Olta Xhaçka”, e kërkuar nga 1/5 e deputetë berishistë, duke argumentuar se gjykata aktivizohet vetëm me kërkesë të Kuvendit.

Pra këtu kemi dy probleme: së pari shpëtohet Olta Xhaçka dhe shqyrtimi i vlefshmërisë së mandatit të saj shtyhet në kalendat greke dhe së dyti, Gjykata Kushtetuese zvogëlon kompetencat e veta për të zgjeruar ato të shumicës parlamentare, duke sanksionuar se pa vendosur kuvendi ajo nuk e shqyrton dot çështjen. Lidhur me këtë vendim kostitucionalisti Bled Dervishaj komentoi në faqen e tij në Facebook: “Ata deputetë opozitarë të Kuvendit, pra pakica e 1/10 që menduan se fituan këtë çështje, në fakt referuar interpretimit të Gj.Kushtetuese në vendimet e saj kanë humbur “me dinjitet”, jo vetëm për vete, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Jo vetëm kaq, por Gjykata Kushtetuese duke i shpallur ata në dukje si “fitues” në fakt, jo vetëm jua ka mbyllur derën atyre personalisht një herë e përgjithmonë, por të gjithë opozitave të sotme dhe të atyre që do të vijnë”.

E rëndësishme është të dihen se cilët janë këta 14 deputetë që u përdorën nga Kushtetuesja për të shpëtuar Olta Xhaçkën: Gazment Bardhi, Merita Bakiu, Lefter Geshtenja, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Flamur Hoxha, Emilja Koliqi, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari.

Mandati i Xhaçkës/ Berisha dhe Alibeaj çojnë vendimin

Lapsi.al ka qëmtuar edhe qëndrimet e mëparshme të ketyre deputeteve. Po të bëhet një investigim i shkurtër janë po të njëjtit që kur Edi Rama i sfidoi në kuvend: “do t’iu marri Yuri Kim për veshi dhe do të vini të votoni zgjatjen e komisioneve të vettingut” nuk ngurauan të ngrinin kartonin dhe ti jepnin një mandat të ri motrës së Belinda Ballukut. Janë po ashtu po të njëjtin që sapo Taulant Balla “zbuloi” se Ilir Meta paskësh qenë spiun, iu bashkuan një nisme për ta nxjerrë atë me ligj nga politika. Pra edhe në vendimin për Olta Xhaçkën kuptohet se përse nxituan ti’a lehtësojnë barrën Gjykatës Kushtetuese.

Andi Bushati: Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD 

Nga ana tjetër krahas emrave të këtyre deputetëve nuk duhen harruar edhe ato të gjykatësce që u bënë pjesë e frontit në shërbim të qeverisë. Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Sandër Beci e Marjana Semimi, u shprehën në favor të pushimit të kërkesës së grupit prej 28 deputetësh.

©Lapsi.al


15 Comments

  1. Nese kjo eshte Gjykata Kushtetuese e vendit tim , me vjen turp nga vetja sesi mund te pres drejtesi une nga ca pilivesa qe nuk kane lidhje fare me te drejten. Ptuuuuuuuuuuuu ………………….. plehra

  2. Nuk duhen harruar as këta deputetë, nuk duhen harruar ad ata anëtarë të gjykatës kushtetuese që bënë të mundur që Olta Xhaçkës të mos i hiqet mandati.
    Nuk duhen harruar që të mos harrohen pa jua rruar, sipas Lapsit.

  3. Gjykata Kushtetuese apo ajo Supreme nuk i merr leje askujt . Ajo vendos dhe nuk i merr leje asnjerit .
    Eshte turp per gjyqtret e kesaj gjykate te japin vendime te ketij lloji .

  4. Nese kjo eshte aftesia e njerezve gjoja me te mençur te vendit qe do mbajne drejtesi athere te qifsha kolumbine dhe afganistanin

  5. Plehra edhe keta deputete, qe s ´i voton njeri. Le kjo Jorid Tabaku qe del e diskuton ne parlament per seksin e engjejve sirkur eshte ne Suedi apo Finlande. TURP.

  6. Shqiperia perfundimisht eshte ne Diktature pluraliste ku partite jane thjesht per te perligjur mozaikun e :demokracise:Kush beson se Ramaforma ne Zhdrejtesi eshte naiv dhe idiot

  7. Turp i madh, ne vend qe ti pervishen Gjykates Kushtetuese fajin ja atashojne grupit Basha-Alibeaj. Harruat more Hiena cfare ka bere Berisha ne marrveshje me Ramen qe ndryshuan kushtetuten brenda nje nate, harruat marreveshjet e fshehta e te hapura ta trekendeshit te bermudes qe shkerdhyen demokracine shqiptare. Qytetaret nuk harrojne. Neveri per gjoja.analistet e blere nga ferri i korrupsionit te kuq.

    1. Ke bërë një lapsus që në vënd të Berishës ke shkruar për Bashën për marëveshjen famëkeqe të kryetarokracisë pasojat e së cilës po i vuajnë shqiptarët me karagjozin Rama.
      Marëveshja që u shoqërua edhe me ndryshime kushtetuese u bë midis Berishës e Ramës e jo midis Bashës e Ramës.
      Ndërkaq është tepër naiv pretendimi se këta 14 deputetët e PD, e paskëshin ndihmuar Xhaçkën vetëm me hamendësime alla Çim Peka
      E kemi dëgjuar Berishën e disa nga servilët më të zellshëm të tij këto kohët e fundit, që të përsërisin pa pushim se nuk ka më grup “Ali Basha” pasi të gjithë i janë bashkuar partisë së foltoreve e kanë ngelur kundër vetëm dy, Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj .
      Në listën me 14 emra rë paraqitur këtu si “tradhëtarë” të lidhur me karagjozin, mungojnë pikërisht këto dy emra., Alibeaj e Basha.
      Pra qenka e kundërta e asaj që pretendohet në këtë shkrim.
      Basha e Alibeaj mbështesin Berishën e këta 14 të tjerët qënkan kundër tij.
      Shkurt muhabeti, ky është një abuzim dashakeqas ndaj PD për ta lënë ate të ndarë.
      Kush përfiton nga kjo veç Ramës ?

  8. Per mbeturinat e Bashes mund te thuash vetem qe jane po kriminela dhe hajduta se edhe si
    Per gjykatesit se jane plehrat e rradhes ne drejtesi
    Per Kim dhe gjithe racen e saj te paguara me valixhet e dollareve te djerses se ketij populli ju bofshin kancer .

  9. Ore njerëz jemi në diktaturë.Mori fund kjo punë.Dhe këtë e kemi peshqesh nga Amerika.Jo vetëm diktaturë por dhe antishqiptarë anti Europianë e antiamerikanë tanimë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *