• |
ide | kryesore

Andrea Agnelli me “damkë” në Angli: “Kukull në duart e Florentino Perez”

-Instant, Sport
perez



Intervista e dhënë nga Andrea Agnelli për De Telegraaf, pati një jehonë të madhe. Ish-presidenti i Juventus u kthye të fliste për projektin Super League dhe dëshirën për të thyer monopolin e UEFA-s. Menjëherë mbi të vërshuan kritika të rënda e fjalëve të tij iu kushtuan editoriale shumë të ashpra. Si ai i gazetës autoritare angleze Telegraph, me firmën e Sam Wallace. Gazetari e etiketoi Andrea Agnelli si një kukull të Florentino Perez.

Projekti i Super League nuk është zbehur, përkundrazi ditët e fundit është rinisur sërish nga Andrea Agnelli. Edhe pse nuk është më president i Juventus, ai nuk ka hequr dorë nga ndjekja e planit për një turne elitar. Deklaratat e bëra prej tij nuk kanë kaluar pa u vënë re në Angli, ku u sulmua ashpër në një editorial: “Ai guxon të sulmojë armikun me të njëjtën egërsi të pandryshkur pa pushim. Me shpresën e përjetshme se do të aneksojë toka të reja pavarësisht se çfarë ka humbur”. Këto janë fjalët e Sam Wallace, që e krahason Andrea Agnelli me japonezin mitik, të cilit nuk i kishin thënë se lufta ishte humbur.

KUKULL E PEREZ

Ish-presidenti i Juventus, sipas Telegraph, tani do të ishte vetëm një lajmëtar i numrit një të Real Madrid, Florentino Perez: “Vazhdon të ndjekë urdhrat e Perez, liderit rebel të Super League dhe presidentit të Real. Përveç zellit të rigjetur për konkurrencë, ai është i shqetësuar për atë që ai e sheh si epërsinë e klubeve angleze në fazat e fundit të Champions. E harron faktin që Real Madrid i Perez e ka fituar atë në pesë nga nëntë sezonet e fundit…”, vijoi Wallace në editorialin e tij.

Lexo më tej: Super League prezanton formatin e ri: “Asnjë klub i përhershëm, nuk do të jetë një turne elitar”

“Perez nuk ka nevojë të flasë – vazhdoi sulmin – kur ka bashkëpunëtorë kaq të gatshëm. Rebelët e Super League dikur u përpoqën t’u mbyllnin derën të gjithëve, përveç disa të përzgjedhurve nga klubet më të famshme të Evropës. E, pasi dështuan, tani kërkojnë të paraqesin veten si çlirimtarët e të njëjtave klube. Gjëja e rëndësishme që duhet mbajtur mend është se ata gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë (paratë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *