• |
ide | kryesore

Covid-19 ka dalë nga laboratori, departamenti amerikan i energjisë ndryshon qëndrim

-Instant, Lajme, Të fundit



Virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga një laborator, por jo me qëllim për t’u përdorur si armë, sipas një studimi të përditësuar dhe të klasifikuar të Departamentit të Energjisë në SHBA të vitit 2021, dhënë Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve të lartë amerikanë.

Zbulimi i departamentit, një largim nga studimet e mëparshme se si u shfaq virusi, erdhi në një përditësim të një dokumenti nga zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.

Ai pason një konstatim, që është lëshuar me “besim të moderuar” nga FBI, se virusi u përhap nga një laborator kinez.

Përfundimi nga departamenti i energjisë, i cili mbikëqyr një rrjet prej 17 laboratorësh amerikanë, duke përfshirë fusha të biologjisë së avancuar, do të ishte i rëndësishëm.

Hipotezat kontradiktore mbi origjinën e Covid-19, janë përqendruar ose në kafshë të paidentifikuara, që transmetuan virusin te njerëzit, ose rrjedhjen e tij aksidentale nga një laborator kërkimor kinez në Wuhan.

Përhapja e Covid-19, vetëm një në linjën e koronaviruseve infektive që u shfaqen, i kapi organet shëndetësore botërore të papërgatitura, në fillim të vitit 2020.

Që atëherë, virusi ka shkaktuar afër 7 milionë vdekje në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe ka ndërprerë gjithashtu tregtinë dhe udhëtimin.

Gjetjet e përditësuara të departamentit të energjisë bien ndesh me raportet e katër agjencive të tjera të inteligjencës amerikane, që arritën në përfundimin se epidemia filloi si rezultat i transmetimit natyror nga një kafshë e infektuar. Dy agjenci mbeten të pavendosura.

CIA mbetet e pavendosur mes teorive të rrjedhjes dhe transmetimit natyror, sipas studimit të Këshillit Kombëtar të Inteligjencës.

Por ndërsa raporti fillestar i vitit 2021 nuk arriti në një përfundim, ai ofroi një pikëpamje konsensusi se Covid-19 nuk ishte pjesë e një programi kinez të armëve biologjike.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pranoi të dielën se ka një “larmi pikëpamjesh” brenda agjencive të inteligjencës amerikane për këtë çështje.

Një raport i mëparshëm nga Laboratori Kombëtar Lawrence Livermore i departamentit të energjisë në maj 2020, arriti në përfundimin se teoria e rrjedhjes nga laboratori ishte e besueshme.

Një zëdhënës i departamentit të energjisë shkroi në një deklaratë se agjencia “vazhdon të mbështesë punën e plotë, të kujdesshme dhe objektive të profesionistëve tanë të inteligjencës në hetimin e origjinës së Covid-19, siç drejtoi presidenti”.

Zyrtarët kinezë kanë kundërshtuar se Covid-19 mund të kishte rrjedhur nga laboratorët e vendit, mes tyre Instituti i Virologjisë në Wuhan, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, (CDC) dhe Instituti i Produkteve Biologjike në Wuhan.

Sipas raportit fillestar të inteligjencës amerikane të vitit 2021, Covid-19 qarkulloi për herë të parë në Wuhan, Kinë, jo më vonë se nëntori 2019, kur tre studiues nga Instituti i Virologjisë Wuhan, që thuhet se ishin të përfshirë në studimin e koronavirusit, ishin të sëmurë dhe kërkuan kujdes spitalor. / Monitor



8 Comments

    1. ore koqe, ç’pune ka shkenca ketu. Keto jane teori spiunazhi. Shkenca te kuroi. Nejse, ti nuk ke kuptuar qe cdo gje rreth nesh eshte shkence..

  1. Sot, pas më shumë se 32 vjet nga revolucioni demokratik i vitit 1990, unë gjendem sërish në krye të luftës për liri e demokraci, në luftë kundër sistemit aktual monist, duke u sakrifikue për pluralizëm, liri të fjalës e të shtypit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme, siç jua pata premtue në dhjetor 1990 dhe realizue më vonë, sido mos në maj 1996, në 2009 apo 2011. Ne vërtetë jemi sot shumë më pak se në dhjetor 1990, por ne përbëjmë pjesën më idealiste të shoqërisë shqiptare.Salih Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *