• |
ide | kryesore

Policia: Kujdes nga SMS-të me logo të Postës, mund të jenë viruse

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me sulmet e mundshme kibernetike drejtuar përdoruesve të aparateve celularë Apple. Në njoftimin e fundit autoritetet bëjnë me dije se autorët që dërgojnë këto mesazhe përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare. Policia thekson se asnjë person nuk duhet të klikojë në linqet që i dërgohen dhe të mos plotësojë asnjë formular me të dhëna pa u siguruar për faqen ku ndodhet.

“Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernetike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se: Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit. Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *