• |
ide | kryesore

Mos qeshni më me këta të vulës

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësimit në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon.

Në fakt, e kanë gabim! 

Pavarësisht se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitarizmit të vërtetë; Pavarësisht se ata miratuan përjashtimin arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësisht se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësisht se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësisht se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pra pavarësisht kësaj rruge kolaboracionizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur. 

Lexo me tej:

Apeli rrëzon Berishën për vulën, PD pa logo edhe në 14 Maj

Specie të tilla demokracisë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse. Ilir Meta kryeministër përkrahu PDr dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së. Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bëte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhesh që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësues të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë? 

Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve. 

Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralitetit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamentin e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij. 

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës (dokumentat) 

Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypjen e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës. 

Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohet në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshme të forcimit të regjimit të tij.  ©Lapsi.al



43 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Paragrafi i fundit është thelbi i shkrimit, ndërsa rastet e përmendura më lart për nga efekti apo rezultati që kanë pasur kur kanë ndodhur nuk kanë synuar asgjësimin e opozitës dhe demokracisë siç synon edvinii langaraqi.

    1. bushati mire ben qe e thote, se ka njerey qe edhe konfondohen, por udhezimi i doktorit ka qene i qarte , rama eshte armiku, keta alibejgazbytha dhe dashsulkurva joridatabakbashfuga jane kot se koti , te hane mutin mu ne bythe.

      Rama eshte me kompleks per shkak se ka nxjerre krimin nga burgjet dhe qeveris me bandat, pervecse ligjorit, ekzekutivit dhe drejtesise qe i ka nen hyqem se bashku me kazanmediat, problem kompleks jane bandat , si tom doshi, qifja, rrahman rraja, suel cela dhe qazim sejdini, bajrajt ne shkoder, hakmarrja per drejtesi, shullazi, lul berisha , nicja, avdylajt, bushi i krujes , ndoka, prenga, frroku, elvis roshi, bandat e fierit beratit teplenes dhe vlores , problemi eshte se krimi eshte rreshtuar me ridhjerjen dhe kjo e ben te veshtire situaten ne terren , rama i ka lene seciles bande hapesire dhe i kerkon ne kembim vota,

      1. SHKRIMI I PLOTE I BOSTON HERALDS:

        SHBA duhet të zhvillojë gjyqin e ish-agjentit të turpëruar të superzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, në Tiranë, Shqipëri, vendi i skemave të tij të supozuara. Pse Shqipëria? Sepse aty janë të gjithë dëshmitarët, shumë prej të cilëve janë të ndaluar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara – të shpallur persona non grata – bazuar në sanksione joekzistente ose të rreme. Një gjyq i hapur në Tiranë do t’i lejonte SHBA-së t’i tregonte aleatit të saj të vogël në NATO – dhe pjesës tjetër të botës – se si nuk ka dy sisteme drejtësie në Amerikë apo në Shqipëri. Edhe pse kjo do të ishte e vështirë për t’u besuar, ende mund të ketë disa njerëz që e besojnë atë. Shqipëria është një vend ku McGonigal u pasurua pa ditur asgjë FBI-ja për sjelljen e tij mashtruese. Dhe kjo sjellje përfshinte çimentimin e një marrëdhënieje sekrete me kryeministrin socialist shqiptar Edi Rama.

        Aktakuzat kundër McGonigal, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, përfshijnë pranimin e 225,000 dollarëve cash nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare me lidhje me Ramën. Shpërblimi për shërbimet e supozuara të paligjshme të bëra erdhi nga rusët ose shqiptarët, por ndoshta nga të dyja palët. McGonigal punoi edhe për anën ruse. Ndërsa Rama ka pranuar takimet me McGonigal, ai ka mohuar çdo keqbërje, por ka penguar përpjekjet për një hetim të brendshëm.

        Kundërshtarët e tij politikë në Partinë Demokratike të qendrës së djathtë kanë akuzuar, megjithatë, se McGonigal ishte paguar për të stigmatizuar dhe shkatërruar kundërshtarin e Ramës, Sali Berisha, një ish-kryeministër, duke rekomanduar që ai të njolloset me sanksione për të penguar një rikthim politik.

        Sekretari i Shtetit Antony Blinken në vitin 2021 e shpalli Berishën persona non grata për “akte korruptive” të paspecifikuara që dyshohet se kanë ndodhur kur Berisha ishte në pushtet tetë vjet më parë. Berisha planifikon të sfidojë Ramën në vitin 2025. Interesante është edhe prania e afërt e miliarderit George Soros, aktiv prej kohësh në Shqipëri – dhe i sulmuar prej kohësh nga Berisha – i cili në emër të reformës po përpiqet të bëjë me sistemin shqiptar të drejtësisë penale atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë penale në SHBA.

        Berisha pohon se nëse dikush duhet shpallur persona non grata është George Soros. Prindërit e Blinken, Vera dhe Donald Blinken, të cilët ndajnë interesat hungareze të Sorosit, kanë lidhje të ngushta me Sorosin dhe financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Soros, një universitet i Evropës Qendrore në Budapest, të cilin Soros e themeloi. Ndoshta Blinken po i bënte një nder mikut të babait. Soros është nga Hungaria.

        Jo vetëm kaq, por edhe ambasadorja shqiptare Yuri Kim është hedhur në politikën shqiptare siç nuk e ka bërë asnjë ambasadore tjetër. Kim u përpoq të largonte Berishën nga Partia Demokratike, të cilën ai e themeloi fillimisht pas rënies së komunizmit në 1999. Duke e dështuar këtë, si favor për Ramën, ajo u përpoq të bënte që Partia Demokratike të rrëzonte Berishën si deputet, edhe pse ai ishte zgjedhur në rregull. Ajo tha gjithashtu se Uashingtoni do të ndalonte të gjithë dialogun me Partinë Demokratike nëse Berisha rikthehej në krye të saj, gjë që bëri.

        Berisha nuk është shenjtor. Jashtë Nënë Terezës nuk ka asnjë shenjt në Ballkan. Nuk ka shenjtorë as në FBI. Por Berisha ishte dhe është një antikomunist i vendosur, i cili ishte lideri i parë i Partisë Demokratike pas përmbysjes së regjimit komunist. Ai shërbeu si president nga 1992 deri në 1997, dhe përsëri si kryeministër nga 2005 në 2013. Ai ishte gjithmonë pro-amerikan. Nuk ka rëndësi kush e drejton Shqipërinë, për sa i përket SHBA-së. Kjo sepse pavarësisht se kush është në krye, Shqipëria ndjek politikën e jashtme të SHBA-së dhe ndihmon në sigurimin e vendeve për bazat ajrore ushtarake ose pranimin e refugjatëve afganë.

        Pra, ajo që i mistifikon vëzhguesit ballkanikë është se përse Biden do të përzihej në politikën shqiptare dhe do t’i kthehej kundër Berishës 77-vjeçare. I mbetur vetëm, ai do të ishte në pension duke kujdesur kopshtin e tij. Tani, falë McGonigal dhe Blinken atij i është dhënë një jetë e re. Nëse do të isha anëtar i Kongresit, apo persona non grata, do të doja të dija se çfarë bënë Blinken dhe McGonigal në Shqipëri. Historia mban erë.

        Peter Lucas, një reporter politik dhe kolumnist veteran i Massachusetts, ka shkruar tre libra mbi Shqipërinë duke përfshirë “OSS në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore”./Dosja.al

        1. Ke haruar te shkruash se Peter Lucas, një reporter politik dhe kolumnist veteran i Massachusetts eshte mik i ngushte i shefit te propagandes se PD.

    2. O Bushat ! Lexo pak mor burrë, shih çthonë edhe të tjerët.
      Ervis Iljazaj, psh. në një shkrim thotë: – Një gjykatës nuk del në dritare dhe numëron sa njerëz ka në miting Berisha dhe sa njerez mbledh Alibeu.
      Gjykatësi hap letrat dhe zbaton ligjin.
      Dhe, 2- Vendimi i gjykatës ja hoqi më së fundi pretendimin Berishës se PD është pronë e tij. Ajo mori vendim t’jua kthej PD -në gjithë demokratëve.
      Po duhet pak shkollë dhe pak tru të kuptosh çfarë shkruan Iljazaj.
      Ti Vdeksh, si idjot dhe patronazhist, parazit, dembel dhe neokomunist nuk e kupton , sepse aq shkollë ke. Dhe fëmijët të kanë ngjarë ty.

    3. Shqipëris’
      I erdhi fundi,
      Që kur vajti vdiq merhumi.
      Kulmi. Falë plehrave, Ramë dhe Bashë, Berishë dhe Alibe, Metë dhe Ballë, të të duket kohë më e mirë, koha e xhelatit të shqiptarëve.
      Dhëntë zoti dhe ka xhehenem ku pas ngordhjes ti fusin në një kazan zifti baahkë me Enverin dhe Nexhmijen

      1. Me vule pa vule, “njeri nuk me shkul” thote hajduti. Ka te drejte, ajo qe kuptojne eshte se se opozita nuk mund ta rrezoje Ramen me dengla
        Duhet révolucion si ne Ukraine kur hoqen presidentin pro rus ne protesta dite e nate pa pushim deri ne rrenimin e kulles tradhetise e hajduterise.Me protesta du oreshe nuk bie qeveria por riforcohet..Tung!

    4. Po ando, mos qeshim me kta te vules po te qeshim me pidhin e satom. Na ka ca karin i vit duke mbrojt malokun kerme e pakallur dhe fajtori kryesor per kto 30 vjet deshtim kur ktu ka plot cuna e foca te reja qe meritojne mbeshtetje ne politike. Yttt te shkerdhefsha robt se dhe ti nje cop bythqiri keq je si ter mortjet e tjera politikan

    5. Po na bëhet mjekra shtatë pash duke pritur PDnë të kuptojë që asgjë në lëviz në këtë vend aq kohë sa kanë Sali Berishën në timon. Sa kohë ai të jetë aty, makina e PDsë do ngelet në rreth rrotullim duke shpemzuar naftë kot pa vajtur askund. Ky është një fakt aq kokëfortë sa nuk pyet fare as pët Salën, as për komentuesa, opinionstë apo gjithologët e televizorit. Ngërçi ka qënë dhe është Saliu.

  2. Ata jane plehrat e opozitarizmit.

    Analiza Bushatit e sakte.

    Duhen peshtyre ne rruge e po i pate ne ndonje klub, restorant e hotel mos i sherbeni.

  3. Shkrim tipik i nje enveristi mafjoz ne coroditje te thelle. Kur Bushati ka degraduar ne kete nivel qe i eshte venitur dhe cinizmi i tij tipik eshte sinjal shprese sepse gjerat nuk jane mire per mafian e kuqe.

  4. Bravo zoti analist qy thu t verteten .Fajtori I vetem osh Rama I Zi I krimit qy tall bolet me krejt doktorrsat edhe alibashsat.Rama I Zi asht ay qy tallet me krejt shqupsat qy lujn rolin e upuzitarit t eger edhe me ata tjert qy lujn rolin e upuzitarit t but.rama ik,ik,ik.

    1. Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama,o shpellkare mos u cuditni keto jane ligjet qe i ka votuar dhe PD bashke me salihun ne parlament,ka per detyre ta pranoje me dhimbje por keshtu thote ligji,tani keni tre dite qe hani bar do vazhdoni te hani bar neqoftese i shkoni mbrapa nje te cmenduri funksional si salih karaxhic metaj,bushat jepja vulen salihut se nuk vjen vdekja ketij Qeni serb

  5. Edi Rama eshte ai qe eshte. Po keta kane ndoj fije ndergjegje? Keta i genjen mendja se kushedi c’u eshte premtuar. Hang in there, eventually pd will be yours.

  6. Bushat !
    Sa i bie rrotull me ulje e ngritje brekushesh që frymëzojnë sojin e komentuesit që ka në gojë fjalën “shpellkar”, pse nuk i bie drejtë e shkurtë të na thuash se ti admiron vetëm ata politikanë shqiptarë që i kundërvihen SHBA ?

  7. Bushat si do qe te kete qene njehere ka qene.Sḱa ndodhur ndonjehere qe asnjehere te mos kete qene.
    Shkrim i forte sa te ben te nderrosh breket nga blu ne te kuqe ose anasjelltas.
    Edhe Shvejku eshte me vulen.

    1. Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama,o shpellkare mos u cuditni keto jane ligjet qe i ka votuar dhe PD bashke me salihun ne parlament,ka per detyre ta pranoje me dhimbje por keshtu thote ligji,tani keni tre dite qe hani bar do vazhdoni te hani bar neqoftese i shkoni mbrapa nje te cmenduri funksional si salih karaxhic metaj,sa per motrat vajzat dhe grate tuaja,shpellkaret cecene i kane shijuar,kishit revolucion ju te salihut cunat duan argetim

  8. Ajo puna e barit mesa duket u be realitet. Beni ndonje lutje nga Pakistani, Bangladeshi ose Taxhikistani, mbase ju ndihmojne me fonde per Revolucionin se ne Evrope sju pjerdh njeri, ne Amerike jo e jo.

  9. NE KOMENTET E TE PA EMERAVE,APO PRO BANDITIT , SPEKULLATORIT, HAJDUTIT, DROGMENIT, IMORALIT, E TE CMENDURIT PSIKIATRIK, KUPTOHET SE BRENDA TYRE JANE VESET E KETIJ KULISHI VETE. SI BIJE KURVI, KODOSHE KUQALESH, TE PA NDREQSHESHEM, E AKOMA DERRA TE DEMOKRACISE, DALIN DHE AKOMA E DUAN PUSHTUESIN E DEMOKRACISE. KETA HORRA GJERIZI TE SEKTIT MOHOJNE CDO TE ZEZE TE KETIJ PUSHTETI, E SHAJNE OPOZITEN, MENDONI SE SA LARG DEMOKRACISE QE JANE KETA PATRONAZHISTE TE PA NDREQSHEM , SERVILE, TE BLERE, E KATILE TE POPULLIT NA DALIN EDHE ME AKTIVISTIN. .TE KOMPROMOTOJNE SA ME SHUME SPIUNE E TUTORE SKUTHA, E PSE,,, SEPSE NUK KA BESIM TEK VOTA LIRE, PERVECSE SHANTAZHIT E BLERJES, E PRESIONIT. KY ESHT RREGJIMI TRASHEGIMTAREVE, NEN LEKUREN, APO MASKEN GJOJA DEMOKRACI.PUSHTETI NE DORE TE NJERI,T,, E TE GJITHE SEVOT PAS NJERIT, E KUJT PERSONIT ME BANAL POLITIK,,,,BIRI KURVIT.

  10. eDrama dhe eDroga, eshte ai qe eshte. Po keta debilat çfare kane. eDrama nuk i mori me zor, prandaj ai nuk eshte tutori i ketyre kurvave. Keta jane super te korruptuar dhe u pelqen. Nuk kane ambicie te metejshme per politike. Por nuk e kuptoj pse nuk i perjashtojne. Me pare ok, se do dukej Berisha diktator. Por tani eshte e gjithe PDja e ngritur. Çpune kane me PDne keta xhele?

  11. fjalët lapidare të gazetarit të famshëm italian, Indro Montaneli, për gazetarët e pasur:

    “Në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”.O xixa u zgjove pas revolucionit demokratik qe bere ti dhe spiuni salih bashke me cecenet maloke,vetem prasin ne bythe mos e hiq deri ne fitore.

  12. Respekte Bushati! Je se bashku me Fatos Lubonjen analistet opozitare te gjithe pushteteve ne Shqiperi ne keto 30 vite. Kjo ju nderon. Per te tille opinione ka nevoje qytetaria se sa per ato katunarizmat e Frrokhaneve rrospie qe shkojne sa ne nje preher pushteti ne tjetrin ky popull ka shprehjen – Kurvat mediatike.

    1. Për komunikimin me Berishën, Meta thotë se nuk është ndërprerë në asnjë moment pasi bisedojnë online për çdo detaj.

      “Të jemi të qartë, kandidatë nuk janë të Sali Berishës por të ‘Primareve’, një proces historik që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri,xixa tani hidhu nga spiuni metaj se pd u zhduk fillo lepirjen e bythes te Likes,ne fillim salihut pastaj lulzimes,prap salihut tani dyshes mona-like ti lepinbythen mire e ke ne gen o shpellkari xixa

  13. PO TE JESH NJERI, KE NDERGJEGJE E BESIM. PO TE JESHE KODOSH, E BIJE KURVI, QE SNJEH FAMILJE E KOMB, JE TI I PA FYTYRE,,,,I PAEMER, I RRJESHTUAR NE GJERIZIN RILINDAS SI KRIMB I FELLIQUR I KOHES, POR QE MBETENI NE HISTORINE E ZEZE TE KRIMIT NDAJ POPULLIT ME MASKAT E MASHTRIMIT E DEMAGOGJISE. E SI EPITET I TUAJ MBETET VETEM KAFSHERIA ME FYTYRE NJERIU.

  14. Vetë braktisi mësimdhënien për pushtetin, Berisha me mësuesit: Flituni fëmijëve për mua dhe Ilir Metën,e kuptoni o shpellkare e cecene se kush eshte ky monster qe ka udhehequr kete vend,xixa lexoje kete se do te sherbeje ne te ardhmen tende si lepiresbythe funksional

  15. Zot i madh çfarë mjerimi, çfarë turpi! Kanë mbetur po ato turma si në vitin 1913 me Haxhi Qamilin, si në vitin 1928 me mbretin Zog, “nip-stërnip i Skënderbeut”, si në vitin 1944 me Enver Hoxhën, si në vitin 1991 me Sali Berishën, si sot.

  16. A ka raste kur ” shumica ” e ka gabim?
    A nuk ishin shumica me komunistët më 1990 por Saliu me pakicën e tij kishte të drejtë?
    A nuk ishin shumica me Saliun më 1994 por nuk e votuan për referendum?
    Gazetarë të çuditshëm këta, kanë tridhjetë vjet që nuk kanë asnjë nocion nga Demokracia. Nuk është shumica Demokracia por respekti i kësaj shumicë për ligjin dhe për pakicën…
    Giovanni Sartori ( Teoria e Demokracisë).
    Asnjëherë pas Komunizmit,
    Sali Berisha nuk respektoi ligj apo kanun. Mashtroi,vodhi,rrahu,vrau,
    tjetërsoi,shiti atdheun ,gënjeu,shpiku,trilloi çdo herë që pati pushtet…..
    Asnjëherë PD nuk pati respekt për mendimin ndryshe brenda saj ,madje edhe më keq, vrau mjaft nga themeluesit dhe anëtarët e saj që nuk i donte Saliu (Pashko,Olldashi,Hajdari etj).
    Linçimi në publik ishte qejfi i madh i Berishës ( Cekën, Zogajn, Ngjelën etj)
    Partia demokratike,Saliu me të vetët nuk kanë patur kurrë lidhje me demokracinë!
    Tani u kthyem si në 1990!
    Rama me PPSH e tij kanë gjithë pushtetet…
    Duhet nga brenda PS të fillojë ,si më 1990 ,lëvizja për demokraci të vërtetë ,që do sjellë krijim partish të reja opozitare ,rrugë tjetër nuk ka.
    Ata që ndjekin Berishën!??
    Nuk i kuptoj, dhe më vjen keq për ata….
    Kur dëgjoja mbrëmë si e shpjegonte Flamur Noka te MCN,historinë me McGonigal,Ramën,Yuri Kim,Lul Bravën dhe Alibashën qeshja sa asnjëherë më parë,por kur mendoja sa njerëz ,pas Saliut,mendojnë si Muli, më kapte dëshprimi.
    Saliu do vdesë,shpejt madje, po pastaj?Çfarë do bëjnë këta munafikë!??
    Mjerë ju, mjerë ne!

  17. komentuesit i kanë kujtuar se ka zgjedhur të urojë me gratë e gabuara 8 marsin, duke qenë se si e shoqja, ashtu dhe e bija, janë shpallur “non grata” nga SHBA, se kanë përfituar financiarisht nga pushteti i burrit dhe babit, duke vjedhur fondet publike.

    “O Sali, ke zgjedhur gratë e gabuara për të uruar 8 marsin”, i shkruan një komentues!

  18. nëse gjyqin do ta kishte fituar ai, thirrjet për dhunë dhe linçim ndaj Bashës e Alibeaj, do të ishin edhe njëqind herë më të forta se kaq. Tani ato thirrjet bëhen nga pozitat e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë që problemin të cilin ja krijuan vet PD, duan tua faturojnë të tjerëve. Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe siç ofrojnë këta, por do niseshin vet “drejt shtëpive të tyre” siç e kanë zakon shpellarët e Berishës në këto raste.

  19. Sali Berisha është në ditët e veta, më të këqia politike.

    Për herë të parë pas 32 vjetësh ai s’ka më asnjë fuqi, as në parti, as në gjyqësorë, as në ekzekutiv e as legjislativ.

    E vetmja fuqi është ajo mediatike me para-lum, të cilat shpejt do t’u zbulohet edhe burimi.

    Nervozimi dhe kaosi në Foltore, mes drejtuesve të saj dhe analiste po e tregojnë më së miri këtë.

    Fati i tij paska qënë i shkruar që “lexhenda”, “historiku, ta mbyll duke u zvarritur pa nder dhe lavdi.

  20. LLAFOLLOGET, SHTJELLUESIT E PA TE VERTETAVE, PERPUNUESIT E TJETERSIMIT TE HISTORISE E NGJARJEVE ME SHKOLLEN E PARTISE, JANE HEDHUR NE KOMENTE PER TE SIGURUAR VENDIN SERVIL TE PUNES, OSE NDRYSHE RUAJNE A.ANETET E BABALLAREVE KRI.INELE TE TYRE, SHPJEGIM TJETER NUK KA. SI DO QE HIDHNI IDEOLOGJI KAMUFLISTE, BAJATE TE KRAHASIMEVE, SISTEMI I SOTEM I PSIKOS, NARKOMANIT, HAJDUTIT, BANDITIT, IMORALIT JETSOR E POLITIK, KY QE JU E MBRONI, APO MBROHENI , KA SJELLE SI NE ASNJE VEND TJETER NE EUROPE, UNINPUTINIST. ME KETE EDHE JU INI DAKORD, POR E MBULONI ME GJETHE FIKU. ATO QE NA THOTE PSEUDO ,,,GJERGJI, I KA NGA PARTIA HIBRIDE, SEPSE GJE,,RIZI ESHT I MADH E JU MBA TE TEREVE ME AROMEN QE KA E QE IKA DALE. LEPIHUNI NE ATE GJERIZ, E HIDHNI AROMEN NE KOMENTIN E PORTALIT. SKORIJE TE DEMOKRACISE. SA TU NGORDHE TUTORI JU DO SHPERNDAHENI SI ZAGARE.

    1. Tragji-komedia vazhdon! Cmimi i mbeshtetjes qe ju dha Bashes ne 2017, 2019 dhe 2021 nga shumica e deputeteve, kryesise dhe keshillit kombetar po paguhet dhe do paguhet shtrenjte! Krim pa ndeshkim nuk ka! Per kete ta mbledhin mendjen mire e gjithe trupa drejtuese hipokrite e Partise Demokratike qe e cuan PD ne kete pike qe rrezikon shkrirjen reale qe i pret nga humbja e shtate elektorale qe nga 2013!Xixa prasin mos e hiq nga bytha,gjithsesi kalo andej nga spiuni tjeter metaj qe tja lepish bythen atij shokut te salihut per ndonje vend te byrektorja e re

  21. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *