• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësorin në Kukës, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin (Emri)


Një 39-vjeçar me inicialet M.S. ka  përplasur ditën e sotme rreth 9:30 të mëngjesit një këmbësor në Kukës. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar individi me inicialet D. Xh. Ai është dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit,  automjeti tip “Daimler  Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç,  banues në Krumë, ka  përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh.,  i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *