• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë/ Fatjon Murati në arrati, larg hasmit dhe policisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Gjurma e fundit që lanë pas vrasësit e Mimoza Pajës është një makinë e djegur, e gjetur në fshatin Bubq, që ishte vjedhur disa ditë më parë në Durrës.

Nga kontrolli i kamerave, rezulton se mjeti, tip BMW me targa të huaja kalon në zonën e Qafë-Kasharit drejt Tiranës. Më pas, e njëjta makinë është filmuar në kthim, teksa lëviz me shpejtësi.

Tashmë është e qartë se vrasësit e Mimoza Pajës kërkuan të bënin një kasaphanë në lokalin ku gjendej vëllai dhe xhaxhai i Fatjon Muratit, për t’i çuar këtij të fundit një mesazh kërcënues.

Shkaqet për atentatin duhen kërkuar tek e shkuara e Fatjon Muratit, që teorikisht ishte në arrest shtëpie, ndërsa praktikisht lëvizte i lirë edhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë dhe prej andej në Turqi.

Ende sot, Murati rezulton të ketë marrë arratinë jashtë vendit, i ndërgjegjshëm se në Tiranë po e kërkojnë për ta vrarë. Në të gjithë historinë e atentatit, policia duket inekzistente.

Megjithëse ishte i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal dhe nën hetim për masën e arrestit shtëpiak, Murati duket se ka lëvizur lirisht jashtë Shqipërisë.

Zbardhet dëshmia e vëllait të Fatjon Muratit: Po shihja Juventusin kur nisën të shtënat

32-vjeçari mësohet se ka udhëtuar drejt Kosovës më datën 19 janar të këtij viti, dy muaj pasi ishte arrestuar.

Në Dhjetor, Gjykata sapo e kishte nxjerrë nga burgu, pasi ishte arrestuar për arsenalin e armëve që iu gjet një mikut të tij, Kristian Gjini.

Më 7 Mars, policia e kishte verifikuar masën e arrestit dhe e kishte gjetur në shtëpi. Por të dielën në mbrëmje, pas atentatit ai rezulton të jetë larguar.

Dyshohet se në të njëjtën ditë, Murati ka kaluar në pikën kufitare të Morinës, duke shfrytëzuar lëvizjet pa kontroll në fundjavë për të mos bllokuar trafikun mes dy vendeve.

Ndërkohë raportohet se dy miqtë e tij, Gentian Reci dhe Indrit Dokle në të njëjtën ditë kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndërsa Murati ka lëvizur drejt Turqisë./Lapsi.al



2 Comments

  1. “Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore.”

    Kështu shkruan portali “Eu Reporter” me seli në Bruksel, teksa analizon përpjekjet e Kremlinit për të fituar influencë e kontroll në rajonin e Ballkanit.

  2. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *