• |
ide | kryesore

Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rregullat



Ndryshojë rregullat për patentat e reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor zbulon se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi.

Thënë ndryshe, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf

Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit. Vetëm një javë më parë një 20-vjeçar që kishte më pak se 1 vit që kishte marrë patentën shkaktoi një aksident ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Një ndryshim tjetër është edhe zgjatja e moshës për rinovimin e patentës. Më poshtë janë dhe afatet. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Bravo per nismen per shoferet e rinj. Po shohim cdo dite tmerr nga aksidentet. Per kuriozitet, une e kam marre patenten me shume se 20 vite me pare dhe kam mbi 20 vite pa kapur timon me dore(me jane shtuar dhe piket e patentes si shofer pa aksidente). Tani kam pershtypjen se nuk e mbaj mend mire ngarjen e makines. Pse jam une me i mire se ata qe mbaruan kursin tani ose para pak muajsh? Si parandalim per aksidente me duket i pjesshem. Me shume duket si justifikim per cdo gje qe po shohim qe po ndodh ne rruge. Ndoshta duhet qe policia dhe drejtesia te jene me “te hajrit” pastaj te kene vlere keto nismat e tjera me kubike makinash, qe deri diku jane te mira.

    1. Aksidentet i shmang vetëm ligji i ashpër pra t’ju vejnë gjoba të rënda dhe nëse e përsërisin 3 herë brenda vitit t’jua marrin patentën fare dhe pas 3 vitesh t’ju jepet e drejta të shkojnë dhe të japin prova (testet) nga e para për ta marr patentën…. pra kështu duhet të bëhen ligjet dhe rregullat e qarkullimit rrugor si në vendet evropiane shembull është Danimarka që kam jetuar dhe kam njohuri për këtë gjë!!!

  2. Ligj i vendosur gjasme për parandalim aksidentesh por në fakt thjesht detyron një të sapo patentuar që të blej një makinë të re (brenda ligjit) dhe mos të këtë mundësi të përdori atë që ka i ati ose familja e tij. Shkurt një familje tani duhet të paiset me dy makina. Ajo familjare e cila nuk mund të jetë 55kw/ton (sepse nuk i përmbush nevojat) dhe ajo “e lejuara për të sapo patentuarit “😉

    Edhe sikur një drejtuesi ti ulësh fuqinë motorrike në 55 kW/Ton sërisht ai mund të kryej dëme njerëzore nëse nuk respekton rregulloren e qarkullimit rrugor!

    Pra zgjidhja nuk është ulja e fuqisë motorrike por detyrimi që ai të zbatojë rregulloren për ndryshe duhet ti hiqet leja e drejtimit dhe të shkojë ta japi sërisht provimin pas 2-3 vitesh!!

    Për aq kohë sa policia del sa për shfaqje dhe kap ndonjë fukara aksidentet nuk kanë për tu zvogëluar! Duhet të ashpërsohen masat dhe tek kushdo Jo të ulet fuqia motorrike.

    Kjo nuk zgjidh asgjë…

  3. Karllik me oke…. cmenduri qe fatkeqsisht shume njerez do ta paguajne me jete.

    Makinat e lartpermendura (me fuqi te ulet motorike dhe me telajo kartoni) ne nje aksident te mundshem mund te jene fatale per jeten e drejtuesit (te ri) dhe te pasagjereve te tij nese ato perplasen pas nje muri/objekti apo nga nje mjet tjeter i nje drejtuesi (te vjeter) qe nxiton. Po te shfletoni dhe te lexoni siguria e ketyre makinave qe do lejojne keta te mencmit nuk e kalon noten e sigurise 2.8 nga 5 qe eshte maksimalja. Pra keto mjete ne fakt duhet te perdoren nga shofere te sprovuar qe njohin mire timonin dhe te rritur qe i dine njekohesisht rendesine jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *