• |
ide | kryesore

Policia bën bilancin javor, 17 shoferë të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
arrest, Korçë



Policia Rrugore ka publikuar raportin javor përsa i takon masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Në raport thuhet se përgjatë javës u arrestuan 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit.

🚔📆 Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

🚔 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

• 8 të dehur në timon

• 3 pa leje drejtimi

• 1 nën ndikim narkotikësh

• 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi

• 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit

• 2 për korupsion aktiv

• 1 për trafikim mjetesh

📊 Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

• 152 për xhama të zinj

• 522 për tejkalim shpejtësie

• 404 për parakalim të gabuar

• 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit

• 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit

• 516 për mosvendosje të kaskës

• 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve

• 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”

• 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve

• 8495 për qëndrim të gabuar

• 839 për masa të tjera

🛑 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

🚗 Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

• 7 me targa të huaja për verifikim

• 34 për detyrime të palikuiduara

• 1 për mungesë dokumentacioni

• 12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *