• |
ide | kryesore

“Qeveria i zuri të tëra i q*u robt. Duan lekun për vete…”, drejtori i ujësjellësit në Gjirokastër punon edhe si taksixhi (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimit drejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kycë. Bëhet fjalë për dy përgjegjës dhe një sekretare. Anxhela, sekretarja thuhet, se është kushërira e dytë. Mariola, shefja e burimeve njerëzore është vajza e hallës. Klaudio, djali i tezes.

Ne shkuam atje për të verifikuar situatën. Vetë drejtori Genti Llogo, tha se ishte në terren dhe e mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi, se punonjësit janë të afërm të tij. Drejtori tjetër, Iljaz Memushi, i UKGJ ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet, që ai nuk ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar punon dhe si taksist në të zezë.

Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na con në Kakavijë. Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në ujësjellës për cështje faturash. Ndiqni me poshte investigimin e “STOP”.

https://www.youtube.com/watch?v=edZ1VjOiIbQ



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *