• |
ide | kryesore

Kërcënoi familjarët me armë zjarri, në pranga 41-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Afternoon” , ku ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme një 41-vjeçar që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij. Qytetarit me iniciatel J.Xh., iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, pasi kërcënoi familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”.

Burimet paraprake bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *