• |
ide | kryesore

Zbulohet data e finales së “Big Brother Vip”

F1, Paparazzi
Big



Së fundmi është zbuluar data finale e reality show “Big Brother Vip Albania 2”. Para spektaklit në shtëpi erdhi një zarf i kuq duke nxitur aludime nga banorët për përmbajtjen e tij. Por ditën e djeshme, moderatorja Arbana ka shuar kuriozitetin e konkurrentëve dhe shikuesve duke zbuluar se ata do të duhet të qëndrojnë gati dy muaj të tjerë brenda shtëpisë.

Më 6 Maj,  do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor apo më vonë. Një pjesë e banorëve e morën me sportivitet këtë lajm ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk komentuan. Arbana u shpreh se ata kanë kohë deri të martën për të dhënë vendimin e tyre, nëse do të qëndrojnë ende në shtëpi apo do të largohen. Moderatorja shtoi gjithashtu se çdo finalist i “Big Brother Vip” do të fitojë 10 mijë euro dhe cmimi i madh mund të shkojë sërish në 1oo mijë euro nëse ata ia dalin të realizojnë me sukses sfidat nga Vëllai i Madh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *