• |
ide | kryesore

Breshëria e kallashnikovit mbi Top Channel trondit vendin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak pas mesnate, plot një karikator kallashnikovi u derdh mbi televizionin Top Channel duke lënë të vrarë një roje të godinës. Ngjarja tronditi thellë botën e medias dhe opinionin publik.

Roja që mbeti i vrarë quhej Pal Kola dhe ishte 60 vjeç.

Sipas njoftimeve nga policia, ngjarja ndodhi në orën 00:40 të mëngjesit të sotëm. 27 plumba u qëlluan drejt Top Channel-it. Dyshohet se në sulm morën pjesë tre persona.

(Policia në vendin e ngjarjes)

Po cili është itinerari që ndoqën autorët? Dyshohet se ata kanë ardhur nga Kashari në drejtim të Tiranës, në Mëzez. Sapo kanë kaluar godinën e televizionit janë kthyer nga ana e pasme duke qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 27 gëzhoja, ndërsa pas ngjarjes në zonën e Kavajës u gjet një makine e djegur “Range Rover”, brenda së cilës ishin edhe dy kallashnikovë.

(Makina e djegur me dy kallashnikovë brenda)

Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Motivet e ketij sulmi të paprecedent nuk bëhen me dije. Por, Top Channel vetë reagoi për ngjarjen duke i dhënë nuancën më të rëndë të mundshme. Në një reagim të gjatë për ngjarjen, Top Channel insiston se ky është një akt terrorist. Televizioni nuk le vend për interpretim sa i përket motivit pas këtij sulmi, misionin e fjalës së lirë.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.” – ishte kryefjala e reagimit të televizionit.

Ndërsa opinioni publik nuk e ka të qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë veprim, tezat e hedhura janë të shumta, nga ato më banalet deri tek konspiracionet mbi pronësinë e Top Channel. Nga dyshimet për një hakmarrje për produksionin e Big Brother, deri tek shitja fiktive e Top Channel.

Lexo më tej: E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (Faktet) 

Për ngjarjen e rëndë reaguan institucionet më të larta të vendit, politikanët, dhe shoqata të ndryshme që operojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” – u shpreh Rama.

Presidenti Bajram Begaj

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

Kreu i opozitës Sali Berisha

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”- shkruan Berisha.

Ambasada Amerikane

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”. 

Shoqatat e mediave

“Mbetëm të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie e objektit. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në një postim në Tëitter të Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias.

Por përmes kësaj platforme, Safe Journalist Albania përcolli mesazhin e Media Freedom Rapid Response, mekanizmit evropian që gjurmon monitoron e reagon ndaj shkeljeve të lirisë së shtypit në vendet e BE-së.

“Mendimet tona janë me familjen e rojës së sigurisë që humbi jetën në sulmin tragjik ndaj ambienteve të Top Channel në Shqipëri. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kryejë hetime të plota dhe të paanshme për këtë incident dhe të nxjerrë autorët para drejtësisë”, thuhet në postim.

Ndaj ngjarjes së rëndë reagoi dhe shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”. Shoqata tha se sulmi ndaj Top Channel rëndon klimën në të cilën punojnë gazetarët në Shqipëri .

“Dënojmë me forcë sulmin terrorist me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj televizionit kombëtar Top Channel, gjatë të cilit humbi jetën roja i sigurisë. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin solidaritetin e plotë me kolegët e gjithë komunitetin e Top Channel dhe i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit Pal Kola. Shoqata u bën thirrje agjencive ligjzbatuese për hetime të sa më të shpejta dhe transparente mbi këtë ngjarje tronditëse për gjithë komunitetin e gazetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e saj.

©LAPSI.AL 



25 Comments

    1. Sulmi me pasoje vrasjen e te ndjerit, eshte trondites. Ngushellime familjes dhe sa me pare autoret para ligjit.

      Mjerisht, po aq uleritese eshte edhe paturpesia e gazetareve shterpe, servile dhe komisare politik te mafie-meduzes se kuqe Rama. Si nje fare Karlo Bolino. Tashme nuk i le fare vend Meros per te shkruar hartime te tipit fari balliste! Me nje urrejtje skandaloze, injorance dhe imoralitet deri ne utopi! Si kofini pas te vjelit i kujtohet sulmi dhe media. Ama per dy vite minim te medias me tritol dhe sekuestro i redaktonte Rames twitterin. Te ketille te pa moral duhet tu vije turp por cedo, faju u eshte bere qyrk qe e veshin si maske perdite! Dhe jo vetem, por edhe komentuesit i kane vetem nga radhet e patronazhisteve. Te tjeret- i ndalon censura! Moto e tyre: Censura ndaj kritikes, shprehja me shembullore e lirise!

      1. Kriminelin qe sulmoje TV Channel e dine te gjithe se kush eshte. E kush tjeter veç atij qe sulmoje dhe dogji seline e gazetes Koha Jone?

  1. Pas 24 orësh varianti zyrtar…Alibia per ngajrjen…fansat sulmuan për mërzitjen e Luisit… nga ikja e kiarws E vërteta do mbese jetim nga nena dhe baba

  2. E tha Ed Kokaina s’keni par gjë akoma, ndërkohë ka krijuar mafian më të rrezikshme në botë. Kjo ndodh kur të verbrit votojnë satanikët në pushtet. Prisni prisni ….

  3. Joooooooooooooooooooooooooooooo, kane dashur te vrasin rojen!!!!

    hahahahahahahahahahahahahahahahahaha, teza me e fundit e fugshpumsave dhe merobazikeve!

    1. Ngushëllime familjes se viktimës , çfarë te mbjellësh do korrësh, tani do thojne kan ngatërruar objektiv se Jan mësuar keta te Top-hales me mashtruar njerëzit, edhe kur vdiq Tani pronari me aksident ishte vetëm thanen nuk e përmenden ate te shkreten qe vdiq me te. Kështu qe gjynah ai i shkreti Roja qe vdiq

  4. Kjo ishte lojë o popull, një nga ato lojrat mafioze të Ed drogës dhe bashkëkriminelëve prej 10 vjetësh , si Top-inceneratori , Fane-xhvatësi i pronave , etj. , duke tallur b*thën me mjeranët injorant, nga xhepat e të cilëve rrëmben paret, për të realizuar djallëzit e tij prej psikokrimineli për pushtet.

  5. Kjo ishte lojë o popull, një nga ato lojrat mafioze me viktima të Ed drogës dhe bashkëkriminelëve prej 10 vjetësh , si Top-inceneratori , Fane-xhvatësi i pronave , etj. , duke tallur b*thën me mjeranët injorant, nga xhepat e të cilëve rrëmben paret, për të realizuar djallëzit e tij prej psikokrimineli për pushtet.

    1. Miliona fitime topi,paga stratosferike per drejtues gazetare,shantazhues,dhe 30000 mije leke ne muaj rojes,u ngelshin ne fyt dashte zoti.

  6. Ngushellime ne familjen e te Ndjerit! Mos u lodhni te gjeni kriminelet , ata jane shtuar si kerpudhat pas shiut nga e majta dhe e djathta Po genjej gje !? Joooo kete e dime te gjithe

  7. Shume ngushellime per familjen e Pal Koles!!
    Ndersa per Top-Chenefin…..
    E ka meritu ma shume,por pa gjakderdhje.
    Top- Chenef,Top-Chenlepirsi me ajken e mashtruesve te diplomum ne Akademutin e Ridhjerjes,jane ato qe kane cenu PA ANSHMERINE E LAJMIT!
    Sherbetore te MONIZMIT demokratik te ngritur me antiligje nga shkerdhorilindja DEMON-iste e mafiozeve qeveritar me n’krye superhajdutin,mashtruesin Edmut Ramshkerdhata!
    Dhe n’fund Ju dhjefsha BIGBRATHER dhe
    PERPUTHEN te cilat ndikojne tmerrsisht keq tek brezi aktual!

  8. Po të ishte Top kanali i dikurshën kur ishte opozitare e qeverisë Berisha, do mendoja që ky akt sulmi dje me kallashnikov do ishte një sulm terrorist, apo mafioz kundër fjalës së lirë. Por Top kanal ka rreth një dekadë tashmë që shpërdoron fjalën e lirë dhe është thjesht një megafon propagande! Dikur kur qe Ben Blushi drejtor, ishte dhe një emision gjobvënës ndaj bizneseve me anë të dokumentarëve që jepeshin në Top story. Emisioni më i shikuar aktualisht te Topi është Big Brother Vip. Një spektakël televiziv me skenar (eksperiment social) ku banorët gjasme vipa nxiten nga produksioni të krijojmë situata koti nga hiçi duke u konfrontuar, ofenduar, sharë e kërcënuar me njëri tjetrin, me qëllimin e rritjes së audiencës dhe kështu përfitimit përmes reklamave super të shtrenjta gjatë transmetimit të showt, dhe sponsorave të ndryshëm. Është një program jo edukues, ku promovohet bullizmi, dhe ka një sforcim artificial dhe amplifikim të emocioneve të banorëve për përfitim shikueshmërie. Përveç kësaj, produksioni hapur fare mban anë dhe nuk është transparent dhe asnjëanës në masat ndëshkimore të marra kur thyhen rregullat nga banorët, dhe është jo transparent në votat që jep publiku me sms për eliminimin e banorëve “vip” nga shtëpia! Psh, Luizi me 600-700 mijë ndjekës në instagram e me mijëra fansa të tjerë më shumë se Olta Gixhari, nuk artiti të shpëtojë dot Kiarën (të dashurën) nga nominimi. Pra, nuk mjaftuan votat e fansave të të tij dhe Kiarës. Si ka mundësi? Olta ka më pak pëlqyeshmëri në publik, në çdo sondazh apo rrjet social. Luizi futet në tualet me Maestron dhe me Kristin, dhe të tre çohen në nominim. Luizi futet në hale me Oltën dhe nuk ndodh asgjë. Si ka mundësi? Një pyetje ka rëndësi: Ku punon e ëma e Oltës dhe ç’lidhje ka me Lori Hoxhën? Përveç gjithë këtyre më sipër, sidoqoftë, edhe pse Luizi është më i preferuari nga banorët e tjerë, ai nuk përfaqëson ndonjë vlerë të veçantë. Gjatë qëndrimit të tij deri më sot ai ka treguar që është një bullizues,një ofendues e kërcënues burrash e grash pa dallim në atë shtëpi, madje edhe dhunues ku e vërtetoi me Kiarën te situata e lavamanit. Do të fitojë me çdo kusht. Top kanali ka bërë një kontratë të fshehtë me Luizin për menaxhinin e imazhit të tij në çdo aspekt, edhe të zërit të tij, instagramit të tij, etj rrjete sociale, kontratë që ka vlerën 100 mijë €. Topi nga kjo kontratë fiton shumëfish më shumë, dhe Luizit i jep vetëm 100mijë €. Vetëm nga Golden Eagle që donte Luizin si imazh Topi do fitonte 200mijë €. Kjo kontratë me Ejllin, sidoqoftë nuk duhej të firmosej ndërkohë që Luizi është akoma brenda në lojë në BBVip, sepse kështu loja del e trukuar dhe Luizi ka avantazh sepse është i sigurtë edhe nëse nuk fiton në finale. Pastaj, sa kohë ai është në lojë në shtëpi, Topi që menaxhon spektaklin Bbvip nuk duhet të nënshkruajë kontratë imazhi me asnjë banor akoma në lojë gjatë lojës sepse është konflikt interesi. Pra, duke pasur kontratën Topi është e detyruar të kurojë imazhin e Luizit brenda shtëpisë e ta lejojë që ai të dalë i larë nga çdo situatë sado e pafavorshme për të, sepse prishja e imazhit të Luizit dëmton kontratën e Topit, e si rrjedhim fitimet e saj. Besoj tani është e qartë që Top channel nuk është media e fjalës së lirë, por vetëm TV propagande, shantazhi, manipulimi publik, dhe përfitimit të paligjshëm në konflikt interesi.

  9. K.Bolino është Fredo Korleone. Ky, misionar i Sorrosit, sebashku me Nikoll Lesin intriguan që Shqiptaret të gjunjezoheshin prapë nën dogmen komuniste (PKSH=PS=Rilindja).
    Gazeta Koha Jone, ishte nje intrige shumë e hollë duke përhapur kercënim fallc për ata mijëra antare të ndershem të Partise së Punes qe te trembur dhe traumatizuar ti ktheheshin riorganizimit regresiv ne Partine Socialiste duke braktisur gabimisht demokracine e vertete patriotike.
    Dhe s’kishte se si te ndodhte ndryshe sepse ata që sunduan botën në 1945 ishin po ata në 1990 !
    Të shohim a do të ndryshojë gjë !!! Shqiptarët s’kanë se çfarë të humbasin, sepse u konsideruan si humbës pas luftës së dytë botërore.

  10. Hajde policia hajde!! 100.000 € qeveria te tregoje kush ka informacion!! 😝😜😜Jemi bo si ne kohen e qemotit; sherifat qe nxirrnin ‘wanted’ per kaubojsat…

    Nuk po them qe Topi eshte engjell! (TV private, qe mbahet me taksa publike eshte!!) Po kokat hengshin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *