• |
ide | kryesore

E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (faktet)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
top channel vjollca hoxha



Këtë fundjavë shumë tituj mediash njoftuan shitjen e televizionit më të madh në vend për një shifër prej 9 milionë Euro, nga trashigimtarët e Dritan Hoxhës drejt një kompanie të panjohur të quajtur “Western Media Conglomerate Investments LTD”. CNA, që botoi edhe dokuemente të këtij transaksioni, paraqiti faksimilen sipas së cilës të pesë trashigimtarëst e familjes Hoxha,  Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha dhe Redia Hoxha, i kishin shitur, secili nga 20% të aksioneve që dispononin, për ti kaluar tek kompania e regjistruar në një parajsë fiskale si ishujt Belize. 

Ky transaksion që në pamje të parë dukej si një mardhënie e pastër financiare mori këtë të premte një ngjyrim të fortë politik, kur kreu i opozitës Sali Berisha, akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën se fshihet pas këtij pazari.   

“Ky është një veprim i pashembullt, asgjësimi i një televizioni kombëtar, me licencë kombëtare, tjetërsimi i tij në kundërshtim me çdo rregull, përbën një veprim të tmerrshëm mafioz, personalisht të Edi Ramës dhe klanit të tij. Një televizion kombëtar ka marrë një valë dhe frekuencë kombëtare. Këto janë pasuri publike. Ato nuk privatizohen. Asnjë televizion nuk mund të përfundojë në Belizë të Edi Ramës, Erion Veliajt, të këtyre mafiozëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë tjetër” deklaroi kryedemokrati gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Berisha tregoi me gishtë të venë e Dritan Hoxhës, Vjollca Hoxha se kishte përdorur kritikat e një periudhe ndaj qeverisë për ta detyruar Ramën dhe Veliajn hedhin paratë për blerejen e ekranit më të madh kombëtar në vend.

Në pamje të parë kryedemokrati ka të drejtë. Linja editoriale e Top Channel u bë gazi i botës duke filluar për disa javë me sulme të fuqishme ndaj kryeministrit, për tu kthyer më pas, sa hap e mbyll sytë, në mbështetëse të politikave të tij. Në mes të vjeshtës që shkoi, pasi largoi nga drejtimi i lajmeve ish drejtorin Sokol Balla, Topi u bë papritmas kritik. Në ekran filluan të shfaqen kronika tejet të ashpra ndaj qeverisë. Kulmi arriti kur vendi u shpall se po shkonte drejt autokracisë (foto poshtë), njësoj siç pretendojnë kundërshtarët më të paepur të Edi Ramës.

LEXO ME TEJ:

Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës 

Pikërisht kjo fushatë e detyroi shefin e qeverisë të reagonte edhe publikisht. Duke reshtuar në një Twitter të gjitha titujt e lajmeve që pati dhënë ekrani më i madh në vend, kryeministri e akuzoi atë drejtpërdrejt se kërkonte favore të paligjshme. Pra se po e përdorte median për shantazh.

 

Por fortuna nuk zgjati shumë. I njëjti ekran që pati shpallur se vendin kishte marrë tatepjetën drejt autokracisë u bë i denjë për meme që e kalojnë edhe çudinë e Big Brother kur transmetoi një kronikë se “Demokracia kishte bërë përparim”.

Paranteza kritike përfundoi dhe Topi u kthye në brazdën e përhershme të militantizmin alla metVeli.

Pra, në pikpamje logjike, lidhja mes këtyre piruetave dhe një transaksioni financiar të dirigjuar nga Rama, ashtu sikurse pretendon Berisha, nuk ngjan e paarsyeshme.

Por në fakt, versioni i liderit demokrat ka pak gjasa të jetë i vërtetë. Sipas investigimit që Lapsi.al ka bërë brenda Top Channel, ai drejtohet gjithmonë nga familja Hoxha, me të vetmin ndryshim se frenat e komandës kanë kaluar nga e ëma, Vjollca, që fëmijët e kanë mënjanuar, tek Lori Hoxha, që ka marë komandën e plotë jo vetëm mbi spektaklin, por edhe mbi lajmet dhe emisionin politik të Grida Dumës. Pra nuk ka asnjë indicie që pronësia e Top Channel të ketë ndryshuar realisht, ashtu siç pretendohet në dokumentin e shitjes të bërë publik dy ditë më parë. Një arsye më shumë që e mbështet këtë version është edhe çmimi. Sipas auditeve që janë bërë televizioni kombëtar vlen disa fish më shumë sesa 9 milionë eurot që pretendohet se është shitur.

Ka shumë mundësi që transaksioni i botuar në media dhe i komentuar nga lideri demokrat të jetë thjesht fiktiv dhe ato 9 milionë euro për ndryshimin e pronësisë të mos jenë paguar kurrë.

“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in 

Po pse do duhej të bëhej kjo shitje fiktive në një kompani që nuk i njihen pronarët, të regjistruar në një parajsë fiskale? Më shumë për këtë enigmë mund të mësohet po të shikohet me vëmendje data e kontratës së shtjes. Ajo shënon 14 janar. Por çfarë përfaqëson kjo datë?

Ajo gjendet vetëm katër ditë përpara se në Gjykatën e Lartë të zhvillohej procesi i famshëm lidhur me pronësinë e Topit ku ish aksionerët, Albert Sino dhe Aurel Baçi, partnerë të Dritan Hoxhës, pretendonin 60 % të aksioneve. Kjo histori daton që prej 9 majit 2016, kur familja Hoxha humbi gjyqin lidhur me aksionet e kompanisë. Këto të fundit, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Dritan Hoxhës, si pasojë e një aksidenti automobilistik, i përkisnin 40% trashëgimtarëve të tij dhe 60% ish miqeve të Dritan Hoxhës, të cilëve ai u’a kishte kaluar aksionet në vitin 2007, pasi ligji për mediat audiovizive të asaj kohe nuk lejonte një pronar të vetëm me më shumë se 40% të një mediaje kombëtare. Në këtë konflikt, në dy shkallët e gjykimit, një herë pati fituar familja Hoxha dhe një herë tjetër ata që pretendonin 60 % të kompanisë. Në datën 18 janar çështja do të gjykohej në gjykatën e lartë. Dhe me siguri shitja fiktive prej 9 milionë eurosh është bërë si një siguresë e fundit nëse trashigimtarët e Dritan Hoxhës e humbisnin procesin.

Gjyqi për Top Channel/ A po i bëhet një puç Vjollca Hoxhës?

Kjo nuk ndodhi. Gjykata e Lartë vendosi përfundimisht në favor të tyre e këtu nuk përjashtohet të ketë qenë edhe ndërhyrja e fortë e pushtetit. Një fakt është i pamohueshëm. Linja editoriale ndryshoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së lartë. Por, më tej hipotezat që bën Berisha për blerjen e ekranit kombëtar nga Rama dhe Veliaj me shumë gjasë janë fantazi. Top Chanel i përket ende familjes Hoxha. Pinjollët e saj janë në drejtimin e TV-së dhe transaksioni në Belize, sipas çdo gjase, është bërë thjesht për ti shpëtuar ndonjë vendimi të papritur të drejtësisë.

©Lapsi.al



30 Comments

  1. Ngaqe ne, te vrafrit, nuk merremi as me shantazhe, as me qelburina politike, e as me shitblerje aksionesh apo gjobavenie, NUK E KUPTOVA FARE ZHVILLIMIN E CESHTJES më lart!!!!

    (Sa i trashe jam!)

    1. lexova titullin e thashe ta lexoj… sa pashe qe e paska thene Berisha e lashe leximin se mashtrim do jete e s’ia vlen me harxhu kohe

    2. Namut, kjo është loja.
      Ja shiko çfarë thotë Luizi tek Big Brathër Rrip.
      Pastaj pse Syri Pim Çekës mund të japë çfarëdo lajmi edhe pa ndodhur fare dhe askush nuk thotë asgjë?
      Dhe kur Top Channel herë bëhet me Luizin, herë me Oltën të gjithë hidhen përpjetë?
      Luizi do fitojë. Kjo është një fitore e madhe e PD të Ridhjerjes.
      Mirëpo sa të dalë nga Bigu, Luizi shkon dhe i bashkohet Benet Becit.
      Ja shikoni Frederik Nocin.
      Ikni nga Non Grata, thotë Riku. Për herë të parë, thotë Riku, me Benetin, me mua dhe me Luiz Ejllin, fitojmë bashkinë e Shkodrës.
      Hajde dhe fol ti Shkulluar për Top Channel. Këtu po ndodhin çudira.

    3. Faktet jane qe nje kompani offshore e panjohur per asgje, me drejtor nje 36 vjecar Neidy Leoneli Gonzalez, ka blere nje nga media tv me te medha ne vend per nje shume qesharake.
      Nje nga kompanite e tjera qe sbejne asgje dhe eshte drejtor ky Funtech Metaverse Ltd eshte ne londer me adrese
      27 Old Gloucester Street London WC1N 3AX United Kingdom
      Shkoni shifeni se ca eshte

  2. Smerr vesh fare smerr!

    Rama ja dha vjollces topin me ane te gjykates se larte.
    Topi nga kunder u kthye ne pro sic gjithmone.
    Vjollca me gjithe te sajet e te asaj tjetres e shiten gjoja.

    Edhe po ta humbnin do krijonin andralla te tjera me gjyqe te te tjera civile pronesie dhe efketivisht do e mbanin ato derisa te perfundonin gjyqet pas nje ose 2 dekadash .
    Sa i trashe

    1. Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe
      Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe
      Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe

  3. Nuk pjerdh Edi Rama per mediat qe lepijn sumen e saliut.Edi dhe PS 60 bashki ,Sali rithemelimi +lul brava 1 bashki.

  4. Sali berisha, te fantazoj!
    Kurr.
    Kurr.
    Ai eshte i gjith dituri. I gjith anshemi. I gjith pushteteshmi.
    Ai kurr nuk eshte mare me llafe. E me intriga.
    Ai ecen vetem me te drejten. Dhe me kushtetuten.
    Te dal dikush e te thot vecse 1 fantazi te berishes…… Asnje. Ska asnje difekt. Njelloj si dikur shoku Enver.

  5. As që mund të kuptohen kurrë marifetet korruptive të “aksioneve” qeveritare e mediatike, por ajo që unë vërtetë nuk e kam kuptuar, është vendimi i ish deputetes e ish nënkryetares së kësaj partie, Grida Duma, që të punësohet në këtë media që historikisht ka qenë mbështetëse e socialistëve.

  6. As që mund të kuptohen kurrë marifetet korruptive të “aksioneve” qeveritare e mediatike, por ajo që unë vërtetë nuk e kam kuptuar, është vendimi i ish deputetes e ish nënkryetares së PD, Grida Duma, që të punësohet në këtë media që historikisht ka qenë mbështetëse e socialistëve.

  7. Ka vite që Top Kanal nuk ka linjë të qartë editoriale, çka është reflektuar në ndërrimin e drejtorëve të informacionit, duke patur kujdes që te ishin pro Rames.

    Luhatjet me disa emisione lidhen me pazare të drejtuesve të tij e me afera, së fundmi me inceneratoret e paratë e marra, por në çdo rast “kritikat antiqeveritare” kishin të bënin me qejfmbetje apo kërcënime të vogla mes tyre dhe Rames.

    Në kushtet kur pronarët pa themeluesin e Top Kanal nuk kanë aftësitë e duhura, ata zgjodhën kthimin e tij në televizion komercial e me emisione surrogate Big Brother e Perputhen, Gra e Vajza, etj, larg modeleve europiane qe imitojnë.

    Nuk do të habitesha që Top Kanal të shndërrohet në çdo aspekt në një ABC news 2, madje në duar profanesh për pak kohë .

    Më pas do të shohim pronarët e vërtetë të mediave kryesore në Shqiperi.

    Tregu i deformuar qëllimisht në Shqipëri nuk mund të kursente median, me të cilën KM ka një raport dashuri-urrejtje prej 32 vitesh.

    1. Marifetlliqe te Topit e Ramës. Sidoqoftë Berisha u prononcua në konferencë shtypi duke përmendur investigimin e CNA. Nëse është ashtu siç referohet atëherë është një turp i madh për një Tv kombëtar tha ai.Pra nuk se e shpiku Berisha.Por një gjë është se ajo kontratë lë për të dyshuar dhe për shitjen.

  8. Marifetlliqe te Topit e Ramës. Sidoqoftë Berisha u prononcua në konferencë shtypi duke përmendur investigimin e CNA. Nëse është ashtu siç referohet atëherë është një turp i madh për një Tv kombëtar tha ai.Pra nuk se e shpiku Berisha.Por një gjë është se ajo kontratë lë për të dyshuar dhe për shitjen.

    1. O Jarga e Palles se Karit, po ti merr vesh?
      Fundi, na plasi ne per Top Qenefin dhe per Tanin me floke te gjata alla vitet 70 qe mire qe vdiq po na demtoi edhe pemen buze Lanes.
      Po kjo Vjollca, gruaja qe kishte pjelle me Tan malokun modern nja 4 5 kalamaj e na e qante e thoshte se ishte burre i mire, packa se vdiq duke perplasur Ferrarin ne 2 te nates, i droguar e bashke me nje femer tjeter ne makine.
      E cnuk boka robi per leke.

    2. Jeni fshatare ju! S’mbushni. Jeni te vonuar.

      Nuk keni logjike formale.

      Shkoni mesoni te punoni token e te rrisni pulat e vicat e pastaj vazhdoni te merreni me muhabete me te komplikuara.

      Se edhe si fshatare (fermere e blegtore) jeni totalisht te paafte!

      1. Top canel I gaz pajes me 120 dylim tok ne bregdet top hajduti I shqiptareve me gazetaret me servila te pushtetit te ramqiirit

  9. Jeni fshatare ju! S’mbushni. Jeni te vonuar!

    Nuk keni logjike formale.

    Shkoni mesoni te punoni token e te rrisni pulat e vicat e pastaj vazhdoni te merreni me muhabete me te komplikuara.

    Se edhe si fshatare (fermere e blegtore) jeni totalisht te paafte!

  10. Western Media Conglomerate Investments LTD!!!!!!!!!!!

    Q nonen Eri! Kercasin guackat kendej.

    O moj Shqypni kush te qi!

  11. Faktet jane qe nje kompani offshore e panjohur per asgje, me drejtor nje 36 vjecar Neidy Leoneli Gonzalez, ka blere nje nga media tv me te medha ne vend per nje shume qesharake.
    Nje nga kompanite e tjera qe sbejne asgje dhe eshte drejtor ky Funtech Metaverse Ltd eshte ne londer me adrese
    27 Old Gloucester Street London WC1N 3AX United Kingdom
    Shkoni shifeni se ca eshte

    1. Po sikur kjo kompania e hicit, me pronar kete spanjollin qe mund te jete ndonje lopcar ne kenetat e Spanjes, te bleje edhe Klan, Vizion +, News 24 e cfare ti doje bytha, ne cfare na plasi ?
      Keto media kazan te Rames kane qene e do te jene.
      Se shpejti pervec Ertv do te kete edhe LindaRamatv (lrtv), zaho tv, Aneta kurva tv, Kristaq krimineli tv etj. por me i famshmi do te jete kanali mbarekombetar Droge & Hajdute TV .

  12. Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe
    Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe
    Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe Fuck europe fuck europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *