• |
ide | kryesore

Gjyqi për Top Channel/ A po i bëhet një puç Vjollca Hoxhës?

I pakategorizuar
sss.jpg



Vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës, që ka nxjerrë humbse në procesin e pronësisë të Top Channel, të venë e Dritan Hoxhës ka pasur efektin e një surprize. Zakonisht në mënyrë të drejtë ose të padrejtë gjykatat shqiptare, në konflikte të tilla, kanë mbajtur krahun e pronarëve të medieve që kanë arritur të ruajnë kontrollin e televizionit. Kjo dyshohej që do të ndodhte edhe këtë herë aq më tepër që në favor të znj Hoxha kanë ndërhyrë edhe drejtues programesh me shumë influencë. Por sot znj Hoxha ka dalë e humbur në konfliktin përballë Albert Sinos dhe Aurel Baçit që disponojnë sërish 60% të aksioneve.

Kërkesa e saj dhe e katër fëmijëve Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha ishte që dy të paditurit tu kthenin këto aksione që u kish kaluar i ati i tyre i ndjerë. Ata pretendonin se ky akt kalimi pronësie qe bërë pa bekimin e familjes. Pikërisht për këtë filloi edhe procesi më 18.01.2016.

Por sot gjykata ka çmuar se vendimi i familjes Hoxha është i pabazuar në prova dhe në fakte.

Deri këtu gjithçka është OK.

Sikur mos kishte dy dyshime

I pari që po thyhet precedenti (ndonëse jo detyrimish i gabuar) që ai që ka komandën e medias fiton dhe gjyqin mbi pronësinë.

Dyshimi i dytë vjen nga shikimi i kalendarit gjyqësor.

Duket sikur kjo çështje gjyqësore është tentuar të mbyllet shpejt. Po të shikosh grafikun e Gjykatës së Tiranës për të janë zhvilluar vetëm shtatë seanca dhe mbi të gjitha ajo ka mbaruar për një kohë rekord: vetëm në 113 ditë ndërkohë që mesatarja e çështjeve të tilla zgjat gati 252 ditë (shih grafikun poshte).

Pyetja që kanë ngritur brenda Top Channel-it është: Pse ky nxitim?

“Frika e drejtuesve të televizionit është ajo e një ndërhyrje politike” tha një burim i rezervuar brenda TCH, për Lapsi.al.

Në fakt që prej më shumë se një viti Vjollca Hoxha është në raporte të këqia me kryeministrin Rama, që kur ky i fundit vuri veton për ti dhënë asaj koncesionin 30 vjeçar për parkingjet e kryeqytetit.

Që prej asaj kohe ajo ka marëdhënie shumë më miqësore me Lulzim Bashën dhe tv ka shtuar notat kritike ndaj së majtës.

Ndoshta ky konflikt e çoi Vjollca Hoxhën drejt një vale pastrimesh në televizion nga frika se struktura drejtuese punonte direkt për kryeministrin.

Dhe tani frika është se mos njerëzit pranë tij po përdorin pushtetin gjyqësor, për të detyruar drejtuesen e televizionit të negociojë me ta.

Tani për tani kjo është vetëm një hipotezë e cila pritet të vërtetohen në gjykimin në shkallë të dytë. Familja hoxha ka 15 ditë kohë për të bërë animimin e saj për në apel. (Lapsi.al)

 

Kronologjia e plotë e procesit

 

Nr. i Çështjes:

5059

Dt. e regjistrimit:

18.01.2016

Paditesit:

Itan Hoxha ,  Lorela Hoxha ,  Redia Hoxha ,  Sara Hoxha ,  Vjollca Hoxha

Te paditurit:

Albert Sino ,  Aurel Baci

Lloji i Çështjes:

Padi te Tjera(Çështje Tregtare)

Baza Ligjore:

Kliko ketu

Objekti:

1.  Detyrimi i te paditurve te njohin paditesit pronare edhe mbi 60% te aksioneve te shoqerise Top Channel sh.a me nr. K12007002U Nipti, shoqeri e se drejtes shqiptare, per shkak se Kontrata e Shitblerjes se Aksioneve me nr.1154 Rep. dhe nr. 598/2 Kol. date 15.06.2007 e lidhur perpara noterit Artan TRESKA eshte absolutisht e pavlefshme pasi eshte kryer ne kundershtirn me ligjin; 2. Urdherirnin e c’regjistrimit nga regjistri i aksionareve te shoqerise Top Channel sh.a te te paditurve Albert Sino dhe Aurel BACI dhe nga regjistri i ekstraktit te shoqerise ne QKR, pasi titulli ne baze te te cilit eshte bere regjistrimi i tyre ne regjister eshte i pavlefshem; 3. Marrja e mases se sigurimit te padise nepermjet pezullimit te ushtrimit te te drejtave qe rrjedhin nga zoterimi i aksioneve (e drejta e votes, e drejta e fitimit te dividentit) si edhe ndalimin e tietersimit te aksioneve, ne Shoqerine Top Channel sh.a., nga te paditurit Albert Sino dhe Aurel Baci, deri ne marrjen forme te prere te vendimit te gjykates.

Statusi i dosjes:

Gjykim

Gjyqtari:

Marinela Osmani (Nuni)

Kohëzgjatja e çështjes

Kohëzgjatja e çështjes e krahasuar me kohëzgjatjen mesatare të çështjeve me të njëjtin objekt . Për vitin aktual mesatarja është llogaritur me të dhënat e vitit paraardhës, dhe nqse nuk ka të dhëna ne vitin e mëparshëm për këtë lloj çështje atëherë mesatarja llogaritet me të dhënat e të njëjtit vit.

Kronologjia e seancave  (Gjithsej 7 seanca gjyqësore)

Nr

Data/Ora

Vendimi i seances

Shënime per seancën

29.01.2016

09:30

seanca u zhvillua ne sallen Nr.10 me Audio

9:53:56 PD gjykata shqyrtimi do te nderpritet ne vijim te shqyrtimit te kerkeses per perjashtim nga trupi gjykues tjeter. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA

05.02.2016

10:45

shtyhet seanca

Në mbështetje te neneve 202; 205 dhe 206 të KPrCivile, gjykata; VENDOSI ¢ Panimin e kërkesës. ¢ Ndalimin e tjetërsimit të aksioneve të të paditurve Albert Sino dhe Aurel Baçi në shoqërinë “Top Chanel”sh.a dhe pezullimin e të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i tyre deri në përfundim të këtij gjykimi. ¢ Pala paditëse detyrohet të depozitojë një garanci bankare në shumën 30.000.000 (tridhjetë milionë) Lekë për llogari të këtij procesi gjyqësor me Nr. 5059 Akti dt.18.01.2016 regjistrimi. ¢ Një kopje e këtij vendimi të dërgohet në QKR. ¢ Kundër këtij vendimi lejohet mund të bëhet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda afatit 5 ditorë, afat që fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.Për palën e paditur në mungesë afati fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni. ¢ Tiranë, më 05.02.2016. SEKRETARE GJYQTARE Entela DEDJA Teuta HOXHA Seanca e rradhes caktohet per ne date 16.02.2016 ora 14.00.

16.02.2016

14:00

Vendim : Gjykata nderprete seancen deri ne shqyrtim te kerkeses per perjashtim. Tirane me date 16.02.2016. SEKRETARE GJ Y Q T A R E Adela ÇINARI Teuta HOXHA

24.03.2016

09:30

Kalon ne seance gjyqesore

9:58:00 PD Gjykata VENDIM Gjykata pasi realizoi seancen pergatitore dhe përcaktoi rrethin e provave qe duhet te merren ne seance gjyqesore dhe mori shpjegimet e nevojshme te paleve ne lidhje me mosmarreveshjen, bazuar ne nenet 158/a dhe 171/a te Kodit te Procedures Civile: VENDOSI: 1. Kalimin e ceshjes ne seance gjyqesore. 2. Séanca gjyqesore do te zhvillohet ne date 26.04.2016, ora 13:00 3. Palet prezent moren dijeni SEKRETARE VALBONA MAJA

26.04.2016

13:00

Shtyhet për të përgatitur pretendimet me shkrim

1:54:57 MD gjykata VENDIM Gjykata ne baze te nenit 302 te Kodit te Procedures Civile vendosi: Te shtyje seancen gjyqesore per ti dhene kohe paleve ndergjyqese per te parashtruar pretendimet perfundimtare me shkrim. Seanca e ardhshme gjyqesore do te zhvillohet ne date 03.05.2016, ora 14:30 SEKRETARE VALBONA MAJA

03.05.2016

14:30

Shtyhet me kerkese te paleve

2:30:49 MD Gjykata VENDIM; Gjykata bazuar ne nenin 175 te K.pr.Civile vendosi te pranoje kerkesen per shtyrje seance te perfaqesuesit te paditesave dhe te perfaqesuesave te te paditurit Aurel Baci dhe shtyn senacen gjyqeosre per ne nje date tjeter. Bazuar ne nenin 302 te K.pr.Civile seanca e ardhshme per paraqitjen e pretendimeve perfundimtare do te zhvillohet ne date 09.05.2016, ora 10:00 SEKRETARE VALBONA MAJA

09.05.2016

10:00

Vendimi Perfundimtar

10:43:20 PD Gjykata E terhequr per vendim, si u kthye; V E N D O S I 1. Rrezimin e padise se paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova. 2. Heqjen e mases se sigurimit te padise te vendosur me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. 3. Garancia e dhënë sipas nenit 202 të Kodit te Procedures Civile, me vendimin Nr.5059 akti, date 05.02.2016 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, i kthehet paleve paditëse, në rast se palet e paditura brenda pesëmbëdhjetë ditëve, pasi vendimi të ketë marrë formën e prerë, nuk do te paraqese padine për shpërblimin e dëmit të ardhur për një shkak të tillë. 4. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te te paleve paditese Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha. 5. Kunder ketij vendimi lejohet ankim brenda 15 diteve nga dita e neserme e shpalljes se vendimit ne Gjykaten e Apelit Tirane. U shpall ne Tirane, sot me date 09.05.2016 SEKRETARE VALBONA MAJA.