• |
ide | kryesore

Brian Cox mbështet Princ Harry dhe Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Brian Cox ka deklaruar se komentet e tij për Meghan Markle dhe Princin Harry ishin “jashtë kontekstit”.

Në fillim të këtij muaji, aktori  i “Succession” pretendoi se Markle “e dinte se çfarë po bënte ” duke u martuar me Harry-n dhe këmbënguli se ajo “qartësisht” kishte “ambicie” për t’u bashkuar me familjen mbretërore përpara se të martohej në vitin 2018. Tani, aktori është tërhequr, duke thënë për Radio Times se ai në fakt ka “simpati të madhe” për ta. “Jam pak i zemëruar për këtë, sepse e gjithë kjo gjë është nxjerrë jashtë kontekstit”, tha 76-vjeçari për gazetën. “Unë në fakt kam një simpati të madhe për ta.”

Cox shtoi se Markle u tundua në një përrallë që doli të kishte një fund të palumtur. “Ata janë produkt i një institucioni që nuk duhet të ekzistojë më,” vazhdoi ai. “Por kjo është një situatë e vështirë nga vjen Meghan dhe është e kuptueshme që ajo sheh diçka tërheqëse – dhe duket si një përrallë. Por ishte një përrallë që shkoi tmerrësisht keq. Unë mendoj se ata janë viktima”.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë vazhduar të ‘sulmojnë’ familjen duke transmetuar më dokumentarët e tyre “Harry & Meghan” në Netflix dhe kujtimet e Harry-t “Spare” atë që përjetuan “prapa dyerve të mbyllura” përpara se të largoheshin nga Britania. Dyshja tani banojnë në rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *