• |
ide | kryesore

Jeremy Renner zbulon detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Paparazzi, Slider



Jeremy Renner e nisi vitin e ri në mënyrën më të keqe të mundshme. Aktori pësoi një aksident me një borëpastruese që për pak i kushtoi jetën më 1 janar. Atij iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për një traumë në kraharor dhe qëndroi në kujdes intensiv për disa kohë.

Lëndimet që ka pësuar aktori 52-vjeçar e kanë bërë shumë të ngadaltë rikuperimin e tij. Në fakt, siç raportojnë mediat amerikane, mund të duhen deri në dy vjet për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë. Vetë Jeremy Renner ka informuar ndjekësit për gjendjen e rehabilitimit të tij duke ngarkuar pamje në rrjetet e tij sociale. Javën e kaluar ai postoi një foto të tij në një shtrat shoqëruar me mbishkrimin: “Stërvitje në mëngjes… Gjithçka ndryshoi këtë vit të ri. Këto mbi 30 kocka të thyera do të riparohen, forcohen, si dashuria dhe lidhja me familjen. Dashuri dhe bekime për të gjithë”, siguroi Renner.

Tani, Jeremy ka raportuar sërish për gjendjen e tij shëndetësore duke shpërndarë një video 15 sekonda në Instagram. Në të, ai shihet duke  duke hedhur hapat e parë pas aksidentit. “Tani më duhet të gjej gjëra të tjera për të zënë kohën time në mënyrë që trupi im të rikuperohet nga vullneti im”, ka shkruar ai. Gjithashtu aktori e ka shpërndarë videon në historinë e tij në Instagram me mbishkrimin “Është koha që trupi im të pushojë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *