• |
ide | kryesore

Ankimimi i Alibeajt për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Apeli vendos nesër

-Instant, Lajme, Të fundit
PD



Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë nesër lidhur me padinë e depozituar nga PD e Alibeajt. Kjo padi lidhet me kundërshtimin e regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga KQZ. Më herët Alibeajt ka thënë se koalicioni ka përdorur logon e PD.

Në padi thuhet se marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm. Me këtë, Alibeaj i referohet përcaktimit të numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa;

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Sokol Ibi (Relator);
    2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
    3. Edlira Petri (Anëtare);
    4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
    5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë



12 Comments

    1. Ky do loqe
      Me mire te qihet…
      Se gje tjeter…
      Ca plumbi kjo baxhello???
      Ngaqe eshte gojorja e narkomanit te gjate
      Dhe loder e kimute sadomazokistes shterpe …. qe i kane te gjitha ne dore.. gjykata… kerbach narkoekonomi dhe bandat e vrasesve kokepalare.
      Qe e ruajne me Garde!!!!
      Per kete mut….
      Denohesh me keqe se sa te vrasesh Ismail Bej Vloren.

  1. Gjykatat varin veshët para ‘Fanes’, për shembull, që ka një nga ‘shtëpitë’ dhe që ka një ushtri me shpifës. Edhe vetë gazetarë të ‘fjalës së lirë’ kanë vila si Fania.

    Gazetarët që punuan dhe u vranë për fjalën e lirë as kishin shtëpi, as mure, as roje, as dhunë. As Ali Uka i vrarë në vitin 1995, nuk kishte shtëpi; as Zamir Dule që u dhunua në ‘shtëpinë e fjalës’1997, e tani po verbohet në vetmi…Ata mbetën atje pa asnjë kujtesë. Të tjerët nuk kanë pse thonë se ‘i përkasin fjalës së lirë’. A ia vlen që të bëjmë sikur duam ‘lirinë e fjalës’? Ndoshta ia vlen më mirë t’i thuash fjalës: ‘Rri atje ku je, në vilë, unë jam njeriu!’

  2. Me vjen keq qe politikanet e rinj jane shume nen nivelin e atyre te viteve te para te pluralizmit edhe pse na rrefejne diploma nga te kater anet e botes.

    Fjala e tyre ne parlàment, daljet ne ekrane e deklaratat, qe nga Lulezim Basha e deri tek Erjon Veliaj dhe Arlind Qorri, jo vetem nuk ngjallin besim, por na japin idéne e kallirit bosh qe perpiqet te mbyse me llafollogji opinionin publik.

    Mbreme tek emisionin “Open” i Eni Vasilit, ku ishte i ftuar Arlind Qorri dhe dy gazetare te mire e te kujdeseshem, m’u desh te nderroj kanal, sigurisht me keqardhje.

    Kur fliste Arlind Qorri, teatral sikur ishte ne skene, me slogane e “fakte” te 12 viteve te Organizates Politike, (post-Mjajt), tani si parti e ré, m’u duk si te kisha perpara Veliajn e atyre koheve.

    Nderkohe qe e kemi njohur kete “model” dhe i pame rezultatet e 8 viteve ne Tirane, perse na duhet pasuesi i klonuar ?!

    Keta lloj politikanesh vlejne vetem per te mbajtur gjalle etablishmentin e asgje me shume…
    Kjo eshte aresyeja qe edhe moshataret e tyre nuk u besojne dhe marrin rruget e mergimit.

  3. Mire qe nuk hyri vete por po synon te nxjerre krejt opoziten nga zgjedhjet. Dmth ti lere Rames perseri 61 bashki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *