• |
ide | kryesore

Brad Pitt nxjerr në shitje shtëpinë e tij dhe të Angelina Jolie

Paparazzi, Slider



Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre të divorcit, aktori tani ka shitur një pronë në një lagje të Beverly Hills në Los Feliz.

Pitt e shiti pronën e madhe për 39 milionë dollarë, sipas RadarOnline.com, pasi e kishte blerë atë nga aktorja Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë. Është raportuar se kompleksi përfshin një pellg peshqish Koi, një kinema, një park patinash, një sallë  dhe shumë ambiente të tjera. Brad dhe Jolie ndanë këtë rezidencë deri në ndarjen e tyre.

Aktori  e listoi pronën për shitje disa muaj më parë, me një çmim të listuar prej 45 milionë dollarësh pasi ai po zhvendoset në Carmel, Kaliforni sipas TMZ. Brad thuhet se është në lidhje me Ines de Ramon dhe së shpejti mund të zyrtarizojë lidhjen e tyre.Një burim zbuloi më parë se çifti “u takuan përmes një miku të përbashkët. Dyshja u panë për herë të parë në një koncert Bono në nëntor. Më pas u fotografuan në një festë pas premierës së filmit të ri të fituesit të Oskarit “Babylon”.

Ramone, e cila më parë ka punuar për Christie’s u martua me Wesley në 2019. Por këtë shtator, një përfaqësues i çiftit tha se ata kishin disa muaj që jetonin të ndarë. “Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë,” tha përfaqësuesi për PEOPLE. Ndërsa, Pitt ka qenë i martuar dy herë  me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, më pas me Angelina Jolie nga 2014 në 2019. Pas ndarjes me Jolie ai u përfol për një lidhje  me Emily Ratajkowski pas ndarjes së saj nga producenti, Sebastian Bear McClard./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *