• |
ide | kryesore

“Nuk keni gjë tjetër për të bërë?”: Leao shpërthen në rrjetet sociale pas lajmit mbi rinovimin me Milan

-Instant, Sport
Leao



Rafael Leao e ka humbur durimin pas thashethemeve të fundit për rinovimin e marrëveshjes me Milanin. Portugezi përgjigjet i bezdisur me një postim në Twitter. Pas pauzës ndërkombëtare, Leao është kthyer në Milano, ku vazhdojnë negociatat për rinovimin me Milan. Portugezi duhet të ngrejë gjithashtu edhe nivelin e paraqitjeve të tij me kuqezinjtë, pas një performance të mirë në kombëtare.

Në frontin e rinovimit nuk ka shumë lajme, prej disa muajsh, me një marrëveshje të bllokuar nga kërkesat e larta të Leao. Përveç kësaj, është edhe vullneti i klubit për ta mbyllur sa më shpejt këtë çështje, pavarësisht nëse zgjidhet me nënshkrim apo jo. Kërkesat e lojtarit janë 7 milionë në sezon, plus ndihmë për të paguar gjobën e vendosur ndaj portugezit nga Sporting Lisbona. Megjithatë, klubi ofron një pagë më të ulët, rreth 6.5 në vit, dhe asnjë pjesëmarrje në çështjen ligjore me klubin portugez. Leao ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste në kampionat, por kohët e fundit ka humbur shkëlqimin.

Lexo më tej: “Luaj falas për të, e do edhe shtëpinë?”: Ibrahimovic e batuta epike për rinovimin e Leaos

LEAO SHFRYN DUFIN

Tabloidët kanë vërshuar mbi këto lajme të fundit, veçanërisht ato të vendit luzitan. Por thashethemet e fundit nuk i kanë pëlqyer Leao. Futbollisti i është përgjigjur në rrjetet sociale një artikulli të publikuar nga Leonino, një blog sportiv portugez. Nën një postim në Twitter të gazetës, sulmuesi ka komentuar: “Hahaha nuk keni asgjë tjetër për të bërë? Shumë kohë e lirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *