• |
ide | kryesore

Barcelona ‘shantazhon’ UEFA-n: dëmshpërblim prej 100 milionë në rast përjashtimi nga kupat

-Instant, Sport
barcelona



Zhvillime të bujshme mund të priten në shtëpinë e Barcelonës. Siç dihet, klubi akuzohet se ka paguhet shuma të mëdha për José Maria Enriquez Negreira, ish-zv/presidenti i komitetit teknik të arbitrave në Spanjë. Në këtë kuptim, UEFA ka nisur një hetim ndaj klubit blaugrana dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga kupat e Europës. Një skenar që megjithatë klubi duket se është gati ta përballojë me një kërkesë milionere nga UEFA.

Në kuadër të hetimit, përcaktuese do të ishte vendimi i drejtësisë spanjolle. Gjatë gjykimit, ata do të thirren në cështje për të vlerësuar çdo shkelje penale në çështjen Negreira. Nëse këto nuk gjenden, UEFA nuk mund të kundërshtojë drejtësinë spanjolle. E, për rrjedhojë, rrezikon të dëmshpërblejë Barcelonën.

Lexo më tej:Korrupsioni me arbitrat, Barcelona nën hetimin e UEFA: Champions League në rrezik

KËRKESA E BARCELONËS

Në këtë drejtim, Barcelona do të ishte e gatshme të bënte një kërkesë te UEFA: 100 milionë euro nëse do të përjashtohen nga kupat para çdo dënimi gjyqësor. Një dëmshpërblim, ky, i vlerësuar në bazë të shumës që merr klubi për çdo pjesëmarrje në Champions League. Duke shtuar edhe dëmet që lidhen me sponsorët dhe tregtimin. Në diferencë nga fusha, ku blaugranat janë të parët në La Liga, +12 ndaj Real Madrid, jashtë saj loja është më e hapur se kurrë. Mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *