• |
ide | kryesore

Di Maria ndryshon mendje, te Juventus edhe pa kupat: vlerësimi i Allegrit vendimtar, rinovimi në prill

-Instant, Sport
Di Maria



Angel Di Maria dhe Juventus do të jenë ende bashkë në sezonin 2023-24. Konfirmimet vijnë si nga ambienti bardhezi ashtu edhe nga Argjentina. Tyc Sports raportoi kontakte shumë pozitive mes Fideo dhe drejtuesve të Juventus. Lojtari i ka dhënë dritën jeshile rinovimit vjetor të kontratës, pasi nënshkroi vetëm për një sezon verën e kaluar. Madje mendon ta bëjë edhe nëse skuadra nuk kualifikohet në kupat evropiane. Marrëdhëniet me shokët e skuadrës dhe tifozët, vlerësimi i Massimiliano Allegrit, por edhe dëshira e familjes që ndihet shumë mirë në Torino.

Në javët e fundit tashmë kishte pasur kontakte mes menaxherëve të Di Maria dhe Juventus për rinovimin e kontratës. Jo rastësisht Francesco Calvo, kreu i zonës sportive, ishte zbilancuar mbi vullnetin e klubit për të mbajtur lojtarin. Një dëshirë që ka ekzistuar që nga viti i kaluar kur Fideo kishte bindur drejtuesit e Juventusit të binin dakord për vetëm një sezon. Fillimisht, dëshira e tij ishte të kthehej në Argjentinë për t’i dhënë fund karrierës. Por fitorja e Kupës së Botës dhe pjesa e dytë shumë pozitive e sezonit ndryshuan perspektivat e sulmuesit. Di Maria u bind edhe nga familja e tij: “Gruaja ime dhe vajzat e mia ndjehen mirë këtu dhe kjo është e rëndësishme për mua”, tha ai së fundmi.

KONTRATA E DI MARIA, VENDOSET NË PRILL

Kjo është arsyeja pse ka një optimizëm të madh për takimin e radhës mes palëve. Ai është planifikuar për në fund të muajit prill, siç shkruan “Gazzetta dello Sport”. Do të jetë një marrëveshje vetëm për një sezon më shumë, sepse ëndrra e Di Maria për t’a mbyllur me Rosario Central vetëm është shtyrë. Një sezon plus, tepër i rëndësishëm për Juven. Sepse do të ketë një vlerë të dyfishtë. Atë sportive, duke qenë se 34 vjecari u zgjodh nga Allegri si lider i një skuadre në rindërtim. E atë ekonomike, duke qenë se një vit i dytë do të nxiste Dekretin e Rritjes, që do të kishte efekt edhe në sezonin aktual.

Lexo më tej: Juventus projekton vitin 2024: Allegri në krye të pankinës, Di Maria ylli i bardhezinjve

JUVE, SHIFRAT E RINOVIMIT TË DI MARIA

Aktualisht argjentinasi merr një rrogë prej 6.5 milionë euro plus bonuse. Por Juventus do të përpiqet sidoqoftë të luajë me zbritje. Aq më tepër nëse kualifikimi për në Champions League ose Europa League nuk arrihet (me vendim të UEFA-s ose për arsye renditjeje). Edhe pse po flasim për një kampion të jashtëzakonshëm, Di Maria do të mbushë 36 vjeç shkurtin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *