• |
ide | kryesore

Tepelenë/ 42-vjeçari qëllon gruan me thikë pas një konflikti, plagos edhe veten

-Instant, Lajme, Të fundit
Kamëz, Korçë



Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Edhe 42-vjeçari ka mbetur i plagosur pas ka dëmtuar veten me thikë.

Fatmirësisht, të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *