• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

-Instant, Lajme, Të fundit
I dyshuar për krime lufte, arrestohet drejtori i policisë serbe në Kosovë



Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Sipas policisë 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të transportonte me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *