• |
ide | kryesore

“Kape dhe vrite”/ Zbardhen 34 akuzat ndaj Donald Trump

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Trump



Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e deklaroi veten të pafajshëm përpara gjykatës së Manhatanit për 34 akuzat e ngritura nga Prokurori i qarkut, Alvin Bragg. Ky i fundit e ka bazuar padinë e tij pagesat dhe falsifikimet e kryera nga Trump dhe avokatët e tij me qëllim fshehjen e së vërtetës në mënyrë që të mos dëmtohej figura e tij publike në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Por këto veprime sipas prokurorit janë shkelje e ligjit pasi askush nuk mund të fshehë të vërtetat duke paguar për të përfituar avantazhe në zgjedhje.

Prokurori i qarkut, Alvin Bragg

“Ne sot mbajmë përgjegjësinë tonë solemne për të siguruar që të gjithë të qëndrojnë të barabartë përpara ligjit. Asnjë sasi parash, asnjë sasi pushteti nuk e ndryshon këtë parim të qëndrueshëm amerikan” – tha prokurori Bragg në konferencën e tij për shtyp.

Sipas deklaratës së publikuar edhe online nga zyra e prokurorit, kompania e Trump, “American Media Inc” (AMI) bleu heshtjen e një ish-portieri të “Trump Tower” që pretendonte se kishte informacione se miliarderi kishte një fëmijë jashtë martese.

“…në tetor ose nëntor 2015, CEO i kompanisë mësoi se një ish-portier i Trump Tower po përpiqej të shiste informacione në lidhje me një fëmijë që i pandehuri dyshohet se kishte lindur jashtë martese. AMI negocioi dhe nënshkroi një marrëveshje për ta paguar portierin me 30 mijë dollarë për të marrë të drejtat ekskluzive për historinë e tij. AMI e deklaroi në mënyrë të rreme këtë pagesë në regjistrat e saj. AMI e bleu informacionin nga portieri pa i hetuar plotësisht pretendimet e tij. Qëllimi i kompanisë nuk ishte që ta publikonte, por ta varroste atë në heshtje” – thuhet në padi.

“Në një rast të dytë AMI pagoi 150 mijë dollarë për një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trump. Në një rast të tretë, 12 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, Këshilli Special i kompanisë dërgoi 130 mijë dollarë një avokati për një aktore filmash për të rritur” – citon padia duke iu referuar rastit të Stormy Daniels.

LEXO EDHE: Kush është Stormy Daniels, aktorja që ka futur Trump në telashe

Zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit e akuzon Trumpin se ka “falsifikuar në mënyrë të përsëritur dhe duke mashtruar të dhënat e biznesit të tij në Nju Jork për të fshehur sjellje kriminale që fshehin informacione të dëmshme para votuesve gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016”.

“Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, i pandehuri (Trump) orkestroi një skemë me të tjerë persona për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke identifikuar dhe blerë informacione negative rreth tij për të bllokuar publikimin e tyre duke përfituar perspektivë zgjedhore të të pandehurit”, – thuhet në deklaratë.

“Gjatë zgjedhjeve, Trump dhe të tjerët përdorën skemën “kape dhe vrite” për të identifikuar, blerë dhe varrosur informacione negative rreth tij dhe për të rritur perspektivat e tij elektorale. Trump më pas bëri përpjekje të mëdha për të fshehur këtë sjellje, duke bërë dhjetëra falsifikime në të dhënat e biznesit të tij për të fshehur aktivitetin kriminal duke shkelur ligjet shtetërore dhe federale të zgjedhjeve” – thotë deklarata.

LEXO EDHE: FOTO/ Momentet e arrestimit të Donald Trump

Donald Trump u bë këtë të martë ish-presidenti i parë amerikan që arrestohet për akuza penale. Trump u paraqit vullnetarisht në gjykatë. Ai doli fillimisht përpara prokurori i cili e vuri në dijeni për akuzat. Në këtë moment atij i është komunikuar arrestimi dhe i janë marrë shenjat e gishtave. Më pas Trump u pa duke hyrë në sallën e gjyqit, pa pranga, ku qëndroi gati 1 orë. Për shkak të marrëveshjes që avokatët e tij kishin bërë doli menjëherë para gjykatës.

Trump në gjyq

Vetë Trump tha para gjykatës se e deklaron veten “të pafajshëm” për të gjitha akuzat. Mediat raportojnë se pas arrestimit ai është liruar “me kusht” nga gjykata, po nuk ka ndonjë ndalesë për të bërë deklarata në lidhje me procesin. Ai është një prej kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 2024. Analistët thonë se procesi nuk e pengon kandidimin. ©LAPSI.al  



9 Comments

    1. Roja i deres kishte informacion se Trumpi kishte femije jashte martese😂😂😂😂 Po pse me kete karlliqe do ta mund George Sorros ( me kukullen e tij Joe Kokepatatja) Trumpin?🫢🫢. Leftistat kane filluar te dhjesin ne brek se e dine se nese Trump eshte kandidat per presindent ne 2024, ciao ciao u prishen planet dhe axhenda e elites per te pakten nje mandat 4 vjecar.

  1. Kandidati i Foltores për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike.

    1. SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.Trampi te pyesi salihun se si mundet sorosi,sepse salihu ka shpellkaret e tij si trampizmi

      1. E pastaj se paralajmëroi Amerika?Tani është e qartë dhe për skeptikët që Amerika majtiste po sjell diktaturën Ramiste dhe për këtë besoj se pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk e pranon.2 vjet me këtë retorikë dhe asnjë dokument nuk kanë paraqitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *