• |
ide | kryesore

FOTO/ Momentet e arrestimit të Donald Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Donald



Donald Trump u bë këtë të martë ish-presidenti i parë amerikan që arrestohet për akuza penale. Ai ka dalë tashmë përpara Gjykatës Penale të Manhattanit për akuza penale që thuhet se kanë të bëjnë me pagesat e parave të bëra ndaj yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels në vitin 2016 që ajo të heshte për aferën seksuale që kishin pasur mes tyre.

Trump u largua nga shtëpia e tij në Trump Tower pak pas orës 13:00 me orën lokale. Ai ua bëri me dorë kamerave që e prisnin në hyrje.

Donald Trump leaves Trump Tower

Më pas ngriti një grusht, përpara se të hipte në makinën e tij.

Donald Trump leaves Trump Tower

U deshën vetëm disa minuta që autokolona e ish-presidentit të bënte 6.4 km me makinë nga shtëpia e tij në Kullën Trump deri në Gjykatën Penale të Manhatanit. Gjatë udhëtimit, ai shkroi në uebsajtin e tij të mediave sociale: “Duket kaq SUREALE. WOW, ata do të më ARRESTOJNË”.

Donald Trump leaves Trump Tower

Trump doli fillimisht përpara një prokurori i cili e ka vënë në dijeni për akuzat. Në këto momente ai konsiderohet një person nën arrest.

Më pas ai u pa duke hyrë në sallën e gjyqit. 

Trump walks to courtroom

Për shkak të marrëveshjes që avokatët e tij kanë bërë me gjykatën ai ka dalë menjëherë para gjykatës e cila do të vendosë për masën e arrestit.

Close up image of Trump entering the courtroom

Ai është njohur për 34 akuza penale. Vetë Trump ka thënë para gjykatës se është i pafajshëm.

Me shumë mundësi Donald Trump do të gjykohet në gjendje të lirë. Mediat raportojnë se gjatë kësaj kohe atij nuk i janë vënë prangat dhe se nuk është e qartë nëse i janë marrë shenjat e gishtave siç ndodh me çdo të arrestuar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kush është Stormy Daniels, aktorja që ka futur Trump në telashe

 



16 Comments

  1. Edhe ky i beri thirrje popullit te ngriheshin qe te mos arrestohej,njelloj si Berisha qe ben thirrje per revolucion qe te mos e arrestojne,ike plaku Mere,po te ngushtohet laku edhe ty edhe LikeMones!!!

  2. Ku e pate qe u arrestua se jeni bere gazi botes. Po skeni faj kur ju jepet mundesia te shkruani pacavure. Asgje ska per te ndodhur dhe ai prape do zgjidhet President i Amerikes

    1. Marksistet e PDse amerikane u perpoqen ta kafshonin, por pa e kuptuar po e puthin Trump. Trum do mare vota akoma me shume si bumerang i kesaj padrejtesie apo “drejtesie politike”, dhe ai do jete President i zgjedhur ne 2024.

  3. Na myti llumi me keta komentuesit e mesiperm….. Si perfunduam keshtu me keta analfabete luizejllas?!?!?!?!?

  4. Namut Shurre Kaka ti nga njera ane mbron Saliun por nga ana tjeter shan Trump, me nje fjale je kondrapedal

  5. SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.

  6. Pse nderhyn SHBA ne punet e brendeshme te Shqiperise ? Apo po merr shembull nga Bashkimi Evropian qe nuk lane te pasur pa u pasuruar pa promovuar klientelizem…

  7. O lapsi, kete rradhe por jo vetem se po ndodh si shpesh, duhet ta mprehni me holle lapsin ashtu sic beni kur ju do gogla ne raste te tjera. Kjo per faktin dhe fatin e mire, edhe pse ka shume FAKE, ka info te bollshme qofte ne aspektin e lajmit direkt por edhe te analizes, meqe ju shqyheni/shquheni ne analize te holllllle.
    1. Ishte seance degjimore dhe njoftimi zyrtar.
    2. Arrest nuk ka pasur dhe nuk mund te kete.
    3. Ka ndryshuar akuza dhe nuk dihet pse, shikoni intervisten e Alvin Bragg (komunist/marksist) i thekur
    4. Nga mitmarrje e prezumuar (por e rene poshte ne vitin 2018) akuzohet per evazion (ceshtje kontabilistesh)
    5. Pretenduan ti merrnin shenjat e gishtave per evazion ….. (merren vetem ne raste krimesh me pasojve vdekjen…) dhe i moren karin…….

    Per info per te gjithe (shumica e lexuar e dijne), Trump eshte nen ruajtjen e sherbimeve sekrete 7/24/365 dhe per efekt te kesaj “Arresti eshte imagjinar” vetem ne mendjen e te semureve por edhe prokurori, gjyqtari apo kushdo qofte qe pretendon ti afrohet duhet te marre leje nga sherbimet sekrete dhe ka kushte per kete rast. Nese nuk plotesohen ata “Xhaxhat” qe e ruajne nuk te paralajmerojne por ta ngulin ne balle cilido qofte.

    Ky ka qene nje nga marifetet e llojit Marksist qe u deshtoi.

    Akoma per info: edhe sikur te duan ta ndalojne per garen presidenciale te 2024 me keto marifete ai e vazhdon garen pa asnje lloj pengese/ndalese dhe nese shpallet fitues (e sigurte kjo ) ai shpallet PRESIDENT.

    Lajmi i keq per te gjithe veremlinjte: Me kete kazus, çdo prokuror i çdo shteti ne USA mund te te ngreje akuze ndaj presidentit aktual dhe te gjithe qeverise dhe nese ka prova te mjaftueshme i plas direkt ne kokerr te burgut, sipas precedentit te krijuar nga nje deficent i zorrossssiiiit ne New York City.

    Lajm akoma me i keq per sufllaqexhinjte: Nuk do te kete me sufllaqe falas,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *