• |
ide | kryesore

Demokratët në SHBA kërkojnë hetimin e Kushner për marrëdhëniet me Ramën dhe Vuçiçin

Kryesore, Lajme



Emri i Ei Ramës dhe përpjekjet e tij për lobim pranë familjes Trump janë shfaqur në një tjetër media ndërkombëtare, që ka shqyrtuar konfiktet e brendëshme të politikës amerikane. Debati i ndikimit të politikanëve të huaj mbi familjet e politikanëve të SHBA është bërë edhe njëherë pjesë e debateve në komisionin e mbikqyrjes së kongresit.  “Demokratët në SHBA do të “hakmerren” ndaj familjes Trump nëse sigurojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke kërkuar hetimin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit. Kjo vjen pasi republikanët kërkuan të hetojnë lidhje të mundshme mes presidentit Joe Biden dhe bizneseve të dyshimta të djalit të tij Hunter Biden, shkruan Daily Mail.

Lexo më tej

Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

Në një artikull të gjatë të korrespondentit të kësaj gazete në Capitol Hill, MORGAN PHILLIPS, raportohen faktet tashmë të njohura të investimeve të Jared Kushner në Beograd, Sazan dhe Zvërnec, dhe  jepen detajse si se do të veprojë Partia Demokrate. Paragrafi më interesant i artikullit për sa i takon Shqipërisë është ky: “Demokratët pretendojnë se Kushner dhe Grenell kanë përdorur hapur marrëdhënien e tyre me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, nga i cili presidenti i atëhershëm Donald Trump mori pagesa antikushtetuese. Një raporti kongresmenëve demokratë zbuloi se Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6000 dollarë për të qëndruar në hotelin Trump në DC, në atë kohë në pronësi të ish-presidentit”, thuhet në artikull. Madje ky paragraf është vënë edhe si diçiturë e fotos ilushtruese, ku duken Rama, Kushner, Ivanka Trump dhe Grenell.

Hetimet për Kushner raportohet se do të kërkohen pas investimeve të fondit të tij me vlerë 2 mld dollarë që po planifikohenn të hidhen në Ballkan, konkretisht në Shqipëri dhe Serbi. Në një letër që kongresmeni anti Trump, Jamie Raskin dhe kolegu i tij demokrat Robert Garcia, i dërguan homologut të tyre të komisionit të mbikqyrjes, për ndikimin e politikanëve të huaj në vendimarrjen amerikane republikanit, James Comer thuhet:

“Ne ju shkruajmë për t’ju nxitur të thërrisni një seancë dëgjimore në lidhje me përpjekjet e dukshme të ndikimit të Jared Kushner dhe marrëveshjet që përfshijnë investime në këmbim të veprimeve zyrtare dhe për të shqyrtuar kërcënimet që rezultojnë ndaj sigurisë sonë kombëtare”, theksohet në letër .

Andi Bushati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Për më tepër aty vërehet se investimet që Grenell dhe Kushner do të bëjnë në Beograd dhe Sazan shtrihen në prona shtetërore duke shtuar dyshimet se ata do të bashkëpunojnë me qeveritë.

“Ky komision nuk mund të pretendojë se po heton përpjekjet e shtetasve të huaj që synojnë të ndikojnë anëtarët e familjeve të zyrtarëve të lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara, duke vijuar t’i injorojë këto çështje,” shkruajnë dy ligjvënësit në tekstin ku kërkohet të pyetet Kushner për lidhjen e tij me Ramën dhe Vuçiçin.

Pasi jep lajmin për këtë debat që po zhvillohet në kongresin amerikan Daily Mail përshkruan edhe sfondin tashmë të njohur të ngjarjes që e nxiti këtë debat te raortar më parë edhe nga AljazeraNew York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung.

Një nga projektet e propozuara thuhet se do të ishte zhvillimi i një ishulli jashtë Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz të njohur si Sazan. Ishulli u përdor si një bazë e fshehtë ushtarake për nëndetëset gjatë Luftës së Ftohtë. Një tjetër projekt në Shqipëri planifikohet të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në jug të Shqipërisë, në Vlorë.

Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

Një tjetër është një hotel luksoz i planifikuar, me 1,500 njësi banimi dhe muze në Beograd, Serbi. Investimi planifikohet të bëhet në vendin e ish-selisë së Ushtrisë Jugosllave, e cila u shkatërrua në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s. Projektet përfshijnë tokë që aktualisht kontrollohet nga qeveritë, që do të thotë se ata do të kenë nevojë për nënshkrimin e shtetit për projektet.

“Ky komision nuk mund të pretendojë se po heton përpjekjet e shtetasve të huaj që synojnë të ndikojnë anëtarët e familjeve të zyrtarëve të lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara, duke vijuar t’i injorojë këto çështje,” shkruajnë dy ligjvënësit.

Kushner tha për Times se marrëveshjet, përmes firmës së tij të investimeve Affinity Partners, nuk janë finalizuar, por ato janë shumë afër. Firma e Kushner-it mori kritika nga demokratët për financimin e saj prej 2 miliardë dollarësh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

Kushner ishte i përfshirë ngushtë në politikën e Trumpit në Lindjen e Mesme gjatë presidencës së tij dhe kapitalizoi në marrëdhëniet që ai zhvilloi gjatë asaj kohe për të mbyllur marrëveshjet, duke përfshirë një marrëdhënie të afërt me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite.

Ndërkohë, Grenell përflitet se do të mbajë postin e sekretarit të shtetit nëse Donald Trump siguron fitoren në zgjedhje. Ai është përpjekur vazhdimisht për të përdorur marrëdhëniet me qeverinë për të sjellë investime në Shqipëri.

Burimi Daily Mail, përshtati Lapsi.al



8 Comments

  1. Eh gjerat …. qenkan ashtu. Me dallavere rama, trump, sazani….. . Po qen kshu me tfutur gjerat ne i themi jo. Po qe mire rama me ate qe dmth mos te jene me hetime atehere ne i themi welcome in sazan.

  2. Amerikane te shpifur mos na beni moral per pastertine tuaj kur gjithshka e keni lidhur me donacione dhe valixhe si ato te Mcgonigal.

    Po ashtu keni dhene dy gjenratore ne Vlore me te cilen merrni cdo muaj 70.000 dollar thjesht rryshfet.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Americanë kara, përdorin si argument se rama gjiknuri etj paskan shpenzuar 6000 dollarë, kur një biftek te ai turku në dubai bën 1000 dollarë, e ku kishin ngrënë më shumë se 10 vetë.

      Duket se me argumentet me shifra të vogla që përdorin janë më të ndershmit, por që në fakt vetëm rasti mcgonigal që nuk e hetojnë në amerikë tregon për shifra të frikshme me të cilat edvini vuçiç e tj blejnë mbështetjen prej këtyre legeneëvë që e kanë degjeneruar amerikën e idealeve tona!

  3. Po ku ka ” din e imam” ky mostra kryeminister?! Ky per tu pasuruar mohi djalin e vet dhe nuk do ta di per patronazhistat jo e jo,po as per Trampin,as pr Bidinin,po vetem nga Alex Sorosi nuk ia mban se eshte me shpirt mut se ai!

    1. Epo një çapaçul drogaxhi të bëjë çorape Amerikën!!!
      Jo se Amerika është dy.
      Ja futi demokratëve e tani po ja fut republikanëve.
      Si bënte Enveri? Sa ke jugosllavët,BS,e te kinezët.
      Ky sa te një Amerikë te tjetra!!!

  4. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.

  5. Duke lexuar këtë shkrim të Lapsit, që na zbulon “zbulimin” e qeverisë demokrate të Biden, se Rama po ja dridhka Sorosit e po bashkoheshka me Trump, ne shqiptarëve ky lajm na fut në një hall tjetër të madh.
    A mos deri në fund të këtij viti DASH do të shpall si person “non grata” për SHBA, edhe Z.Rama ?
    Nga “zbulimet e mëherëshme” të ish sigurimsave, “non grata” po i vjen rrotull edhe dridhe Likes.

    Pu. pu, pu !!!
    Mos na gjen ndonjë gjëmë e madhe e si parti ngelet vetëm partia e Bashës, që gazetari i shquar intelektual Ylli Rakipi, i ka vënë nofkën “Lulzim byrreku” , vetëm se një gazetar i Çimit e paskej fotografuar duke ngrënë byrrek e jo sufllaqe ?

  6. VIDEOLAJM / Shkon të mbajë fjalim poshtë Berishës, por i bie telefoni: Ho mi, se jam te doktori!E dhe pensioniste me pension te ulet tallin kari e bythen me serbin salih ne ballkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *