• |
ide | kryesore

Zinchenko e propozimi për martesë me mbathje: “Kisha turp, pranoi se jam Brad Pitt ukrainas”

-Instant, Sport
zinchenko



Oleksandr Zinchenko zbulon një episod të bukur në lidhje me propozimin për martesë që i bëri gruas së tij Vlada Sedan në vitin 2020. 29-vjeçari Zinchenko ka disa vite që është i martuar me gazetaren ukrainase Vlada Sedan, nga atëherë Vlada Zinchenko. Mbrojtësi i Arsenal kujton momentin e propozimit për martesë, për të cilin tregon: “Më vinte turp, do të pendohem gjithë jetën. Ishte gjëja më e keqe ndonjëherë”.

“Është e pabesueshme ajo që ndodhi. Kishim luajtur në shtëpi kundër Portugalisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian. E dija se Vlada do të punonte për këtë ndeshje. Kështu që i kërkova drejtorit të saj që të më kërkonte për intervistë pas ndeshjes për të bërë propozimin. Kjo ide ishte perfekte. Kishim fituar 2-1, unaza ishte në çantën time. Por u kujtova që përpara se t’i propozosh gruas tënde në TV, duhet të kërkosh leje nga prindërit e saj. Jo me telefon, por personalisht”.

PROPOZIM ME MBATHJE

Ukrainasi i Gunners shpjegon se si ishte propozimi i tij, jo saktësisht i zakonshëm: “Më në fund e bëra rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e saj. Isha me boksera, pothuajse zhveshur. Sigurisht që ajo pranoi, sepse jam Brad Pitt ukrainas”. Zinchenko pastaj e mbylli me një këshillë: “Do të doja t’i jap një këshillë kujtdo që mendon të bëjë një propozim martese: të lutem mos e bëni si unë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *