• |
ide | kryesore

Plas te Juventus për Pashkë, Allegri e Paredes sherr në Continassa: “Unë kampion bote, ti fut Barrenechea”

-Instant, F1, Sport, Video
Paredes


Ishte menduar të ishte një e hënë e lumtur pas Pashkës: stërvitje, dush dhe barbekju me stafin dhe familjet. Në vend të kësaj, ajo u shndërrua në një të hënë të zjarrtë, në të cilën Max Allegri dhe Leandro Paredes bënë një sherr të fortë. Debati ishte aq i fortë sa italo-argjentinasi u largua pas stërvitjes, duke anashkaluar drekën me shokët e skuadrës.

Humbja në Olimpico kundër Lazios bart ende pasoja dhe e hëna e Pashkëve ndez gjakrat, përvec zgarës. E të mendosh se mëngjesi kishte nisur mbarë, me 300 spektatorë që kishin mbështetur skuadrën gjatë stërvitjes në Continassa. Në përgjithësi, një atmosferë relaksuese për të gjithë, ose pothuajse të gjithë. Në fakt, Paredes ishte shfaqur nervoz me një ndërhyrje të keqe për Szczesny. Madje, në fund të stërvitjes mesfushori ishte larguar nga fusha i fundit, i heshtur dhe dukshëm i tensionuar. Allegri ishte aty, disa hapa më tutje, por në atë moment nuk pati asnjë shkëmbim mes të dyve. Bomba shpërtheu në dhomën e zhveshjes.

Lexo më tej: Temperatura largohet, Allegri kthehet në krye të Juventus: Vlahovic në palestër, në dyshim për Sporting

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta.it, Paredes u përball me teknikun Allegrin për mungesën e aktivizimit në javët e fundit. Kampioni i botës theksoi faktin se në hierarki, ai shpeshherë kapërcehej nga i riu Barrenechea. “Një grindje e ashpër përpara pjesës më të madhe të ekipit. Aq sa Paredes, i qetësuar më vonë nga disa shokë, në fund nuk mori pjesë as në drekë. Momente tensioni dhe nervash të tendosura”, shkruan Gazzetta dello Sport. Një episod i shëmtuar që largon edhe më shumë mesfushorin nga Torino. Rikthimi i tij te PSG është praktikisht i shënuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *