• |
ide | kryesore

Ish gruaja e Johnny Depp sulmon Amber Heard

Paparazzi, Slider



Gruaja e parë e Johnny Depp, Lori Allison, tha disa fjalë të ashpra për aktoren Amber Heard një vit pas gjyqit shumë të publikuar për shpifjen e çiftit.

Allison u martua me aktorin e “Pirates of the Caribbean” në vitin 1983 kur ajo ishte 25 vjeç dhe ai 20. Dyshja u divorcuan vetëm dy vjet më vonë duke përmendur “dallime të papajtueshme”. E ftuar në podcastin “Popcorned Planet”, asaj iu kërkua të jepte mendimin për aktoren. Duke iu referuar Heard si “ajo që nuk do të përmendet” gjatë intervistës së saj, Allison kujtoi se i pëlqente shumë aktorja e “Aquaman” në fillimin e romancës së saj me Depp.

“E kisha takuar më parë, kisha qenë në festa në shtëpinë e tij,” kujtoi Allison. “Ajo dukej vërtet  e mrekullueshme. Por me kalimin e kohës dhe unë dëgjoja gjëra për të. Johnny nuk dukej shumë i lumtur gjatë gjithë kohës.  “Gjërat që më prekën më shumë ishin gjërat që ai tha në gjykatë. U ndjeva shumë keq për të,” shtoi ajo.

Duke e quajtur ish-bashkëshortin e saj “shumë privat”, Lori u shpreh se ishte vendimi i duhur që Depp “të dilte me gjithë zemër” në çështjen e shpifjes. “Mendova se ose do të ishte një rrënim epik ose do të shkonte vërtet mirë,” shtoi ish bashkëshortja. Depp iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim pasi një juri përcaktoi se Amber kishte dëmtuar reputacionin e tij me akuzat e saj për abuuzim në familje. Heard u urdhërua t’i paguante Depp-it më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim  për shpifjen e tij në një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *