• |
ide | kryesore

Johnny Depo reagon ndaj akuzës së aktores për dhunë verbale

Paparazzi, Slider



Johnny Depp i është përgjigjur akuzave të bëra nga ish-kolegia e tij , Lola Glaudini, e cila pretendoi se ai e kishte ishte dhunuar verbalisht në xhirimet e dramës “Blow” të vitit 2001.

Glaudini tregoi situatën  në podcastin e  Powerful Truth Angels. Ngjarjet sipas saj ndodhën në vitin 2001 kur Depp e sulmoi atë pasi regjisori i filmit e udhëzoi atë të qeshte gjatë një monologu të Depp-it.

Në rrëfimin e saj, Glaudini, 52 vjeç, tha: “Johnny Depp erdhi drejt meje dhe më tha “Kush dreqin mendon se je?  Mbylle gojën! Unë jam këtu duke interpretuar dhe po përpiqem të them fjalët e mia, dhe ti ‘po tërheq fokusin’. “Ajo më tej pretendoi se komentet e Depp-it ndodhën në ditën e saj të parë në xhirime.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, një përfaqësues i Depp tha: “Aktori gjithmonë i jep përparësi marrëdhënieve të mira të punës me aktorët dhe ekipin dhe ky rrëfim ndryshon shumë nga kujtimet e anëtarëve të tjerë në xhirime në atë kohë.”

Glaudini shprehu gjithashtu  zhgënjimin e saj që u qortua nga dikush që e kishte patur idhull. Ajo zbuloi: “E vetmja gjë që më kalonte në kokë ishte: “Mos qaj, mos qaj, mos qaj”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *