• |
ide | kryesore

Berisha: Tirana si Palermo ku dominon mafia, tejkalon Ndraghetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 28-vjeçare u dhunua barbarisht nga partneri i saj.

Berisha tha se Tirana është kthyer si Palermo, ku sundon mafia.

“Një vajzë, 28-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.

Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.

Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to.”, tha ai.

Lexo më tej: Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten, tmerri nisi që në Gjermani 



6 Comments

    1. Po ik o Sale beje shurren ne shpi.
      Le nam me bebelina neper mitingje.
      Prandaj te iken njerezit nga stadiumi. Se te pane pantallonat me shurre.

      1. Palermo eshte si Paris ta krahasosh me mafien muslimane te Tiranes dhe gjithe Shqiperise , Ju ngjasoni me Turqine…

  1. Asnje mafie ne bote, edhe pse qarkullojne dhjetra apo qindra here me shume para , nuk eshte kaq e rrezikshme dhe kaq e pashpirt sa mafia qeveritare shqiptare. Asnje mafie sado e fuqishme qofte
    nuk e ka fuqine te fut ne burg 38 mije njerez brenda nje viti, asnje mafie nuk mund dhe nuk desheron
    te prishi mijera banesa e te nzjerre banoret ne rruge te madhe, asnje mafie nuk mund dhe nuk desheron qe
    te largoje popullin nga vendi i vet e ta zevendsoje me popujj te tjere, asnje mafie nuk eshte kthyer ne
    armikun e perbetuar te popullit te vet si kjo mafie qe eshte ne pushtet sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *