• |
ide | kryesore

Alibeaj akuzon Berishën si ortak të Veliajt: Ku i gjen paratë për fushatë?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj



Kreu i komanduar i PD, Enkeled Alibeaj, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se prej dy ditësh “altoparlantët politikë të non-gratës kanë filluar një sulm ndaj meje”.

Teksa ngriti pikëpyetje se “ku i gjen Berisha paratë për fushatë”, Alibeaj u shpreh se sulmi ndaj tij vjen pasi ‘ndihen të frikësuar, janë të gjithë në radhë për SPAK’.

Alibeaj shprehet se Berisha dhe Veliaj janë ortakë. Për të argumentuar këtë deklaratë, ai shtron pyetjen: “Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?!” 

Reagimi i plotë: 

Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët:

Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk është kryetari i asnjë partie politike?

Mirëpo Sali Berisha dhe ushtarët e tij mediatikë e politikë, në vend që ti përgjigjen kësaj pyetje dhe të bëjnë transparencën e parave te tyre, si gjithmonë, në stilin e politikës së urrejtejes dhe baltës, në stilin e tij prej politikani tashmë të marrë fund, e ka kthyer oborrin e tij politik e mediatik në mburojë të një njeriu të padëshiruar nga perëndimi për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë.

Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon lllogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

Janë të gjithë në radhë për SPAK.

Në fakt nuk i ka shqetësuar çështja e parave dhe financimeve, sepse ato kanë 33 vite që i fshehin në bashkëpunim me mediat e tyre, por se përse Erion Veliaj, ortaku i tyre politik dhe ekonomik, ka bërë të njëjtën pyetje. As nuk kisha ndërmend të meresha fare më një mashtrues kronik si Erion Veliaj, por meqë e kanë merak se përse ai ka ngritur të njëjtën pyetje, le të flasin me të. Unë thjesht ngrita një pyetje, ai me siguri di dhe përgjigjen e kësaj pyetje. Pyetja duhet të ishte drejtuar dhe Sali Berishës dhe Erion Velisë, sepse që të dy e dinë ku i gjenë paratë Berisha. Sepse ditën bëjnë sikur zihen, ndërsa natën shijojnë lejet e ndërtimit dhe marrëveshjet okulte me kryebashkiakun, përfaqësues të oligarkisë së ndërtimit.

Si ka mundësi që Sali Berisha nuk përmend asnjë oligark, bashkëpunëtor të Erion Velisë në ndërtimet e Tiranës?! A ka kurajo non-grata për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, të denoncojë lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj?

Përgjigjia është shumë e thjeshtë: janë ortakë politik dhe ekonomik.

Oligarkët i kanë bashkë, paratë i ndajnë bashkë, politikën duan që ta zaptojnë bashkë.

E megjithatë, përtej dallavereve politike të Sali Berishës që nuk i beson më askush, thelbi mbetet, pyetja mbetet:

Ku i gjenë paratë Sali Berisha?

Për përgjigjen, pyesni Erion Velinë. Ai di shumë më shumë se unë dhe se ne bashkë, se ku gjenden këto para.



26 Comments

    1. Sa gallate!
      Dy janë rrugët: o shet fytyrën dhe mbush xhepat me lekë, ose tregon se ke karakter dhe u qëndron vështirësive.

      Ky as njërën as tjetrën, edhe i pafytyrë edhe qesharak.

    2. Ky paska qenë më keq se Basha. Kujtoja se ai ishte i vetmi, … këta njerëz e kanë hëngër turpin me bukë.

  1. Ate pyetje ska nevoj ta bej Alibeaj se po e bejn gjith shqiptaret. Kur e pyten Salen ku i gjen parat, Sala u pergjigj qe financohemi nga fryma e fitores. Me nje fjal nuk u pergjigj dhe ska si te pergjigjet nje qe akuzohet per korrupsion madhor e minim te demokracis dhe qe thot se nuk eshte e vertet dhe se eshte i ndershem. Tani ky i ndershmi Sali smund ti bej njerezit per budallenj, le te thot me ndershmeri, kam vjedh po jo sa Rama. Sepse te prenotosh stadiume e salla per 2 vjet rresht, te financosh televizione e portale e te blesh hapesira televizive duhen miliona euro dhe Sala i paska e nuk i mbarokan. Sali i ndershmi, Sali pinoku.

      1. ik ore rrot kari, mjeran. Kujt i thua mavi ti apo pidhit te satom? Prit diten e te vertetes ti pall kari dumbabist se bar do hash.

        1. I Paemer mjeran vetem tek fyrjet te kambetur ai pak tru qe ke.

          Llogjike banditi prandaj po vrisni njeri tjetrin.

          Ne te motres shkofsh…..

          1. ca pidhin e motres kerkon qe i pergjijgesh komenteve te mia o foltorist me tre suflake ne byth. Shkruaj mendimin tend po leri te tjeret te ken mendimin e tyre, ngelet duke i car karin te tjereve, ik o vlla ti mendimin tend un timin, kok loqe, kjo eshte demokraci po ki din dumbabistet ca eshte demokracia, u shkerdhyen me njeri tjetrin e u ben copash, treguan ca surrati kan e si jan ne te vertet, tani i cajn karin dhe shqiptareve qe se mendojn si dumbabistat.

  2. I moren Siglen
    i moren Regjistrimin ne Fletet e votimit
    i moren parat e fushates

    Tani te mos bejne fare fushat.

    Duket qarte jane nje loje nga Rama&Velia te sulmojne Opoziten reale. Me ne krye Bejkon qe vetem Berisha dhe NonGrada i degjon.
    Alibashet Per$ (per para) me Ramen.

  3. Të gjithë në rresht, për turpin e tyre, bëjnë garë se kush bërtet më shumë, kush fyen më shumë në emër të padronit të tyre.

    E kuptoj fare mirë hallin e tyre. Sa herë që i përmendin paratë, Sali Berisha dhe llogoret e tij mediatike në borderonë e tij, ulërasin, bërtasin dhe fyejnë këdo që i kërkon llogari dhe transparencë. E kuptoj fare mirë që ndihen të frikësuar.

    Janë të gjithë në radhë për SPAK. Opozita reale me stadium bosh kur salih e metaj flasin

  4. Vazhdoni me me romanin që Berisha është ky ka bërë këtë e atë,plot gënjeshtra e mashtrime për denigrimin jo të Berishës por të opozitës reale.Kaq shumë janë të trembur sa i kërkojnë llogari për diçka që dhe një fëmijë e dì që opozitën ka kush e ndihmon dhe çdo gjë bëhet në bazë të rregullave. Një kope me ujqër, një repart me patronazhistë që si kukuvajka vetëm mashtrime, gënjeshtra dhe vrer hedhin.

    1. Në mënyrë të përsëritur refreni propogandistik që na thotë se po të fitojë opozita e dyshes Berisha-Meta Shqipëria do të ndryshojë drejtim, po punon de facto indirekt për Ramën dhe shumicën e tij. Një ofertë defektoze është më e keqe sesa heshtja. Kjo është gafa e madhe që PD bëri me veten kur pranoi rikthimin e Berishës dhe që do ta paguajë duke humbur në 14 maj.Gimi shishen e shurres per ssalihun ke turnin e nates sot

  5. O idiot , a e kupton qe behesh me bajat e me i shpifur sa here hap gojen? Nuk keni Berishen kundershtar o kurve por keni palloshin . Dyshoj qe ju te jeni opozite, ndoshta paterice e mavive po .

  6. e pse nuk ben trasparent shpenzimet? Pse thua karlliqe, asnje shqiptar nuk e di se ku i gjen ky leket, as ti. Ku i gjen Xen Qosja milionat e eurove qe financon tv e portale si puna e lapsit psh? Na beni dhe per budallenj, Saliu i ndershem. hahaha vetem dumbabistat e han ket sapun.

    1. Shume e sakte i paemer i ores 12:42. Te tregohet i ndershem si lali Eri qe kur u pyet per leket e dasmes, u pergjigj se e kishte bere me kursimet e pensionit te mamit. Apo ato nje milion pemet qe i mbolli duke shfrytezuar 9 km2 te lena bosh ne Tirane…

      1. po te qifsha lali erin ne goj e ne byth. o kok loqe, te gjith politikanet me lali erin me ramen me ke te duash, po edhe me salen, duhet te bejn trasparente shpenzimet, eshte ligji, po keta te gjith perfshir edhe salen e kan par veten gjithmon mbi ligjin. dhe qe ta dish mir ti o dumbabist, sala met dhe rama jan partner biznesi po ju loqe njerez nuk i kuptoni dot, hani barin qe u gatuan partia, si ju dumbabistet si patronazhistet qe dalin ketu me komente bajat te tipi, edi rama km me i mir ne bot, flm edi rames etj etj. ata te pakten e han nonji byrek e nonji suflake, po juve, juve qe u ka ber per budallenj nje plak 80 vjec, qe po u ben te hani bar qe te shpetoi plaku me familjen gjen e vjedhur dhe te shpetojn nga burgu. ju jeni me mjeran.

  7. C ju duhet ju ku i gjen leket berisha. Pse jeni kaq negativ me te.
    Po vetem nje llogari te thjesht te besh. Dhe parat dalin e teprojn edhe per 3 fushata te tjera.
    Saliu i ka kursyer ato para nga pensioni i liris dhe rroga e tij.
    Dihet boterisht qe berisha si ushqim kryesor ka dijen dhe librat. Nuj ha ai njeri, prandaj eshte dhe legjend. Ai as ha e as pjerdh. Eshte nje perendi.

  8. ku i gjen parate Berisha? hahahaha Salih Berisha ka vjedhur me shume se cdo politikan ne Europe dhe ne bote Ai ka mbi 2 miljard dollare ne bankat e huaja Shiti per skrap cdo gje qe i ra ne dore ne Shqiperi Shkaterroi ushtrine,industrine , energjitiken, mjeksine ,arsimin etj i ktheu te gjitha ne skrap dhe i shiti bashke me dy kopilet e vet

    1. Te kishte Saliu 2 miliarde do ti kishte qire pragun e shpise Rames dhe Veliajt po ai u tregua zemergjere dhe nuk vodhi fare ne krahasim me cfare ka vjedhur Rama me Veline.

  9. Nuk janë as verbëria dhe as injoranca që po shkatarrojnë PD. Njerëzit e faltores nuk mund ta injorojnë faktin se ku po shkojnë, për shumë kohë. Por thellë brënda tyre është një forcë regresive lëvizëse e favorizuar nga natyra dhe e përforcuar nga zakoni, që i shtyn ata përpara pa u ndalur për aq kohë sa u ka mbetur sado pak fuqi. Vlerë është, kush mund të kontrollojë vetveten. Shumica e njerëzve të faltores megjithëse e dinë shkatarrimin, ata vazhdojnë gjithsesi drejt gremisjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *