• |
ide | kryesore

Arsenal rrezikon të parakalohet nga City, Arteta sfidon Guardiolën: “Ndeshja me City? Mezi po pres”

-Instant, Sport
Arteta



Arsenal barazon me rikuperim në shtëpi me Southampton dhe humbi pikë vendimtare në garën për titull. Barazimi i tretë radhazi në Prmeier League për Gunners dhe City afrohet gjithnjë e më shumë. Në këtë pikë transferta e skuadrës së Arteta në Mançester do të jetë vendimtar. Arsenal la pikë thelbësore rrugës në një finale sezoni të komplikuar për sprintin drejt titullit, të diskutuar me Manchester City të Guardiola.

Në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:3 me Arsenal që vetëm në fund, arriti të marrë një pikë. Pas këtij barazimi londinezët kanë 75 pikë në krye të renditjes, pesë mbi Manchester City, që ka dy ndeshje më pak. Mediat britanike copëtojnë londinezët, që nuk dinë të ngrenë trofe. E tani, tifozët e Gunners kanë frikë se titulli po i rrëshqet nga duart. Fjalët e Mikel Arteta në fund të ndeshjes megjithatë nuk janë shumë pesimiste: “Sigurisht jam i zhgënjyer nga rezultati. Ia komplikuam jetën vetes, me mënyrën si u përballëm me ndeshjen, duke dhuruar një gol e pastaj një tjetër. Gabimet janë pjesë e futbollit, por për mënyrën si reaguam e adhuroj skuadrën time më shumë se kurrë“.

Lexo më tej: Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San Siro, Inter në katërshe pas 13 vjetësh

SFIDA ME CITY

Trajneri aktual i Gunners ishte përkrah Pep Guardiola si asistent nga viti 2016 në 2019. E të dy tani po pretendojnë për titullin e Premier League: “Mezi pres, këto janë ndeshjet që dëshiron të luash. Kur gjithçka është në rrezik, ju duhet të shkoni atje për të fituar. Kjo është bukuria e këtij sporti, është bukur të jesh në këto pozicione. Do të bëjmë një transfertë të paharrueshme në Manchester, do të përgatitemi mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *