• |
ide | kryesore

Kujt do t’i takojë numëruesi i katërt i votave në 14 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
numërues



Ndonëse garon në 61 bashki, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” , do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve në 14 maj. Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike së vulës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa numëruesi i katërt do të ndahet me short mes Partisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që garon e vetme. Ky vendim ka përplasur Partinë e Lirisë me PDIU-në në mbledhjen e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Edhe pse PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatë në të gjithë vendin nuk mund të ketë kandidat pasi nuk njihet nga KQZ. Për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi shqetësimi i partive është i pajustifikuar.

Po këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor konfirmoi Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës, duke rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për vendimin e KAS të marrë më 19 Prill. Partia Demokratike kërkoi çregjistrimin e Ismailaj me argumentin se ai është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *